Skip to content

Vargje biblike për Despondency

79 vargje · 1 aspekt

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. të cilët presin vdekjen që nuk vjen, dhe e kërkojnë më tepër se thesaret e fshehura;

  2. gëzohen shumë dhe ngazëllojnë kur gjejnë varrin?

  3. Pse të lindë një njeri rruga e të cilit është fshehur, dhe që Perëndia e ka rrethuar nga çdo anë?

  4. Në vend që të ushqehem, unë psherëtij, dhe rënkimet e mia burojnë si uji.

  5. Sepse ajo që më tremb më shumë më bie mbi krye, dhe ajo që më tmerron më ndodh.

  6. Nuk kam qetësi, nuk kam prehje, por më pushton shqetësimi".

  7. Në rast se e pres Sheolin si shtëpinë time në rast se e shtrij shtrojen time në terr,

  8. në rast se i them vendvarrit: "Ti je ati im", dhe krimbave: "Jeni nëna ime dhe motra ime",

  9. ku është, pra, shpresa ime? Kush mund të dallojë ndonjë shpresë për mua?

  10. A do të zbres vallë në portat e Sheolit, kur do të gjejmë bashkë prehje në pluhur?".

  11. A do të më hedhë poshtë për gjithnjë Zoti? E nuk do të më pëlqejë më kurrë?

  12. Dhe mirësia e tij ka marrë fund për gjithnjë dhe falja e tij ka munguar për brezat e ardhshme?

  13. Vallë Perëndia e ka harruar mëshirën dhe në zemërimin e tij u ka dhënë fund dhembshurive të tij? (Sela)

  14. Unë jam njeriu që pa hidhërimin nën thuprën e tërbimit të tij.

  15. Ai më ka udhëhequr dhe më ka bërë të eci nëpër terr dhe jo në dritë.

  16. Po, kundër meje ai ka kthyer disa herë dorën e tij tërë ditën.

  17. Ai ka konsumuar mishin tim dhe lëkurën time, ka coptuar kockat e mia.

  18. Ka ndërtuar fortesa kundër meje, më ka rrethuar me hidhërim dhe me ankth.

  19. Ka bërë që unë të banoj në vende plot errësirë, ashtu si të vdekurit prej shumë kohe.

  20. Më ka ndërtuar një mur rreth e qark, me qëllim që unë të mos dal; e ka bërë të rëndë zinxhirin tim.

  21. Edhe kur bërtas dhe kërkoj ndihmë me zë të lartë, ai nuk pranon të dëgjojë lutjen time.

  22. Ai i ka mbyllur rrugët e mia me gurë të prerë, i ka bërë shtigjet e mia plot me prita.

  23. Ai ka qenë për mua si një ari në pritë, si një luan në vende të fshehta.

  24. Ka devijuar rrugët e mia, më ka coptuar dhe më ka dëshpëruar.

  25. Ka nderur harkun e tij dhe më ka bërë objekt të shigjetave të tij.