Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për Church (2)

158 vargje · 7 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Ti do të ngrihesh dhe do të të vijë keq për Sionin, sepse erdhi koha të tregosh dhembshuri ndaj tij; dhe koha e caktuar erdhi.

  2. Sepse shërbëtorët e tu i duan edhe gurët e tij dhe u vjen keq për pluhurin e tij.

  3. sepse ai shikon nga lartësia e shenjtërores së tij; nga qielli Zoti këqyr dheun,

  4. për të dëgjuar vajtimin e robërve, për të çliruar të dënuarit me vdekje;

  5. me qëllim që në Sion të shpallin emrin e Zotit dhe në Jeruzalem lavdinë e tij,

  6. Kur Zoti i bëri robërit e Sionit të kthehen, na u duk si ëndërr.

  7. Atëherë goja jonë u mbush me qeshje dhe gjuha jonë me këngë gëzimi, atëherë thuhej midis kombeve: "Zoti ka bërë gjëra të mëdha për ta".

  8. Zoti të bekoftë nga Sioni dhe ti pafsh begatinë e Jeruzalemit tërë ditët e jetës sate.

  9. Po, pafsh bijtë e bijve të tu. Paqja qoftë mbi Izraelin.

  10. Duke qenë se Zoti e ka zgjedhur Sionin, ai e ka dashur atë për banesën e tij:

  11. "Ky është vendi im i pushimit përjetë; këtu do të banoj, sepse e kam dashur.

  12. Do të bekoj fort zahiretë e tij, do t'i ngop me bukë të varfërit e tij;

  13. do t'i vedh priftërinjtë e tij me shpëtim, do të ngazëllojnë shenjtorët e tij me britma gëzimi.

  14. Ja, sa e mirë dhe e kënaqshme është që vëllezërit të banojnë bashkë në unitet!

  15. Éshtë si vaji i çmuar i shpërndarë mbi krye, që zbret mbi mjekrën e Aaronit, që zbret deri në cep të rrobave të tij.

  16. Éshtë si vesa e Hermonit, që zbret mbi malet e Sionit, sepse atje Zoti ka vënë bekimin, jetën në përjetësi.

  17. Ja, bekoni Zotin, ju, të gjithë shërbëtorët e Zotit, që e kaloni natën në shtëpinë e Zotit.

  18. Ngrini duart në drejtim të shenjtores dhe bekoni Zotin.

  19. Të bekoftë Zoti nga Sioni, ai që ka krijuar qiejtë dhe tokën.

  20. Atje, pranë lumenjve të Babilonisë, rrinim ulur dhe qanim, duke kujtuar Sionin;

  21. mbi shelgjet e kësaj toke kishim varur qestet tona.

  22. Atje, ata që na kishin çuar në robëri, na kërkonin fjalët e një kënge, po, ata që na shtypnin kërkonin këngë gëzimi, duke thënë: "Na këndoni një këngë të Sionit".

  23. Si mund të këndonim këngët e Zotit në një vend të huaj?

  24. Në rast se të harroj ty, o Jeruzalem, e harroftë dora ime e djathtë çdo shkathtësi;

  25. m'u lidhtë gjuha me qiellzën, në rast se nuk të kujtoj ty, në rast se nuk e vë Jeruzalemin përmbi gëzimin tim më të madh.