Kalo te përmbajtja

circa 1010–970 BC

The Reign of David

David unites the tribes, conquers Jerusalem, and establishes Israel's golden age—even through deep personal failure.

1,230 vargje · 2 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. 2 Samuelit 5:16rreth 1048 p.e.s.

    Elishama, Eliada, Elifelet.

  2. 2 Samuelit 5:17rreth 1048 p.e.s.

    Kur Filistejtë mësuan që Davidi ishte vajosur mbret i Izraelit, tërë Filistejtë dolën në kërkim të Davidit. Sa e mësoi këtë, Davidi zbriti në qytetin e fortifikuar.

  3. 2 Samuelit 5:18rreth 1048 p.e.s.

    Filistejtë arritën dhe u përhapën në luginën e Refaimit.

  4. 2 Samuelit 5:19rreth 1048 p.e.s.

    Atëherë Davidi u këshillua me Zotin duke i thënë: "A duhet të dal kundër Filistejve? A do m'i lësh në duart e mia? Zoti i dha këtë përgjigje Davidit: "Dil, sepse pa tjetër do t'i lë Filistejtë në duart e tua".

  5. 2 Samuelit 5:20rreth 1048 p.e.s.

    Kështu Davidi shkoi në Baal-Peratsim, ku i mundi, dhe tha: "Zoti ka krijuar një të çarë midis armiqve të mi përpara meje, si një e çarë e hapur nga ujërat".

  6. 2 Samuelit 5:21rreth 1048 p.e.s.

    Filistejtë i braktisën atje idhujt e tyre dhe Davidi dhe njerëzit e tij i morën me vete.

  7. 2 Samuelit 5:22rreth 1048 p.e.s.

    Më vonë Filistejtë dolën përsëri dhe u përhapën në luginën e Refaimëve.

  8. 2 Samuelit 5:23rreth 1048 p.e.s.

    Kur Davidi u këshillua me Zotin, ai i tha: "Mos u dil përballë; merrua krahët, hidhu mbi ta përballë Balsamit.

  9. 2 Samuelit 5:24rreth 1048 p.e.s.

    Kur të dëgjosh një zhurmë hapash në majat e Balsamit, hidhu menjëherë në sulm, sepse atëherë Zoti do të dalë para teje për të mundur ushtrinë e Filistejve".

  10. 2 Samuelit 5:25rreth 1048 p.e.s.

    Davidi veproi pikërisht ashtu si kishte urdhëruar Zoti dhe i mundi Filistejtë që nga Geba deri në Gezer

  11. 2 Samuelit 6:1rreth 1042 p.e.s.

    Davidi i mblodhi përsëri gjithë burrat më të zgjedhur të Izraelit, gjithsej tridhjetë mijë veta.

  12. 2 Samuelit 6:2rreth 1042 p.e.s.

    Pastaj u ngrit dhe shkoi me gjithë popullin që ishte me të nga Baale e Judës, për të transportuar që andej arkën e Perëndisë me vete emrin e Zotit të ushtrive, që rri midis kerubinëve.

  13. 2 Samuelit 6:3rreth 1042 p.e.s.

    Dhe e vendosën arkën e Perëndisë mbi një qerre të re dhe e hoqën nga shtëpia e Abinabadit që ishte mbi kodër; Uzahu dhe Ahio, bij të Abinadabit, ngisnin qerren e re.

  14. 2 Samuelit 6:4rreth 1042 p.e.s.

    Kështu e hoqën arkën e Perëndisë nga shtëpia e Abinadabit që ishte mbi kodër, dhe Ahio ecte përpara arkës.

  15. 2 Samuelit 6:5rreth 1042 p.e.s.

    Davidi dhe tërë shtëpia e Izraelit u binin para Zotit lloj lloj veglash prej druri të selvisë, qesteve, harpave, dajreve, sistrave dhe cembaleve.

  16. 2 Samuelit 6:6rreth 1042 p.e.s.

    Kur arritën te lëmi i Nakonit, Uzahu zgjati dorën drejt arkës së Perëndisë dhe e mbajti atë, sepse qetë u penguan.

  17. 2 Samuelit 6:7rreth 1042 p.e.s.

    Atëherë zemërimi i Zotit u ndez kundër Uzahut, dhe Perëndia e goditi për fajin e tij; ai vdiq në atë vend pranë arkës së Perëndisë.

  18. 2 Samuelit 6:8rreth 1042 p.e.s.

    Davidi u trishtua shumë sepse Zoti kishte hapur një të çarë në popull, duke goditur Uzahun. Kështu ai vend u quajt Perets-Uzah edhe sot e kësaj dite.

  19. 2 Samuelit 6:9rreth 1042 p.e.s.

    Davidi pati frikë atë ditë nga Zoti dhe tha: "Si mund të vijë tek unë arka e të Zotit?".

  20. 2 Samuelit 6:10rreth 1042 p.e.s.

    Kështu Davidi nuk deshi ta mbartë arkën e Zotit pranë vetes së tij në qytetin e Davidit, por e transferoi në shtëpinë e Obed-Edomit nga Gathi.

  21. 2 Samuelit 6:11rreth 1042 p.e.s.

    Arka e Zotit mbeti tre muaj në shtëpinë e Obed-Edomit nga Gathi, dhe Zoti bekoi Obed-Edomin dhe tërë shtëpinë e tij.

  22. 2 Samuelit 6:12rreth 1042 p.e.s.

    Atëherë i thanë mbretit David: "Zoti ka bekuar shtëpinë e Obed-Edomit dhe gjithshka që është pronë e tij, për shkak të arkës së Perëndisë". Atëherë Davidi shkoi dhe e mbarti me gëzim arkën e Perëndisë

  23. 2 Samuelit 6:13rreth 1042 p.e.s.

    Kur ata që mbartnin arkën e Zotit bënë gjashtë hapa, ai flijoi një ka dhe një viç të majmë.

  24. 2 Samuelit 6:14rreth 1042 p.e.s.

    Davidi hidhte valle me gjithë forcat e tija përpara Zotit, duke veshur një efod prej liri.

  25. 2 Samuelit 6:15rreth 1042 p.e.s.

    Kështu Davidi dhe tërë shtëpia e Izraelit mbartën arkën e të Zotit me thirrje gëzimi dhe duke u rënë borive.