Kalo te përmbajtja

circa 1010–970 BC

The Reign of David

David unites the tribes, conquers Jerusalem, and establishes Israel's golden age—even through deep personal failure.

1,230 vargje · 2 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. 2 Samuelit 6:16rreth 1042 p.e.s.

    Por ndodhi që, ndërsa arka e Zotit po hynte në qytetin e Davidit, Mikal, bija e Saulit, duke shikuar nga dritarja, pa mbretin David që po hidhej dhe kërcente përpara Zotit dhe e përçmoi në zemrën e saj.

  2. 2 Samuelit 6:17rreth 1042 p.e.s.

    Kështu, sollën arkën e Zotit dhe e vendosën në vendin e saj, në mesin e çadrës që Davidi kishte ngritur për të. Pastaj Davidi ofroi olokauste dhe flijime falenderimi përpara Zotit.

  3. 2 Samuelit 6:18rreth 1042 p.e.s.

    Kur mbaroi së ofruari olokaustet dhe flijimet e falenderimit, Davidi bekoi popullin në emër të Zotit të ushtrive,

  4. 2 Samuelit 6:19rreth 1042 p.e.s.

    dhe i shpërndau tërë popullit, gjithë turmës së Izraelit, burra dhe gra, secilit prej tyre nga një kulaç, nga një racion mishi dhe një sasi rrush të thatë.

  5. 2 Samuelit 6:20rreth 1042 p.e.s.

    Ndërsa Davidi po kthehej për të bekuar familjen e tij, Mikal, bija e Saulit, i doli përpara Davidit dhe i tha: "Sa i nderuar ka qënë sot mbreti i Izraelit që u zbulua para syve të shërbëtoreve të

  6. 2 Samuelit 6:21rreth 1042 p.e.s.

    Atëherë Davidi iu përgjigj Mikalit: "E bëra përpara Zotit që më ka zgjedhur në vend të atit tënd dhe të tërë shtëpisë së tij për të më vendosur princ të Izraelit, të popullit të Zotit; prandaj bëra festë përpara Zotit.

  7. 2 Samuelit 6:22rreth 1042 p.e.s.

    Prandaj do ta ul veten edhe më poshtë dhe do të bëhem më i pavlerë në sytë e mi; por lidhur me shërbëtoret për të cilat më fole, unë do të nderohem pikërisht prej tyre".

  8. 2 Samuelit 6:23rreth 1042 p.e.s.

    Mikal, bija e Saulit, nuk pati fëmijë deri ditën e vdekjes së saj.

  9. 2 Samuelit 7:1rreth 1042 p.e.s.

    Ndodhi që, kur mbreti u vendos në shtëpinë e tij dhe Zoti i siguroi paqe nga të gjithë armiqtë që e rrethonin,

  10. 2 Samuelit 7:2rreth 1042 p.e.s.

    mbreti i tha profetit Nathan: "Shiko, unë banoj në një shtëpi prej kedri, por arka e Perëndisë ndodhet poshtë një çadre".

  11. 2 Samuelit 7:3rreth 1042 p.e.s.

    Nathani iu përgjigj mbretit: "Shko, bëj gjithçka ke në zemër, sepse Zoti është me ty".

  12. 2 Samuelit 7:4rreth 1042 p.e.s.

    Por po atë natë fjala e Zotit iu drejtua Nathanit në këtë mënyrë:

  13. 2 Samuelit 7:5rreth 1042 p.e.s.

    "Shko t'i thuash shërbëtorit tim David: Kështu thotë Zoti: "A do të më ndërtosh një shtëpi, që unë të banoj në të?

  14. 2 Samuelit 7:6rreth 1042 p.e.s.

    Sepse nuk kam banuar në një shtëpi nga dita që kam nxjerrë bijtë e Izraelit nga Egjiptit e deri më sot, por kam bredhur nën një çadër dhe në një tabernakull.

  15. 2 Samuelit 7:7rreth 1042 p.e.s.

    Kudo që kam shkuar në mes të të gjithë bijve të Izraelit, a i kam folur vallë ndonjë fisi të cilin e kisha urdhëruar të ushqente popullin tim të Izraelit, duke i thënë: Pse nuk më ndërtoni një shtëpi prej kedri?".

  16. 2 Samuelit 7:8rreth 1042 p.e.s.

    Tani do t'i thuash kështu shërbëtorit tim David; Kështu thotë Zoti i ushtrive: "Unë të mora nga vatha, ndërsa shkoje me dele, që ti të bëheshe udhëheqës i Izraelit, i popullit tim.

  17. 2 Samuelit 7:9rreth 1042 p.e.s.

    Kam qenë pranë teje kudo që ke shkuar, kam shfarosur tërë armiqtë e tu para teje dhe e bëra emrin tënd të madh si ai i të mëdhenjve që janë mbi dhe.

  18. 2 Samuelit 7:10rreth 1042 p.e.s.

    Do t'i caktoj një vend Izraelit, popullit tim, dhe do ta ngulit që ai të banojë në shtëpinë e tij dhe të mos e shqetësojë më, që njerëzit e këqinj të mos vazhdojnë ta shtypin si në të kaluarën,

  19. 2 Samuelit 7:11rreth 1042 p.e.s.

    nga dita që kam vendosur gjyqtarë mbi popullin tim të Izraelit. Do të të siguroj paqe nga tërë armiqtë e tu. Përveç kësaj Zoti të shpall se ka për të të ndërtuar një shtëpi.

  20. 2 Samuelit 7:12rreth 1042 p.e.s.

    Kur t'i kesh mbushur ditët e tua dhe të jesh duke pushuar bashkë me etërit e tu, unë do të ngre mbas teje pasardhësit e tu që do të dalin nga barku yt dhe do të vendos mbretërinë tënde.

  21. 2 Samuelit 7:13rreth 1042 p.e.s.

    Ai do të ndërtojë një shtëpi në emrin tim dhe unë do ta bëj të qëndrueshëm për gjithnjë fronin e mbretërisë së tij.

  22. 2 Samuelit 7:14rreth 1042 p.e.s.

    Unë do të jem për të një baba dhe ai një djalë për mua; kur do të bëjë ndonjë të keqe, unë do ta dënoj me shufra njeriu dhe me goditje të bijve të njerëzve,

  23. 2 Samuelit 7:15rreth 1042 p.e.s.

    por mëshira ime do të largohet, ashtu siç ia kam hequr Saulit, që e kam hequr nga detyra para teje.

  24. 2 Samuelit 7:16rreth 1042 p.e.s.

    Shtëpia jote dhe mbretëria jote do të bëhen të qendrueshme për gjithnjë para meje, dhe froni yt do të jetë i qëndrueshëm për gjithnjë".

  25. 2 Samuelit 7:17rreth 1042 p.e.s.

    Nathani i foli Davidit duke iu përmbajtur këtyre fjalëve dhe simbas vegimit të tij.