circa 6 BC – AD 30
The Life of Jesus
The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.
Vargje nga kjo periudhë
- Marku 14:66rreth 33 e.s.
Ndërsa Pjetri ishte poshtë në pallat, erdhi një shërbëtore e kryepriftit.
- Marku 14:67rreth 33 e.s.
Dhe kur pa Pjetrin që po ngrohej, e vështroi me kujdes dhe tha: ''Edhe ti ishe me Jezusin Nazareas''.
- Marku 14:68rreth 33 e.s.
Por ai e mohoi duke thënë: ''Nuk e njoh, nuk kuptoj çfarë thua''. Pastaj doli jashtë në hajat dhe gjeli këndoi.
- Marku 14:69rreth 33 e.s.
Dhe shërbëtorja, duke e parë përsëri, filloi t'u flasë të pranishmëve: ''Ky është një nga ata''.
- Marku 14:70rreth 33 e.s.
Por ai përsëri e mohoi. Dhe pak më vonë të pranishmit i thanë përsëri Pjetrit: ''Me të vërtetë ti je një nga ata; se ti je Galileas dhe e folura jote e zbulon''.
- Marku 14:71rreth 33 e.s.
Por ai nisi të mallkojë dhe të betohet: ''Unë nuk e njoh atë njeri për të cilin po flisni''.
- Marku 14:72rreth 33 e.s.
Dhe gjeli këndoi për të dytën herë; atëherë Pjetrit iu kujtua fjala që Jezusi i kishte thënë: ''Përpara se gjeli të këndojë dy herë, ti do të më mohosh tri herë''. Dhe, duke e menduar këtë, qau.
- Marku 15:1rreth 33 e.s.
Dhe herët në mëngjes krerët e priftërinjve me pleqtë, skribët dhe gjithë sinedrit bënin këshill, e lidhën Jezusin e çuan jashtë e ia dorëzuan Pilatit.
- Marku 15:2rreth 33 e.s.
Dhe Pilati e pyeti: ''A je ti mbreti i Judenjve?''. Dhe ai, duke u përgjigjur, i tha: ''Ti e thua!''.
- Marku 15:3rreth 33 e.s.
Dhe krerët e priftërinjve e akuzonin për shumë gjëra; por ai nuk përgjigjej aspak.
- Marku 15:4rreth 33 e.s.
Pilati e pyeti përsëri, duke thënë: ''Nuk po përgjigjesh fare? Shih për sa gjëra të akuzojnë!''.
- Marku 15:5rreth 33 e.s.
Por Jezusi nuk u përgjigj më asgjë, aq sa Pilati mbeti i çuditur.
- Marku 15:6rreth 33 e.s.
Dhe në çdo festë ishte zakon t'u lëshohej atyre një i burgosur, këdo që ata do kërkonin.
- Marku 15:7rreth 33 e.s.
Por ishte në burg një njeri që quhej Baraba, bashkë me shokë të tjerë rebelë, të cilët kishin bërë një vrasje gjatë një kryengritjeje.
- Marku 15:8rreth 33 e.s.
Dhe turma, duke bërtitur, filloi të kërkojë që të bënte ashtu siç kishte vepruar gjithnjë për ta.
- Marku 15:9rreth 33 e.s.
Atëherë Pilati iu përgjigj atyre duke thënë: ''A doni t'ju liroj mbretin e Judenjve?''.
- Marku 15:10rreth 33 e.s.
Sepse e dinte që krerët e priftërinjve ia kishin dorëzuar nga smira.
- Marku 15:11rreth 33 e.s.
Por krerët e priftërinjve e nxitën turmën që të kërkojë që t'u lironte atyre Barabanë.
- Marku 15:12rreth 33 e.s.
Dhe Pilati e mori përsëri fjalën dhe u tha atyre: ''Çfarë doni, pra, të bëj me atë që ju e quani mbret të Judenjve?''.
- Marku 15:13rreth 33 e.s.
Dhe ata bërtitën përsëri: ''Kryqëzoje!''.
- Marku 15:14rreth 33 e.s.
Dhe Pilati u tha atyre: ''Po ç'të keqe ka bërë?''. Atëherë ata bërtitën edhe më fort: ''Kryqëzoje!''.
- Marku 15:15rreth 33 e.s.
Prandaj Pilati, duke dashur ta kënaqë turmën, ua lëshoi Barabanë. Dhe, mbasi e fshikulluan Jezusin, ua dorëzoi atyre që të kryqëzohej.
- Marku 15:16rreth 33 e.s.
Atëherë ushtarët e çuan Jezusin në oborrin e brendshëm domëthënë në pretorium, dhe mblodhën gjithë kohortën.
- Marku 15:17rreth 33 e.s.
E veshën në purpur dhe, si thurën një kurorë me ferra, ia vunë mbi krye.
- Marku 15:18rreth 33 e.s.
Pastaj nisën ta përshëndesin duke i thënë: ''Tungjatjeta, o mbret i Judenjve!''.