circa 6 BC – AD 30
The Life of Jesus
The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.
Vargje nga kjo periudhë
- Marku 14:41rreth 33 e.s.
Së fundi, kthehet për të tretën herë dhe u thotë atyre: ''Ende po flini dhe pushoni? Mjaft! Erdhi ora. Ja, Biri i njeriut po dorëzohet në duart e mëkatarëve.
- Marku 14:42rreth 33 e.s.
Çohuni, të shkojmë; ja, ai që po më tradhton është afër!''.
- Marku 14:43rreth 33 e.s.
Dhe në atë çast, ndërsa ai ende po fliste, erdhi Juda, një nga të dymbëdhjetët, dhe me të një turmë e madhe me shpata e shkopinj, e dërguar nga krerët e priftërinjve, nga skribët dhe nga pleqtë.
- Marku 14:44rreth 33 e.s.
Dhe ai që po e tradhtonte u kishte dhënë atyre një shenjë: ''Kë do të puth, ai është. Kapeni dhe çojeni me shoqërim të sigurt''.
- Marku 14:45rreth 33 e.s.
Dhe si arriti, u afrua menjëherë tek ai dhe tha: ''Rabbi, Rabbi!''; dhe e puthi përzemërsisht!
- Marku 14:46rreth 33 e.s.
Atëherë ata vunë dorë mbi të dhe e arrestuan.
- Marku 14:47rreth 33 e.s.
Dhe një nga të pranishmit nxori shpatën, i ra shërbëtorit të kryepriftit dhe ia preu veshin.
- Marku 14:48rreth 33 e.s.
Atëherë Jezusi, duke iu përgjigjur, i tha: ''Paskeni ardhur me shpata e me shkopinj që të më kapni sikurse të isha një cub?
- Marku 14:49rreth 33 e.s.
E pra, përditë isha midis jush në tempull duke i mësuar njerëzit dhe ju nuk më kapët; por kjo po ndodh që të përmbushen Shkrimet!''.
- Marku 14:50rreth 33 e.s.
Atëherë dishepujt e lanë dhe ikën të gjithë.
- Marku 14:51rreth 33 e.s.
Dhe një farë djaloshi, që ishte i mbështjellur me një çarçaf mbi trupin e zhveshur, po e ndiqte, por ata e kapën.
- Marku 14:52rreth 33 e.s.
Por ai e lëshoi çarçafin dhe iku lakuriq nga duart e tyre.
- Marku 14:53rreth 33 e.s.
Atëherë ata e çuan Jezusin te kryeprifti, ku u mblodhën të gjithë krerët e priftërinjve, pleqtë dhe skribët.
- Marku 14:54rreth 33 e.s.
Dhe Pjetri e ndoqi nga larg deri brenda në pallatin e kryepriftit dhe u ul atje bashkë me rojat dhe ngrohej afër zjarrit.
- Marku 14:55rreth 33 e.s.
Dhe krerët e priftërinjve dhe gjithë sinedrit kërkonin dëshmi kundër Jezusit për ta vrarë, por nuk po gjenin.
- Marku 14:56rreth 33 e.s.
Shumë veta në fakt jepnin dëshmi të rreme kundër tij; por dëshmitë e tyre nuk përkonin.
- Marku 14:57rreth 33 e.s.
Atëherë disa u ngritën dhe dëshmuan rrejshëm kundër tij duke thënë:
- Marku 14:58rreth 33 e.s.
''Ne e kemi dëgjuar se ka thënë: "Unë do ta shkatërroj këtë tempull të bërë me duar, dhe brenda tri ditësh do të ndërtoj një tjetër që nuk është bërë me duar"''.
- Marku 14:59rreth 33 e.s.
Por as mbi këtë dëshmia e tyre nuk përkonte.
- Marku 14:60rreth 33 e.s.
Atëherë kryeprifti u ngrit në mes të kuvendit dhe e pyeti Jezusin duke thënë: ''Nuk përgjigjesh fare? Çfarë po dëshmojnë këta kundër teje?''.
- Marku 14:61rreth 33 e.s.
Por ai heshti dhe nuk u përgjegj fare. Përsëri kryeprifti e pyeti dhe i tha: ''A je ti Krishti, Biri i të Bekuarit?''.
- Marku 14:62rreth 33 e.s.
Dhe Jezusi tha: ''Unë jam. Dhe ju do ta shihni Birin e njeriut të ulur në të djathtën e Pushtetit dhe duke ardhur me retë e qiellit''.
- Marku 14:63rreth 33 e.s.
Atëherë kryeprifti, duke i shqyer rrobat, tha: ''Ç'nevojë kemi më për dëshmitarë?
- Marku 14:64rreth 33 e.s.
Ju e dëgjuat blasfeminë, ç'ju duket?''. Dhe të gjithë gjykuan se meritonte vdekjen.
- Marku 14:65rreth 33 e.s.
Atëherë disa filluan ta pështyjnë, t'ia zënë fytyrën, ta qëllojnë me shuplaka dhe t'i thonë: ''Profetizo!''. Dhe rojat e godisnin.