Kalo te përmbajtja

circa 6 BC – AD 30

The Life of Jesus

The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.

3,779 vargje · 4 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Marku 13:28rreth 33 e.s.

    Tani mësoni nga shëmbëlltyra e fikut: kur degët e tij njomësohen dhe nxjerrin gjethe, ju e dini se vera është afër.

  2. Marku 13:29rreth 33 e.s.

    Kështu edhe ju, kur do të shihni se po ndodhin këto gjëra, ta dini se ai është afër, madje te dera.

  3. Marku 13:30rreth 33 e.s.

    Në të vërtetë po ju them se ky brez nuk do të kalojë, derisa e gjithë kjo të ketë ndodhur.

  4. Marku 13:31rreth 33 e.s.

    Qielli dhe toka do të kalojnë, por fjalët e mia nuk do të kalojnë''.

  5. Marku 13:32rreth 33 e.s.

    ''Sa për atë ditë dhe atë orë, askush nuk e di, as engjëjt në qiell, as Biri, por vetëm Ati.

  6. Marku 13:33rreth 33 e.s.

    Tregoni kujdes, rrini zgjuar dhe lutuni, sepse nuk e dini kur do të jetë ai moment.

  7. Marku 13:34rreth 33 e.s.

    Éshtë sikurse një njeriu i cili, duke u nisur për rrugë, lë shtëpinë e vet duke u dhënë autoritet shërbëtorëve të tij, secilit në detyrën e tij, dhe portjerin e urdhëron të rrije zgjuar.

  8. Marku 13:35rreth 33 e.s.

    Rrini zgjuar, pra, sepse nuk e dini kur do të vijë i zoti i shtëpisë: në mbrëmje a në mesnatë, kur këndon gjeli a në mëngjes;

  9. Marku 13:36rreth 33 e.s.

    që ai, duke u kthyer papritmas, të mos ju gjejë në gjumë.

  10. Marku 13:37rreth 33 e.s.

    Tani, këtë që po ju them juve, ua them të gjithëve: Rrini zgjuar!''.

  11. Marku 14:1rreth 33 e.s.

    Tani dy ditë më vonë ishte Pashka dhe festa e të Ndormëve; dhe krerët e priftërinjve dhe skribët kërkonin mënyrën se si ta kapnin Jezusin me mashtrim dhe ta vrisnin.

  12. Marku 14:2rreth 33 e.s.

    Por thonin: ''Jo gjatë festës, që të mos ndodhë ndonjë trazirë nga populli''.

  13. Marku 14:3rreth 33 e.s.

    Tani ai ishte në Betania, në shtëpinë e Simonit lebroz, dhe ndërsa ishte në tryezë, hyri një grua me një enë alabastri me vaj të parfumuar me nard të vërtetë, shumë të kushtueshëm; ajo e theu enën prej alabastri dhe ia derdhi vajin mbi krye.

  14. Marku 14:4rreth 33 e.s.

    Disa u indinjuan midis tyre dhe thanë: ''Përse bëhet gjithë ky shpenzim i kotë i vajit?

  15. Marku 14:5rreth 33 e.s.

    Sepse ky vaj mund të shitej për më shumë se treqind denarë dhe këto t'u jepeshin të varfërve''. Dhe ishin të indinjuar ndaj asaj.

  16. Marku 14:6rreth 33 e.s.

    Por Jezusi tha: ''Lëreni të qetë; pse e shqetësoni? Ajo kreu një vepër të mirë ndaj meje.

  17. Marku 14:7rreth 33 e.s.

    Sepse të varfërit do t'i keni gjithmonë me ju; dhe, kur të doni, mund t'u bëni mirë; por mua nuk do të më keni gjithmonë.

  18. Marku 14:8rreth 33 e.s.

    Ajo bëri atë që mundi; vajosi para kohe trupin tim për varrim.

  19. Marku 14:9rreth 33 e.s.

    Por po ju them në të vërtetë se në gjithë botën, kudo që do të predikohet ky ungjill, do të tregojnë edhe atë që ajo bëri, në përkujtim të saj''.

  20. Marku 14:10rreth 33 e.s.

    Atëherë Juda Iskarioti, një nga të dymbëdhjetët, shkoi te krerët e priftërinjve, që t'ua dorëzonte Jezusin.

  21. Marku 14:11rreth 33 e.s.

    Dhe ata, kur e dëgjuan, u gëzuan dhe i premtuan se do t'i jepnin para. Kështu ai kërkonte rastin e përshtatshëm për ta tradhtuar.

  22. Marku 14:12rreth 33 e.s.

    Tani në ditën e parë të festës së të Ndormëve, kur flijohej Pashka, dishepujt e vet i thanë: ''Ku don të shkojmë dhe të përgatisim për ta ngrënë Pashkën?''.

  23. Marku 14:13rreth 33 e.s.

    Atëherë ai dërgoi dy nga dishepujt e vet duke u thënë: ''Shkoni në qytet dhe atje do të takoni një njeri, që bart një kanë plot me ujë; ndiqeni atë.

  24. Marku 14:14rreth 33 e.s.

    Dhe atje ku ai do të hyjë, i thoni të zotit të shtëpisë: "Mësuesi pyet: Ku është dhoma ku mund të ha Pashkën me dishepujt e mi?".

  25. Marku 14:15rreth 33 e.s.

    Atëherë ai do t'ju tregojë lart një sallë të madhe të mobiluar dhe gati; aty përgatitni për ne''.