circa 6 BC – AD 30
The Life of Jesus
The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.
Vargje nga kjo periudhë
- Marku 13:3rreth 33 e.s.
Dhe pasi ai ishte ulur mbi malin e Ullinjve përballë tempullit, Pjetri, Jakobi, Gjoni dhe Andrea e pyetën veçmas:
- Marku 13:4rreth 33 e.s.
''Na thuaj, kur do të ndodhin këto gjëra dhe cila do të jetë shenja e kohës në të cilën të gjitha këto gjëra do të duhet të mbarohen?''.
- Marku 13:5rreth 33 e.s.
Dhe Jezusi duke u përgjigjur atyre nisi të flasë: ''Kini kujdes që të mos ju mashtrojë njeri.
- Marku 13:6rreth 33 e.s.
Sepse do të vijnë shumë në emrin tim duke thënë: "Unë jam!"; dhe do të mashtrohen shumë veta.
- Marku 13:7rreth 33 e.s.
Por, kur të dëgjoni të flitet për luftëra dhe për ushtime luftërash, mos u shqetësoni; sepse këto gjëra duhet të ndodhin; por nuk do të jetë ende mbarimi.
- Marku 13:8rreth 33 e.s.
Në fakt do të ngrihet kombi kundër kombit dhe mbretëria kundër mbretërisë; do të ndodhin tërmete në vende të ndryshme, zi buke dhe turbullira. Këto gjëra nuk do të jenë tjetër veçse fillimi i dhembjeve të lindjes.
- Marku 13:9rreth 33 e.s.
Kujdesuni për veten! Sepse do t'ju dorëzojnë gjyqeve dhe do t'ju rrahin ndër sinagoga; do t'ju nxjerrin përpara guvernatorëve dhe mbretërve, për shkakun tim, që të dëshmoni përpara tyre.
- Marku 13:10rreth 33 e.s.
Por më parë duhet që t'u përhapet ungjilli gjithë popujve.
- Marku 13:11rreth 33 e.s.
Tani, kur t'ju çojnë për t'ju dorëzuar në duart e tyre, mos u shqetësoni që më parë për atë që do të duhet të thoni dhe mos e paramendoni; por thoni çfarë t'ju jepet në atë çast, sepse nuk jeni ju që flisni, por Fryma e Shenjtë.
- Marku 13:12rreth 33 e.s.
Tani vëllai do të dorëzojë vëllanë në vdekje dhe ati birin; dhe bijtë do të çohen kundër prindërve dhe do t'i bëjnë të vdesin.
- Marku 13:13rreth 33 e.s.
Dhe ju do të jeni të urryer nga të gjithë për shkak të emrit tim; por ai që do të ngulmojë deri në fund, do të shpëtohet''.
- Marku 13:14rreth 33 e.s.
Dhe kur të shihni neverinë e shkatërrimit, të parathënë nga profeti Daniel, e cila qëndron atje ku nuk duhej të ishte (ai që lexon le ta kuptojë), atëherë ata që do të jenë në Jude, le të ikin maleve.
- Marku 13:15rreth 33 e.s.
Dhe ai që ndodhet mbi çatinë e shtëpisë, të mos zbresë, dhe as të hyjë në shtëpi për të marrë ndonjë gjë nga shtëpia e vet.
- Marku 13:16rreth 33 e.s.
Dhe ai që do të jetë në arë, të mos kthehet prapa për të marrë rrobën e vet.
- Marku 13:17rreth 33 e.s.
Tani mjerë gratë shtatzëna dhe ato me fëmijë në gji në ato ditë!
- Marku 13:18rreth 33 e.s.
Dhe lutuni që ikja juaj të mos ndodhë në dimër.
- Marku 13:19rreth 33 e.s.
Sepse në atë ditë do të jetë një mundim i madh, më i madhi që ka ndodhur që nga zanafilla e krijimit që kreu Perëndia deri më sot, dhe të tillë nuk do të ketë më kurrë.
- Marku 13:20rreth 33 e.s.
Dhe, nëse Zoti nuk do t'i kishte shkurtuar ato ditë, asnjë i gjallë nuk do të shpëtonte; por Zoti i shkurtoi ato ditë për shkak të të zgjedhurve, që ai i zgjodhi.
- Marku 13:21rreth 33 e.s.
Atëherë, nëse dikush do t'ju thotë: "Ja, Krishti është këtu!"; ose "Éshtë atje", mos e besoni.
- Marku 13:22rreth 33 e.s.
Sepse do të dalin krishtër të rremë dhe profetë të rremë dhe do të bëjnë shenja e çudi për të gënjyer, po të jetë e mundur, edhe të zgjedhurit.
- Marku 13:23rreth 33 e.s.
Por ju kini kujdes; ja, unë ju paralajmërova çdo gjë''.
- Marku 13:24rreth 33 e.s.
''Por në ato ditë, pas atij mundimi, dielli do të erret dhe hëna nuk do të japë shkëlqimin e vet;
- Marku 13:25rreth 33 e.s.
yjet e qiellit do të bien dhe fuqitë që janë në qiej do të lëkunden.
- Marku 13:26rreth 33 e.s.
Atëherë do ta shohin Birin e njeriut duke ardhur në re, me pushtet të madh e me lavdi.
- Marku 13:27rreth 33 e.s.
Atëherë ai do të dërgojë engjëjt e vet dhe do t'i mbledhë të zgjedhurit e vet nga të katër erërat, nga skaji i tokës deri në skaj të qiellit.