circa 6 BC – AD 30
The Life of Jesus
The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.
Vargje nga kjo periudhë
- Marku 14:16rreth 33 e.s.
Dishepujt e tij shkuan, arritën në qytet dhe gjetën ashtu siç ai u kishte thënë; dhe përgatitën Pashkën.
- Marku 14:17rreth 33 e.s.
Kur u bë darkë, ai erdhi me të dymbëdhjetët.
- Marku 14:18rreth 33 e.s.
Dhe kur po rrinin në tryezë dhe po hanin, Jezusi tha: ''Ju them në të vërtetë se njëri prej jush, që po ha me mua, do të më tradhtojë''.
- Marku 14:19rreth 33 e.s.
Atëherë ata filluan të trishtohen dhe t'i thoshin njëri pas tjetrit: ''Mos jam unë?''. Dhe një tjetër tha: ''Mos jam unë?''.
- Marku 14:20rreth 33 e.s.
Dhe ai, duke u përgjigjur, u tha atyre: ''Éshtë një nga të dymbëdhjetët që po ngjyen me mua në çanak.
- Marku 14:21rreth 33 e.s.
Po, Biri i njeriut po shkon ashtu siç është shkruar për të; por mjerë ai njeri me anë të cilit tradhtohet Biri i njeriut. Do të ishte më mirë për të, që ai njeri të mos kishte lindur kurrë!''.
- Marku 14:22rreth 33 e.s.
Dhe, ndërsa ata po hanin, Jezusi mori buk, e bekoi, e theu dhe ua dha atyre duke thënë: ''Merrni, hani; ky është trupi im''.
- Marku 14:23rreth 33 e.s.
Pastaj mori kupën, e falënderoi, ua dha atyre dhe të gjithë pinë prej saj.
- Marku 14:24rreth 33 e.s.
Atëherë u tha: ''Ky është gjaku im, gjaku i besëlidhjes së re, që derdhet për shumë veta.
- Marku 14:25rreth 33 e.s.
Në të vërtetë unë po ju them se nuk do të pi më prej frytit të hardhisë deri në atë ditë kur do ta pi të ri në mbretërinë e Perëndisë''.
- Marku 14:26rreth 33 e.s.
Dhe, mbasi kënduan një himn, dolën dhe u drejtuan nga mali i Ullinjve.
- Marku 14:27rreth 33 e.s.
Dhe Jezusi u tha atyre: Ju të gjithë do të skandalizoheni me mua sonte, sepse është shkruar: "Do ta godas Bariun dhe delet do të shpërndahen".
- Marku 14:28rreth 33 e.s.
Por, mbasi të ringjallem, unë do t'ju pararend në Galile''.
- Marku 14:29rreth 33 e.s.
Dhe Pjetri i tha: ''Edhe sikur të gjithë të tjerët të skandalizohen me ty, unë nuk do të skandalizohem''.
- Marku 14:30rreth 33 e.s.
Dhe Jezusi i tha: ''Unë po të them në të vërtetë se sot, pikërisht në këtë natë, para se gjeli të këndojë dy herë, ti do të më mohosh tri herë''.
- Marku 14:31rreth 33 e.s.
Por ai, duke ngulur këmbë më tepër, thoshte: ''Edhe sikur të më duhet të vdes me ty, nuk do të të mohoj kurrë''. Të njëjtën gjë thoshnin edhe gjithë të tjerët.
- Marku 14:32rreth 33 e.s.
Pastaj ata arritën në një vend që quhej Gjetsemani; dhe ai u tha dishepujve të vet: ''Uluni këtu, deri sa unë të jem lutur''.
- Marku 14:33rreth 33 e.s.
Mori, pra, me vete Pjetrin, Jakobin dhe Gjonin, dhe filloi ta zërë frika dhe ankthi;
- Marku 14:34rreth 33 e.s.
dhe u tha atyre: ''Shpirti im është thellësisht i trishtuar, deri në vdekje; qëndroni këtu dhe rrini zgjuar''.
- Marku 14:35rreth 33 e.s.
Dhe, si shkoi pak përpara, ra përmbys përtokë dhe lutej që, po të ishte e mundur, të largohej prej tij ajo orë.
- Marku 14:36rreth 33 e.s.
Dhe tha: ''Abba, Atë, çdo gjë për ty është e mundur; largoje prej meje këtë kupë! Por jo atë që dua unë, por atë që do ti!''.
- Marku 14:37rreth 33 e.s.
Pastaj u kthye mbrapa, i gjeti dishepujt duke fjetur dhe i tha Pjetrit: ''Simon, po fle? S'ke qenë i zoti të rrish zgjuar një orë të vetme?
- Marku 14:38rreth 33 e.s.
Rrini zgjuar dhe lutuni që të mos hyni në tundim; sigurisht fryma është e gatshme, por mishi është i dobët''.
- Marku 14:39rreth 33 e.s.
U largua përsëri dhe u lut duke thënë të njëjtat fjalë.
- Marku 14:40rreth 33 e.s.
Kur u kthye, i gjeti përsëri në gjumë dishepujt, sepse sytë e tyre ishin rënduar dhe ata nuk dinin çfarë t'i përgjigjeshin.