Kalo te përmbajtja

circa 6 BC – AD 30

The Life of Jesus

The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.

3,779 vargje · 4 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Marku 11:30rreth 33 e.s.

    Pagëzimi i Gjonit a ishte nga qielli apo nga njerëzit? Më jepni përgjigje.

  2. Marku 11:31rreth 33 e.s.

    Ata filluan të arsyetonin midis tyre: ''Po të themi "nga qielli", ai do të thotë: "Atëherë pse ju nuk i besuat?".

  3. Marku 11:32rreth 33 e.s.

    Por po t'i themi "nga njerëzit", kemi frikë nga populli, sepse të gjithë e konsideronin Gjonin se ishte me të vërtetë një profet''.

  4. Marku 11:33rreth 33 e.s.

    Prandaj, duke iu përgjigjur, i thanë Jezusit: ''Nuk e dimë''. Dhe Jezusi duke u përgjigjur, u tha atyre: ''As unë nuk po ju them se me çfarë pushteti i bëj këto gjëra''.

  5. Marku 12:1rreth 33 e.s.

    Pastaj ai filloi t'u flasë me shëmbëlltyra: ''Një njeri mbolli një vresht, e thuri me gardh, gërmoi një vend për të shtrydhur rrushin, ndërtoi një kullë dhe ua besoi disa vreshtarëve dhe pastaj shkoi larg.

  6. Marku 12:2rreth 33 e.s.

    Në kohën e të vjelave dërgoi shërbëtorin te vreshtarët për të marrë prej tyre pjesën e vet të frutave të vreshtit.

  7. Marku 12:3rreth 33 e.s.

    Por ata e kapën, e rrahën dhe e kthyen duarbosh.

  8. Marku 12:4rreth 33 e.s.

    Ai u nisi përsëri një shërbëtor tjetër, por ata, mbasi e gjuajtën me gurë, e plagosën në kokë dhe e kthyen të turpëruar.

  9. Marku 12:5rreth 33 e.s.

    Përsëri dërgoi edhe një tjetër, por ata e vranë. Më pas dërgoi shumë të tjerë dhe nga këta disa i rrahën, të tjerët i vranë.

  10. Marku 12:6rreth 33 e.s.

    I ngeli edhe një për të dërguar: birin e tij të dashur. Më së fundi ua dërgoi edhe atë duke thënë: "Për djalin tim do të kenë respekt".

  11. Marku 12:7rreth 33 e.s.

    Por ata vreshtarë i thanë njeri tjetrit: "Ky është trashëgimtari, ejani ta vrasim dhe do të na mbesë trashëgimia".

  12. Marku 12:8rreth 33 e.s.

    Dhe e kapën, e vranë dhe e hodhën jashtë vreshtit.

  13. Marku 12:9rreth 33 e.s.

    Çfarë do të bëjë, pra, i zoti i vreshtit? Ai do të vijë dhe do t'i shfarosë vreshtarët dhe vreshtin do t'ua japë të tjerëve.

  14. Marku 12:10rreth 33 e.s.

    Po a nuk e keni lexuar këtë shkrim: "Guri, që ndërtuesit e hodhën poshtë, u bë guri i qoshes.

  15. Marku 12:11rreth 33 e.s.

    Kjo është bërë nga Zoti dhe është një gjë e mrekullueshme në sytë tanë"?''.

  16. Marku 12:12rreth 33 e.s.

    Atëherë ata kërkuan ta kapin, sepse kuptuan se ai e kishte thënë atë shëmbëlltyrë kundër tyre; por kishin frikë nga turma; dhe e lanë e ikën.

  17. Marku 12:13rreth 33 e.s.

    Pastaj i dërguan disa farisenj dhe herodianë për ta zënë në gabim në fjalë.

  18. Marku 12:14rreth 33 e.s.

    Këta erdhën dhe i thanë: ''Mësues, ne e dimë se ti je i vërtetë pa pyetur për njeri, sepse nuk merr parasysh dukjen e njerëzve, por u mëson udhën e Perëndisë sipas së vërtetës. A është e ligjëshme t'i paguhet taksa Cezarit apo jo? Duhet t'ia paguajmë apo jo?

  19. Marku 12:15rreth 33 e.s.

    Por ai, duke njohur hipokrizinë e tyre, u tha atyre: ''Përse më tundoni? Më sillni një denar që ta shoh!''.

  20. Marku 12:16rreth 33 e.s.

    Ata ia prunë. Dhe ai u tha atyre: ''E kujt është kjo fytyrë dhe ky mbishkrim?''. Ata i thanë: ''E Cezarit''.

  21. Marku 12:17rreth 33 e.s.

    Atëherë Jezusi u përgjigj dhe u tha atyre: ''I jepni Cezarit atë që është e Cezarit, dhe Perëndisë atë që është e Perëndisë''. Dhe ata u çuditën nga ai.

  22. Marku 12:18rreth 33 e.s.

    Pastaj iu paraqitën disa saducenj, të cilët thonë se nuk ka ringjallje, dhe e pyetën duke thënë:

  23. Marku 12:19rreth 33 e.s.

    ''Mësues, Moisiu na la të shkruar që, nëse vdes vëllai i dikujt dhe e lë gruan pa fëmijë, vëllai i tij duhet të martohet me të venë për t'i lindur pasardhës vëllait të tij.

  24. Marku 12:20rreth 33 e.s.

    Tani ishin shtatë vëllezër; i pari u martua dhe vdiq pa lënë fëmijë.

  25. Marku 12:21rreth 33 e.s.

    E mori, pra, i dyti, por edhe ky vdiq pa lënë fëmijë; po kështu i treti.