Kalo te përmbajtja

circa 6 BC – AD 30

The Life of Jesus

The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.

3,779 vargje · 4 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Marku 11:5rreth 33 e.s.

    Disa nga të pranishmit u thanë atyre: ''Ç'po bëni? Pse po e zgjidhni kërriçin?''.

  2. Marku 11:6rreth 33 e.s.

    Këta iu përgjigjën ashtu si u kishte thënë Jezusi dhe ata i lanë të shkojnë.

  3. Marku 11:7rreth 33 e.s.

    Atëherë ia çuan Jezusit kërriçin, vunë mbi të mantelet e tyre dhe ai u ul mbi të.

  4. Marku 11:8rreth 33 e.s.

    Shumë njerëz i shtronin rrobat e tyre rrugës dhe të tjerë pritnin degë nga pemët dhe i hidhnin rrugës.

  5. Marku 11:9rreth 33 e.s.

    Dhe si ata që pararendnin, edhe ata që ndiqnin Jezusin, thërrisnin dhe thonin: ''Hosana! Bekuar është ai që vjen në emër të Zotit!

  6. Marku 11:10rreth 33 e.s.

    E bekuar është mbretëria e Davidit, atit tonë, që vjen në emër të Zotit. Hosana në vendet shumë të larta!''.

  7. Marku 11:11rreth 33 e.s.

    Kështu hyri Jezusi në Jeruzalem dhe në tempull; dhe, mbasi shikoi mirë çdo gjë, duke qenë se ishte vonë, doli bashkë me të dymbëdhjetët në drejtim të Betanias.

  8. Marku 11:12rreth 33 e.s.

    Të nesërmen, kur dolën nga Betania, ai kishte uri.

  9. Marku 11:13rreth 33 e.s.

    Dhe, duke parë nga larg një fik që kishte gjethe, shkoi për të parë në se mund të gjente diçka atje; por, kur iu afrua, s'gjeti asgjë përveç gjetheve, sepse nuk ishte koha e fiqve.

  10. Marku 11:14rreth 33 e.s.

    Atëherë Jezusi, duke iu drejtuar fikut, tha: ''Askush mos ngrëntë kurrë fryt prej teje përjetë''. Dhe dishepujt e tij e dëgjuan.

  11. Marku 11:15rreth 33 e.s.

    Kështu arritën në Jeruzalem. Dhe Jezusi, mbasi hyri në tempull, filloi t'i dëbojë ata që shisnin dhe blinin brenda tempullit dhe përmbysi tavolinat e këmbyesve të parave dhe ndenjëset e shitësve të pëllumbave.

  12. Marku 11:16rreth 33 e.s.

    Dhe nuk lejoi asnjë që të mbartte sende nëpër tempull.

  13. Marku 11:17rreth 33 e.s.

    Dhe i mësonte duke u thënë atyre: ''Vallë nuk është shkruar: "Shtëpia ime do të quhet shtëpi e lutjes për të gjithë kombet"? Ju, përkundrazi, e keni bërë shpellë kusarësh!''.

  14. Marku 11:18rreth 33 e.s.

    Tani skribët dhe krerët e priftërinjve kur i dëgjuan këto fjalë kërkonin mënyrën se si ta vrisnin, por kishin frikë prej tij, sepse gjithë turma ishte e mahnitur nga doktrina e tij.

  15. Marku 11:19rreth 33 e.s.

    Dhe kur u bë darkë, Jezusi doli jashtë qytetit.

  16. Marku 11:20rreth 33 e.s.

    Të nesërmen në mengjes, duke kaluar, panë se fiku ishte tharë me gjithë rrënjë.

  17. Marku 11:21rreth 33 e.s.

    Dhe Pjetri, duke u kujtuar, i tha: ''Mësues, ja, fiku që ti mallkove qenka tharë''.

  18. Marku 11:22rreth 33 e.s.

    Atëherë Jezusi, duke u përgjigjur, u tha atyre: ''Kini besimin e Perëndisë!

  19. Marku 11:23rreth 33 e.s.

    Sepse ju them në të vërtetë se nëse dikush do t'i thotë këtij mali: "Luaj vendit dhe hidhu në det", dhe nuk do të ketë dyshime në zemër të vet, por do të besojë se ajo që po thotë do të ndodhë, çdo gjë që të thotë do t'i bëhet.

  20. Marku 11:24rreth 33 e.s.

    Prandaj po ju them: Të gjitha ato që ju kërkoni duke lutur, besoni se do t'i merrni dhe ju do t'i merrni.

  21. Marku 11:25rreth 33 e.s.

    Dhe kur nisni të luteni, nëse keni diçka kundër ndokujt, faleni, që edhe Ati juaj që është në qiejt, t'ju falë mëkatet tuaja.

  22. Marku 11:26rreth 33 e.s.

    Por në se ju nuk falni, as Ati juaj, që është në qiejt, nuk do t'jua falë mëkatet tuaja''.

  23. Marku 11:27rreth 33 e.s.

    Pastaj ata erdhën përsëri në Jeruzalem; dhe ndërsa ai po ecte nëpër tempull, krerët e priftërinjve, skribët dhe pleqtë iu afruan,

  24. Marku 11:28rreth 33 e.s.

    dhe i thanë: ''Me ç'pushtet i bën ti këto gjëra? Kush ta dha këtë pushtet për t'i kryer këto gjëra?''.

  25. Marku 11:29rreth 33 e.s.

    Dhe Jezusi, duke u përgjigjur, u tha atyre: ''Edhe unë do t'ju pyes diçka; më jepni përgjigje, pra, dhe unë do t'ju them me ç'pushtet i bëj këto gjëra.