circa 6 BC – AD 30
The Life of Jesus
The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.
Vargje nga kjo periudhë
- Marku 15:19rreth 33 e.s.
Dhe e goditnin në krye me një kallam, e pështynin dhe, duke u gjunjëzuar përpara tij, e adhuronin.
- Marku 15:20rreth 33 e.s.
Pasi e tallën, ia hoqen purpurën, e veshën me rrobat e tij dhe e nxorën jashtë për ta kryqëzuar.
- Marku 15:21rreth 33 e.s.
Ata e detyruan një kalimtar, një farë Simoni nga Kirena që kthehej nga ara, babai i Aleksandrit dhe i Rufit, që ta mbante kryqin e tij.
- Marku 15:22rreth 33 e.s.
Pastaj e çuan Jezusin në vendin të quajtur Golgota, që do të thotë: "Vendi i Kafkës".
- Marku 15:23rreth 33 e.s.
I dhanë të pijë verë të përzier me mirrë, por ai nuk e mori.
- Marku 15:24rreth 33 e.s.
Dhe, pasi e kryqëzuan, i ndanë rrobat e tij duke hedhur short, për të ditur çfarë do t'i binte secilit.
- Marku 15:25rreth 33 e.s.
Ishte ora e tretë kur e kryqëzuan.
- Marku 15:26rreth 33 e.s.
Dhe mbishkrimi që tregonte shkakun e dënimit, i cili ishte vënë përmbi të, thoshte: "Mbreti i Judenjve".
- Marku 15:27rreth 33 e.s.
Bashkë me të kryqëzuan edhe dy vjedhës, njërin në të djathtën e tij dhe tjetrin në të majtën e tij.
- Marku 15:28rreth 33 e.s.
Kështu u përmbush Shkrimi që thotë: ''Ai u përfshi ndër keqbërësit''.
- Marku 15:29rreth 33 e.s.
Dhe ata që kalonin aty afër e fyenin, duke tundur kokën, dhe duke thënë: ''Hej, ti që e shkatërron tempullin dhe e rindërton në tre ditë,
- Marku 15:30rreth 33 e.s.
shpëto veten tënde dhe zbrit nga kryqi!''.
- Marku 15:31rreth 33 e.s.
Po ashtu edhe krerët e priftërinjve me skribët, duke e tallur, i thoshnin njeri tjetrit: ''Të tjerët i shpëtoi, por veten s'mund ta shpëtojë.
- Marku 15:32rreth 33 e.s.
Krishti, mbreti i Izraelit, le të zbresë tani nga kryqi që ta shohim dhe ta besojmë''. Edhe ata që ishin kryqëzuar bashkë me të, e fyenin atë.
- Marku 15:33rreth 33 e.s.
Pastaj, kur erdhi e gjashta orë, errësira e mbuloi gjithë vendin deri në të nëntën orë.
- Marku 15:34rreth 33 e.s.
Dhe në të nëntën orë Jezusi bërtiti me zë të lartë: ''Eloi, Eloi; lama sabaktani?'', që e përkthyer do të thotë: ''Perëndia im, Perëndia im, përse më ke braktisur?''.
- Marku 15:35rreth 33 e.s.
Dhe disa nga të pranishmit, kur e dëgjuan, thoshnin: ''Ja, ai po thërret Elian!''.
- Marku 15:36rreth 33 e.s.
Atëherë një prej tyre erdhi me vrap, e zhyti një sfungjer në uthull dhe, mbasi e vuri në një kallam, ia dha të pijë, duke thënë: ''Lëreni; të shohim nëse vjen Elia që ta zbresë poshtë''.
- Marku 15:37rreth 33 e.s.
Por Jezusi, si lëshoi një britmë të madhe, dha frymën.
- Marku 15:38rreth 33 e.s.
Atëherë veli i tempullit u ça më dysh nga maja deri në fund.
- Marku 15:39rreth 33 e.s.
Dhe centurioni që qëndronte përballë Jezusit, kur pa se, pasi Jezusi bërtiti ashtu, kishte dhënë shpirt, tha: ''Me të vërtetë ky njeri ishte Biri i Perëndisë!''.
- Marku 15:40rreth 33 e.s.
Aty ishin gjithashtu edhe gra që shikonin nga larg; midis tyre ishin Maria Magdalena dhe Maria, nëna e Jakobit të vogël të Joses dhe Salomeja,
- Marku 15:41rreth 33 e.s.
të cilat e kishin ndjekur dhe i kishin shërbyer kur ishte në Galile; dhe kishte edhe shumë të tjera që ishin ngjitur bashkë me të në Jeruzalem.
- Marku 15:42rreth 33 e.s.
Pastaj, u afrua tashmë mbrëmja, sepse ishte Përgatitja, domethënë vigjilja e së shtunës,
- Marku 15:43rreth 33 e.s.
Jozefi nga Arimatea, një këshilltar i respektuar, i cili priste edhe ai mbretërinë e Perëndisë, me guxim hyri te Pilati dhe kërkoi trupin e Jezusit.