Kalo te përmbajtja

circa 6 BC – AD 30

The Life of Jesus

The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.

3,779 vargje · 4 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Marku 15:44rreth 33 e.s.

    Dhe Pilati u çudit që tashmë kishte vdekur. Dhe thirri centurionin dhe e pyeti nëse kishte vdekur prej shumë kohe.

  2. Marku 15:45rreth 33 e.s.

    Dhe si u sigurua nga centurioni, ia la trupin Jozefit.

  3. Marku 15:46rreth 33 e.s.

    Ky, mbasi bleu një çarçaf, e zbriti Jezusin nga kryqi, e mbështolli në çarçaf dhe e vuri në një varr që ishte hapur në shkëmb; pastaj rrokullisi një gur para hyrjes së varrit.

  4. Marku 15:47rreth 33 e.s.

    Dhe Maria Magdalena dhe Maria, nëna e Joses, vërenin ku e vunë.

  5. Marku 16:1rreth 33 e.s.

    Si kaloi e shtuna, Maria Magdalena dhe Maria, nëna e Jakobit, dhe Salomeja blenë aroma për të shkuar të vajosin Jezusin.

  6. Marku 16:2rreth 33 e.s.

    Në mëngjesin e ditës së parë të javës, shumë herët, ato erdhën te varri, kur po lindte dielli.

  7. Marku 16:3rreth 33 e.s.

    Dhe thonin në mes tyre: ''Kush do të na rrokullisë gurin nga hyrja e varrit?''.

  8. Marku 16:4rreth 33 e.s.

    Por, kur ngritën sytë, panë se guri ishte rrokullisur, megjithëse ishte shumë i madh.

  9. Marku 16:5rreth 33 e.s.

    Hynë, pra, në varr dhe panë një djalosh që ishte ulur në të djathtë, të veshur me të bardha, dhe mbetën të trembura.

  10. Marku 16:6rreth 33 e.s.

    Dhe ai u tha atyre: ''Mos u trembni! Ju kërkoni Jezusin Nazareas që ka qenë kryqëzuar; ai u ringjall, nuk është këtu; ja vendi ku e kishin vënë.

  11. Marku 16:7rreth 33 e.s.

    Por shkoni dhe u thoni dishepujve të tij dhe Pjetrit se ai po ju pararend në Galile; atje do ta shihni, ashtu siç ju pati thënë''.

  12. Marku 16:8rreth 33 e.s.

    Dhe ato dolën shpejt dhe ikën nga va-rri, sepse i zuri tmerri dhe habia; dhe nuk i thanë asgjë kurrkujt, sepse kishin frikë.

  13. Marku 16:9rreth 33 e.s.

    Tani Jezusi, pasi ishte ringjallur në mëngjesin e ditës së parë të javës, iu shfaq së pari Marisë Magdalenë, nga e cila pati dëbuar shtatë demonë.

  14. Marku 16:10rreth 33 e.s.

    Dhe ajo shkoi dhe ua tregoi atyre që kishin qenë bashkë me të, të cilët ishin të pikëlluar dhe e qanin.

  15. Marku 16:11rreth 33 e.s.

    Por këta, kur dëgjuan se ishte gjallë dhe se u pa nga ajo, nuk i besuan.

  16. Marku 16:12rreth 33 e.s.

    Mbas këtyre gjërave, iu shfaq në trajtë tjetër dyve prej tyre, që po shkonin në fshat.

  17. Marku 16:13rreth 33 e.s.

    Edhe ata shkuan dhe ua treguan të tjerëve; por as këtyre nuk u besuan.

  18. Marku 16:14rreth 33 e.s.

    Në fund iu shfaq të njëmbëdhjetëve kur ishin në tryezë dhe i qortoi për mosbesimin e tyre dhe për ngurtësinë e zemrës, sepse nuk u kishin besuar atyre që e kishin parë të ringjallur.

  19. Marku 16:15rreth 33 e.s.

    Pastaj u tha atyre: ''Dilni në mbarë botën dhe i predikoni ungjillin çdo krijese;

  20. Marku 16:16rreth 33 e.s.

    ai që beson dhe është pagëzuar, do të jetë i shpëtuar; por ai që nuk ka besuar, do të jetë i dënuar.

  21. Marku 16:17rreth 33 e.s.

    Dhe këto janë shenjat që do t'i përcjellin ata që do të besojnë: në emrin tim ata do t'i dëbojnë demonët, do të flasin gjuhë të reja;

  22. Marku 16:18rreth 33 e.s.

    do t'i kapin me dorë gjarpërinjtë, edhe nëse do të pijnë diçka që shkakton vdekjen, nuk do t'u bëjë asnjë të keqe; do t'i vënë duart mbi të sëmurët dhe këta do të shërohen''.

  23. Marku 16:19rreth 33 e.s.

    Zoti Jezus, pra, mbasi u foli, u ngrit në qiell dhe u ul në të djathtë të Perëndisë.

  24. Marku 16:20rreth 33 e.s.

    Pastaj ata dolën dhe predikuan kudo, ndërsa Zoti bashkëvepronte me ta dhe e vërtetonte fjalën me shenjat që e shoqëronin. Amen.

  25. Luka 1:1rreth 5 p.e.s.

    Mbasi shumë vetë ndërmorën të renditin tregimin e ngjarjeve që ndodhën në mesin tonë,