circa 6 BC – AD 30
The Life of Jesus
The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.
Vargje nga kjo periudhë
- Luka 1:27rreth 5 p.e.s.
te një e virgjër, që ishte e fejuar me një njeri që quhej Jozef, nga shtëpia e Davidit; dhe emri i virgjëreshës ishte Maria.
- Luka 1:28rreth 5 p.e.s.
Dhe engëlli hyri te ajo dhe tha: ''Tungjatjeta, o hirplote, Zoti është me ty; ti je e bekuar ndër gratë''.
- Luka 1:29rreth 5 p.e.s.
Por kur e pa atë, ajo mbeti e shqetësuar nga fjalët e tij, dhe pyeste vetveten çfarë kuptimi mund të kishte një përshëndetje e tillë.
- Luka 1:30rreth 5 p.e.s.
Dhe engjëlli i tha: ''Mos ki frikë, Mari, sepse ke gjetur hir para Perëndisë.
- Luka 1:31rreth 5 p.e.s.
Dhe ja, ti do të mbetesh shtatzënë dhe do të lindësh një djalë, dhe do t'ia vesh emrin Jezus.
- Luka 1:32rreth 5 p.e.s.
Ai do të jetë i madh dhe do të quhet Biri i Shumë të Lartit; dhe Zoti Perëndi do t'i japë fronin e Davidit, atit të tij;
- Luka 1:33rreth 5 p.e.s.
dhe do të mbretërojë mbi shtëpinë e Jakobit përjetë, dhe mbretëria e tij nuk do të ketë kurrë të sosur''.
- Luka 1:34rreth 5 p.e.s.
Dhe Maria i tha engjëllit: ''Si do të ndodhë kjo, përderisa unë nuk njoh burrë?''.
- Luka 1:35rreth 5 p.e.s.
Dhe engjëlli duke u përgjigjur, i tha: ''Fryma e Shenjtë do të vijë mbi ty dhe pushteti i Shumë të Lartit do të të mbulojë me hijen e vet; prandaj i shenjti që do të lindë prej teje do të quhet Bir i Perëndisë.
- Luka 1:36rreth 5 p.e.s.
Dhe ja, Elizabeta, e afërmja jote, edhe ajo, në pleqërinë e saj, mbeti shtatzënë me një djalë; dhe ky është muaji i gjashtë për të, që e quanin shterpë,
- Luka 1:37rreth 5 p.e.s.
sepse me Perëndinë asgjë s'është e pamundshme''.
- Luka 1:38rreth 5 p.e.s.
Atëherë Maria tha: ''Ja shërbëtorja e Zotit; le të më ndodhë sipas fjalës sate''. Dhe engjëlli u largua prej saj.
- Luka 1:39rreth 5 p.e.s.
Dhe në ato ditë Maria u ngrit dhe shkoi me nxitim në krahinën malore, në një qytet të Judesë,
- Luka 1:40rreth 5 p.e.s.
dhe hyri në shtëpinë e Zakarias e përshëndeti Elizabetën.
- Luka 1:41rreth 5 p.e.s.
Dhe ndodhi që, sapo Elizabeta dëgjoi përshëndetjen e Maries, fëmija i kërceu në bark, dhe Elizabeta u mbush me Frymën e Shenjtë,
- Luka 1:42rreth 5 p.e.s.
dhe thërriti me zë të lartë, duke thënë: ''Ti je e bekuar ndër gratë dhe i bekuar është fryti i barkut tënd.
- Luka 1:43rreth 5 p.e.s.
Dhe përse po më ndodh kjo, që nëna e Zotit tim të vijë tek unë?
- Luka 1:44rreth 5 p.e.s.
Sepse, ja, sapo arriti në veshët e mi zëri i përshëndetjes sate, fëmija nga gëzimi kërceu në barkun tim.
- Luka 1:45rreth 5 p.e.s.
Tani, e lumur është ajo që besoi, sepse gjërat që i janë thënë nga ana e Zotit do të realizohen!''.
- Luka 1:46rreth 5 p.e.s.
Dhe Maria tha: ''Shpirti im e madhëron Zotin,
- Luka 1:47rreth 5 p.e.s.
dhe fryma im ngazëllon në Perëndinë, Shpëtimtarin tim,
- Luka 1:48rreth 5 p.e.s.
sepse ai e shikoi me pëlqim ultësinë e shërbëtores së tij; sepse ja, tani e tutje të gjitha brezat do të më shpallin të lume,
- Luka 1:49rreth 5 p.e.s.
sepse i Pushtetshmi më bëri gjëra të mëdha, dhe i Shenjtë është emri i tij!
- Luka 1:50rreth 5 p.e.s.
Dhe mëshira e tij shtrihet nga brezi në brez për ata që e druajnë.
- Luka 1:51rreth 5 p.e.s.
Ai veproi pushtetshëm me krahun e vet; i shpërndau krenarët me mendimet e zemrave të tyre;