Kalo te përmbajtja

circa 6 BC – AD 30

The Life of Jesus

The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.

3,779 vargje · 4 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Luka 1:77rreth 5 p.e.s.

    për t'i dhënë popullit të tij njohjen e shpëtimit, në faljen e mëkateve të tyre;

  2. Luka 1:78rreth 5 p.e.s.

    për hir të thellësisë së mëshirës së Perëndisë sonë, për të cilën agimi nga lart na ka vizituar,

  3. Luka 1:79rreth 5 p.e.s.

    për të ndriçuar ata që dergjeshin në errësirë dhe në hijen e vdekjes, për të udhëhequr hapat tona në udhën e paqes''.

  4. Luka 1:80rreth 5 p.e.s.

    Ndërkaq fëmija rritej dhe forcohej në frymë: dhe qëndroi në shkretëtirë deri në atë ditë, kur ai duhej t'i zbulohej Izraelit.

  5. Tani, në atë ditë u shpall një dekret nga ana e Cezar Augustit, për të kryer regjistrimin e popullsisë të gjithë perandorisë.

  6. Ky regjistrim qe i pari që u krye kur Kuirini ishte guvernatori i Sirisë.

  7. Dhe të gjithë shkonin të regjistroheshin, secili në qytetin e vet.

  8. Tani edhe Jozefi doli nga qyteti i Nazaretit të Galilesë, për të shkuar në Jude, në qytetin e Davidit, që quhet Bethlehem, sepse ai ishte i shtëpisë dhe i familjes së Davidit,

  9. për t'u regjistruar bashkë me Marinë, gruan e vet, me të cilën ishte martuar dhe që ishte shtatzënë.

  10. Luka 2:6rreth 4 e.s.

    Kështu, ndërsa ishin atje, asaj i erdhi koha të lindë.

  11. Luka 2:7rreth 4 e.s.

    Dhe ajo lindi djalin e saj të parëlindur, e mbështolli me pelena dhe e vendosi në një grazhd, sepse në han nuk kishte vend për ta.

  12. Luka 2:8rreth 4 e.s.

    Tani në po atë krahinë ishin disa barinj që rrinin jashtë, në fusha, dhe natën ruanin kopenë e tyre.

  13. Luka 2:9rreth 4 e.s.

    Dhe ja, një engjëll i Zotit iu paraqit atyre dhe lavdia e Zotit shkëlqeu rreth tyre e ata i zuri një frikë e madhe.

  14. Luka 2:10rreth 4 e.s.

    Por engjëlli u tha atyre: ''Mos druani, sepse unë po ju lajmëroj një gëzim të madh për të gjithë popullin;

  15. Luka 2:11rreth 4 e.s.

    sepse sot në qytetin e Davidit lindi për ju një Shpëtimtar, që është Krishti, Zoti.

  16. Luka 2:12rreth 4 e.s.

    Dhe kjo do t'ju vlejë si shenjë: ju do të gjeni një fëmijë të mbështjellur me pelena, të shtrirë në një grazhd''.

  17. Luka 2:13rreth 4 e.s.

    Dhe menjëherë engjëllit iu bashkua një shumicë e ushtrisë qiellore, që lëvdonte Perëndinë, duke thënë:

  18. Luka 2:14rreth 4 e.s.

    ''Lavdi Perëndisë në vendet më të larta, dhe paqe mbi tokë njerëzve mbi të cilët qëndron mirëdashja e tij!''.

  19. Luka 2:15rreth 4 e.s.

    Dhe ndodhi që, kur engjëjt u larguan prej tyre për t'u kthyer në qiell, barinjtë i thanë njeri tjetrit: ''Le të shkojmë deri në Bethlehem për të parë ç'ka ndodhur dhe ç'na bëri të ditur Zoti''.

  20. Luka 2:16rreth 4 e.s.

    Shkuan, pra, me nxitim dhe gjetën Marinë, Jozefin dhe fëmijën që ndodhej në një grazhd.

  21. Luka 2:17rreth 4 e.s.

    Mbasi e panë, përhapën ato që u ishte thënë për atë fëmijë.

  22. Luka 2:18rreth 4 e.s.

    Dhe të gjithë ata që i dëgjuan, u mrekulluan nga gjërat që u treguan barinjtë.

  23. Luka 2:19rreth 4 e.s.

    Maria i ruante të gjitha këto fjalë, duke i medituar në zemrën e saj.

  24. Luka 2:20rreth 4 e.s.

    Dhe barinjtë u kthyen, duke përlëvduar dhe lavdëruar Perëndinë për të gjitha gjërat që kishin dëgjuar dhe parë, ashtu si u ishte thënë atyre.

  25. Luka 2:21rreth 4 e.s.

    Dhe kur kaluan të tetë ditët, pas të cilave ai duhej rrethprerë, ia vunë emrin Jezus, emër të dhënë nga engjëlli para se ai të ngjizej në bark.