Kalo te përmbajtja

circa 6 BC – AD 30

The Life of Jesus

The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.

3,779 vargje · 4 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Luka 2:47rreth 8 e.s.

    Dhe të gjithë ata që e dëgjonin, habiteshin nga zgjuarësia e tij dhe nga përgjigjet e tij.

  2. Luka 2:48rreth 8 e.s.

    Dhe, kur ata e panë, mbetën të habitur, dhe e ëma i tha: ''Bir, pse na e bëre këtë? Ja, yt atë dhe unë, në ankth, po të kërkonim!''.

  3. Luka 2:49rreth 8 e.s.

    Por ai u tha atyre: ''Përse më kërkonit? A nuk e dinit se më duhet të merrem me punët e Atit tim?''.

  4. Luka 2:50rreth 8 e.s.

    Por ata nuk i kuptuan fjalët që ai u tha atyre.

  5. Luka 2:51rreth 8 e.s.

    Dhe ai zbriti bashkë me ta, u kthye në Nazaret dhe i bindej atyre. E ëma i ruante të gjitha këto fjalë në zemrën e saj.

  6. Luka 2:52rreth 8 e.s.

    Dhe Jezusi rritej në dituri, në shtat dhe në hir përpara Perëndisë dhe njerëzve.

  7. Luka 3:1rreth 26 e.s.

    Tani në vitin e pesëmbëdhjetë të mbretërimit të Tiberit Cezar, kur Ponc Pilati ishte qeveritari i Judesë, Herodi tetrarku i Galilesë, i vëllai, Filipi, tetrarku i Itureas dhe i krahinës së Trakonitidës dhe Lizania tetrarku i Abilenës,

  8. Luka 3:2rreth 26 e.s.

    nën kryepriftërinjtë Ana dhe Kajfa, fjala e Perëndisë iu drejtua Gjonit, birit të Zakarias, në shkretëtirë.

  9. Luka 3:3rreth 26 e.s.

    Atëherë ai e përshkoi gjithë krahinën përreth Jordanit, duke predikuar një pagëzim pendimi për faljen e mëkateve,

  10. Luka 3:4rreth 26 e.s.

    ashtu siç është shkruar në librin e fjalëve të profetit Isaia, që thotë: ''Ja zëri i njërit që bërtet në shkretirë: Përgatitni udhën e Zotit, drejtoni shtigjet e tij!

  11. Luka 3:5rreth 26 e.s.

    Çdo luginë të jetë e mbushur dhe çdo mal e kodër të jetë sheshuar; vendet dredha-dredha të drejtohen dhe rrugët e vështira të sheshohen

  12. Luka 3:6rreth 26 e.s.

    dhe çdo mish do të shohë shpëtimin e Perëndisë''.

  13. Luka 3:7rreth 26 e.s.

    Ai, pra, u thoshte turmave që shkonin të pagëzoheshin prej tij: ''Pjellë nepërkash, kush ju ka mesuar t'i arratiseni zemërimit që po vjen?

  14. Luka 3:8rreth 26 e.s.

    Bëni, pra, fryte të denja pendimi dhe mos filloni të thoni brenda jush: "Ne kemi Abrahamin për Atë", sepse unë po ju them se Perëndia mund t'i nxjerrë fëmijë Abrahamit edhe nga këta gurë.

  15. Luka 3:9rreth 26 e.s.

    Tashmë sëpata u vu në rrënjë të pemëve; çdo pemë që nuk jep fryt të mirë do të pritet dhe do të hidhet në zjarr''.

  16. Luka 3:10rreth 26 e.s.

    Dhe turmat e pyesnin, duke thënë: ''Dhe ne, pra, ç'të bëjmë?''.

  17. Luka 3:11rreth 26 e.s.

    Atëherë ai, duke përgjigjur, u tha atyre: ''Ai që ka dy tunika le t'i ndajë me atë që s'ka, dhe ai që ka të hajë le të veprojë po kështu''.

  18. Luka 3:12rreth 26 e.s.

    Tani erdhën edhe disa tagrambledhës që të pagëzohen dhe e pyetën: ''Mësues, ç'duhet të bëjmë?''.

  19. Luka 3:13rreth 26 e.s.

    Dhe ai u tha atyre: ''Mos vilni asgjë më tepër nga sa ju është urdhëruar''.

  20. Luka 3:14rreth 26 e.s.

    Edhe ushtarët e pyetën duke thënë: ''Dhe ne, ç'duhet të bëjmë?''. Dhe ai u tha atyre: ''Mos i bëni shantazh asnjeriu, mos i bëni akuza të rreme kurrkujt dhe jini të kënaqur me pagën tuaj!''.

  21. Luka 3:15rreth 26 e.s.

    Dhe populli ishte në pritje dhe të gjithë pyesnin në zemrat e veta nëse Gjoni ishte Krishti vetë.

  22. Luka 3:16rreth 26 e.s.

    Gjoni u përgjigj duke u thënë të gjithëve: ''Unë ju pagëzoj me ujë; por vjen ai që është më i fortë nga unë, të cilit unë nuk jam i denjë as t'ia zgjidh lidhëset e sandaleve; ai do t'ju pagëzojë me Frymën e Shenjtë dhe me zjarr.

  23. Luka 3:17rreth 26 e.s.

    Ai mban në dorë lopatën e vet, për ta pastruar krejt lëmin e vet dhe për të mbledhur grurin në hambarin e tij, por bykun do ta djegë me zjarr që nuk shuhet''.

  24. Luka 3:18rreth 26 e.s.

    Kështu ai e ungjillizonte popullin duke e këshilluar me shumë mënyra të tjera.

  25. Luka 3:19rreth 26 e.s.

    Por Herodi, tetraku, mbasi u qortua prej tij për shkak të Herodiadës, gruas së vëllait të tij Filipit, dhe për të gjitha mbrapshtitë që ai kishte kryer,