circa 6 BC – AD 30
The Life of Jesus
The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.
Vargje nga kjo periudhë
- Luka 4:7rreth 27 e.s.
Në qoftë se ti, pra, duke rënë përmbys, më adhuron, do të jetë krejt jotja''.
- Luka 4:8rreth 27 e.s.
Por Jezusi, duke u përgjigjur, i tha: ''Largohu prej meje, Satana. Éshtë shkruar: "Adhuro Zotin, Përëndinë tënd dhe shërbeji vetëm atij"''.
- Luka 4:9rreth 27 e.s.
Pastaj e çoi në Jeruzalem, e vuri në majë të tempullit, në cep, dhe i tha: ''Nëse je Biri i Perëndisë, hidhu poshtë që këtej;
- Luka 4:10rreth 27 e.s.
sepse është shkruar: "Ai do t'u urdhërojë engjëjve të vet rreth teje të të ruajnë.
- Luka 4:11rreth 27 e.s.
Dhe ata do të të mbajnë mbi duart e tyre që këmba jote të mos ndeshë me asnjë gur"''.
- Luka 4:12rreth 27 e.s.
Dhe Jezusi u përgjigj dhe i tha: ''Éshtë thënë: "Mos e tundo Zotin, Perëndinë tënd"''.
- Luka 4:13rreth 27 e.s.
Dhe kur djalli i mbaroi të gjitha tundimet, u largua prej tij, për një farë kohe.
- Luka 4:14rreth 27 e.s.
Dhe Jezusi, në fuqinë e Frymës, u kthye në Galile dhe fama e tij u përhap në mbarë krahinën përreth.
- Luka 4:15rreth 27 e.s.
Dhe ai mësonte në sinagogat e tyre, i nderuar nga të gjithë.
- Luka 4:16rreth 27 e.s.
Pastaj erdhi në Nazaret, ku ishte rritur, dhe si e kishte zakon ditën e shtunë, hyri në sinagogë dhe u ngrit për të lexuar.
- Luka 4:17rreth 27 e.s.
I dhanë në dorë librin e profetit Isaia; e hapi dhe gjeti vendin ku ishte shkruar:
- Luka 4:18rreth 27 e.s.
''Fryma e Zotit është mbi mua, sepse ai më vajosi për të ungjillizuar të varfërit; ai më dërgoi për të shëruar ata që e kanë zemrën të thyer, për të shpallur çlirimin e të burgosurve dhe kthimin e të parit të verbërve, për të çliruar përsëri të shtypurit,
- Luka 4:19rreth 27 e.s.
dhe për të predikuar vitin e pranueshëm të Zotit''.
- Luka 4:20rreth 27 e.s.
Pastaj, si e mbylli librin dhe ia dha shërbyesit, u ul; dhe sytë e të gjithëve në sinagogë u drejtuan mbi të.
- Luka 4:21rreth 27 e.s.
Atëherë ai nisi të thotë: ''Sot ky Shkrim u përmbush në veshët tuaja''.
- Luka 4:22rreth 27 e.s.
Dhe të gjithë jepnin dëshmi dhe mrekulloheshin për fjalët e hirit që dilnin nga goja e tij, dhe thoshnin: ''Po ky, a nuk është biri i Jozefit?''.
- Luka 4:23rreth 27 e.s.
Dhe ai u tha atyre: ''Me siguri ju do të më përmendni fjalën e urtë: "Mjek, shëro veten tënde"; të gjitha ato që dëgjuam se u bënë në Kapernaum, bëji edhe këtu në atdheun tënd''.
- Luka 4:24rreth 27 e.s.
Por ai tha: ''Në të vërtetë po ju them se asnjë profet nuk mirëpritet në atdheun e vet.
- Luka 4:25rreth 27 e.s.
Në të vërtetë po ju them se në kohën e Elias, kur qielli u mbyll për tre vjet e gjashtë muaj dhe u bë një uri e madhe në gjithë vendin, ishin shumë të veja në Izrael;
- Luka 4:26rreth 27 e.s.
e megjithatë tek asnjëra nga ato nuk u dërgua Elia, përveç se te një grua e ve në Sareptë të Sidonit.
- Luka 4:27rreth 27 e.s.
Dhe në kohën e profetit Elize kishte shumë lebrozë në Izrael; megjithatë asnjë prej tyre nuk u pastrua, përveç Naamanit Sirian''.
- Luka 4:28rreth 27 e.s.
Kur i dëgjuan këto fjalë, të gjithë ata që ishin në sinagogë u zemëruan shumë.
- Luka 4:29rreth 27 e.s.
Dhe u ngritën, e dëbuan nga qyteti dhe e çuan deri në buzë të majës së malit, mbi të cilin ishte ndërtuar qyteti i tyre, për ta hedhur poshtë.
- Luka 4:30rreth 27 e.s.
Por ai, duke kaluar përmes tyre, u largua.
- Luka 4:31rreth 27 e.s.
Pastaj zbriti në Kapernaum, qytet i Galilesë, dhe i mësonte njerëzit ditët e shtuna.