circa 6 BC – AD 30
The Life of Jesus
The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.
Vargje nga kjo periudhë
- Luka 5:13rreth 31 e.s.
Atëherë ai e zgjati dorën, e preku duke thënë: ''Po, e dua, qofsh i pastruar''. Dhe menjëherë lebra iu zhduk.
- Luka 5:14rreth 31 e.s.
Dhe Jezusi e urdhëroi: ''Mos ia trego kurrkujt; por shko, paraqitu te prifti dhe bëj një ofertë për pastrimin tënd, sikurse e ka përshkruar Moisiu, që kjo t'u shërbejë si dëshmi''.
- Luka 5:15rreth 31 e.s.
Dhe fama e tij po përhapej gjithnjë e më shumë; dhe turma të mëdha mblidheshin për ta dëgjuar dhe për t'u shëruar prej tij nga sëmundjet e veta.
- Luka 5:16rreth 31 e.s.
Por ai tërhiqej në vende të vetmuara dhe lutej.
- Luka 5:17rreth 31 e.s.
Një ditë ndodhi që, ndërsa Jezusi po mësonte, ishin të pranishëm, ulur, disa farisenj dhe mësues të ligjit, që kishin ardhur nga të gjitha fshatrat e Galilesë, të Judesë dhe nga Jeruzalemi; dhe fuqia e Zotit ishte me të, që të kryente shërime.
- Luka 5:18rreth 31 e.s.
Dhe ja, disa njerëz po sillnin mbi një vig një njeri të paralizuar dhe kërkonin ta fusnin brenda dhe ta vinin përpara tij.
- Luka 5:19rreth 31 e.s.
Por, duke mos gjetur se si ta fusnin brenda për shkak të turmës, hipën mbi çatinë e shtëpisë dhe e lëshuan përmjet tjegullave me gjithë vig midis njerëzve, përpara Jezusit.
- Luka 5:20rreth 31 e.s.
Dhe ai, duke parë besimin e tyre, i tha atij: ''Njeri, mëkatet e tua të janë falur''.
- Luka 5:21rreth 31 e.s.
Atëherë skribët dhe farisenjtë filluan të arsyetojnë duke thënë: ''Kush është ky që thotë blasfemi? Kush mund t'i falë mëkatet, përveç vetëm Perëndi?''.
- Luka 5:22rreth 31 e.s.
Por Jezusi, duke i njohur mendimet e tyre, e mori fjalën dhe tha: ''Ç'po arsyetoni në zemrat tuaja?
- Luka 5:23rreth 31 e.s.
Çfarë është më e lehtë, të thuhet: "Mëkatet e tua të janë falur", apo të thuhet: "Çohu dhe ec"?
- Luka 5:24rreth 31 e.s.
Tani, pra, me qëllim që ju ta dini se Biri i njeriut ka pushtet mbi tokë të falë mëkatet, unë të them (i tha të paralizuarit), çohu, merre vigun tënd dhe shko në shtëpinë tënde!''.
- Luka 5:25rreth 31 e.s.
Dhe menjëherë ai njeri u ngrit përpara tyre, mori vigun mbi të cilin qe shtrirë dhe shkoi në shtëpinë e vet, duke përlëvduar Perëndinë.
- Luka 5:26rreth 31 e.s.
Dhe të gjithë u habitën dhe përlëvdonin Perëndinë, dhe, plot frikë, thoshnin: ''Sot pamë gjëra të mahnitshme''.
- Luka 5:27rreth 31 e.s.
Dhe, mbas këtyre gjërave, ai doli dhe pa një tagrambledhës, që quhej Levi, dhe rrinte në vendin e tatimeve, dhe i tha: ''Ndiqmë''.
- Luka 5:28rreth 31 e.s.
Dhe ai i la të gjitha, u ngrit dhe e ndoqi.
- Luka 5:29rreth 31 e.s.
Pastaj Levi i përgatiti në shtëpinë e tij një gosti të madhe, dhe një numër i madh tagrambledhësish e të tjerë rrinin në tryezë bashkë me ta.
- Luka 5:30rreth 31 e.s.
Por skribët dhe farisenjtë e atij vendi murmurisnin kundër dishepujve të Jezusit duke thënë: ''Përse hani dhe pini bashkë me tagrambledhës dhe mëkatarë?''.
- Luka 5:31rreth 31 e.s.
Dhe Jezusi, duke u përgjegjur, u tha: ''Nuk janë të shëndoshët ata që kanë nevojë për mjek, por të sëmurët.
- Luka 5:32rreth 31 e.s.
Unë nuk erdha t'i thërres të pendohen të drejtit, por mëkatarët''.
- Luka 5:33rreth 31 e.s.
Atëherë ata i thanë: ''Përse dishepujt e Gjonit si dhe ata të farisenjve agjërojnë shpesh dhe luten, kurse të tutë hanë dhe pinë?''.
- Luka 5:34rreth 31 e.s.
Ai u përgjigj atyre: ''A mund t'i bëni dasmorët të agjërojnë, derisa dhëndri është me ta?
- Luka 5:35rreth 31 e.s.
Por do të vijnë ditët kur do t'ua heqin dhëndrin dhe atëherë, në ato ditë, ata do të agjërojnë''.
- Luka 5:36rreth 31 e.s.
Përveç kësaj ai u tregoi një shëmbëlltyrë: ''Askush nuk qep një copë të një rrobë të re mbi një rrobe të vjetër; përndryshe gjendet me rrobën e re të shqyer, dhe pjesa që u hoq nga rroba e re nuk i përshtatet së vjetrës.
- Luka 5:37rreth 31 e.s.
Dhe askush nuk shtie verë të re në kacekë të vjetër; përndryshe vera e re i pëlcet kacekët, dhe ajo derdhet e kacekët shkojnë dëm.