Kalo te përmbajtja

circa 6 BC – AD 30

The Life of Jesus

The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.

3,779 vargje · 4 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Luka 5:38rreth 31 e.s.

    Por duhet shtënë vera e re në kacekë të rinj dhe kështu që të dyja ruhen.

  2. Luka 5:39rreth 31 e.s.

    Askush që ka pirë verë të vjetër, nuk do menjëherë verë të re, sepse ai thotë: "E vjetra është më e mirë"''.

  3. Luka 6:1rreth 31 e.s.

    Ndodhi që një të shtunë, pas së shtunës së madhe, ai po ecte nëpër arat me grurë, dhe dishepujt e vet këputnin kallinj, i shkoqnin me dorë dhe i hanin.

  4. Luka 6:2rreth 31 e.s.

    Dhe disa nga farisenjtë u thanë atyre: ''Përse bëni atë që nuk është e lejueshme të bëhet të shtunën?''.

  5. Luka 6:3rreth 31 e.s.

    Por Jezusi, duke u përgjigjur, u tha atyre: ''A nuk keni lexuar çfarë bëri Davidi dhe ata që ishin bashkë me të kur i mori uria?

  6. Luka 6:4rreth 31 e.s.

    Si hyri në shtëpinë e Perëndisë, ai mori bukët e paraqitjes, hëngri vetë dhe u dha të hanë edhe atyre që ishin bashkë me të, ndonëse nuk ishte e lejueshme për asnjërin t'i hante, përveç priftërinjve?''.

  7. Luka 6:5rreth 31 e.s.

    Pastaj u tha atyre: ''Biri i njeriut është zot edhe i së shtunës".

  8. Luka 6:6rreth 31 e.s.

    Një të shtunë tjetër ndodhi që ai hyri në sinagogë dhe po mësonte; atje ishte një njeri që e kishte dorën e djathtë të tharë.

  9. Luka 6:7rreth 31 e.s.

    Dhe farisenjtë dhe skribët rrinin dhe e ruanin nëse ai do ta shëronte të shtunën, që pastaj ta paditnin.

  10. Luka 6:8rreth 31 e.s.

    Por ai ua njihte mendimet e tyre dhe i tha njeriut me dorë të tharë: ''Çohu dhe dil këtu në mes''. Dhe ai u ngrit në këmbë.

  11. Luka 6:9rreth 31 e.s.

    Pastaj Jezusi u tha atyre: ''Unë po ju pyes: A është e lejueshme, të shtunave, të bësh mirë apo keq, të shpëtosh një njeri apo ta vrasësh?''.

  12. Luka 6:10rreth 31 e.s.

    Dhe si i vështroi të gjithë rreth e rrotull, i tha atij njeriu: ''Shtrije dorën tënde!''. Dhe ai veproi kështu dhe dora e tij iu shëndosh si tjetra.

  13. Luka 6:11rreth 31 e.s.

    Ata u tërbuan dhe diskutonin me njëri-tjetrin se ç'mund t'i bënin Jezusit.

  14. Luka 6:12rreth 31 e.s.

    Në ato ditë ndodhi që ai shkoi në mal për t'u lutur, dhe e kaloi natën duke iu lutur Perëndisë.

  15. Luka 6:13rreth 31 e.s.

    Dhe kur zbardhi dita, thirri pranë vetes dishepujt e vet dhe zgjodhi prej tyre dymbëdhjetë, të cilëve u dha edhe emrin apostuj:

  16. Luka 6:14rreth 31 e.s.

    Simonin, të cilit i vuri emrin Pjetër, dhe Andrean, vëllanë e tij, Jakobin e Gjonin, Filipin dhe Bartolomeun,

  17. Luka 6:15rreth 31 e.s.

    Mateun dhe Thomain, Jakobin e Alfeut dhe Simonin, që e quanin Zelota,

  18. Luka 6:16rreth 31 e.s.

    Judën, vëllanë e Jakobit dhe Judën Iskariot, i cili u bë tradhtar.

  19. Luka 6:17rreth 31 e.s.

    Pastaj, pasi zbriti bashkë me ta, ndaloi në një vend të sheshtë, me turmën e dishepujve të vet dhe me një numër të madh njerëzish nga gjithë Judea, nga Jeruzalemi dhe nga bregdeti i Tiros dhe i Sidonit, të cilët kishin ardhur për ta dëgjuar atë dhe për t'u shëruar nga sëmundjet e veta;

  20. Luka 6:18rreth 31 e.s.

    Por edhe ata që i mundonin frymërat e ndyrë shëroheshin.

  21. Luka 6:19rreth 31 e.s.

    E gjithë turma kërkonte ta prekte, sepse prej tij dilte një fuqi që i shëronte të gjithë.

  22. Luka 6:20rreth 31 e.s.

    Ai, si i drejtoi sytë nga dishepujt e vet, thoshte: ''Lum ju, të varfër, sepse juaja është mbretëria e Perëndisë''.

  23. Luka 6:21rreth 31 e.s.

    Lum ju, që tani keni uri, sepse do të ngopeni. Lum ju, që tani qani, sepse do të qeshni.

  24. Luka 6:22rreth 31 e.s.

    Lum ju, kur njerëzit do t'ju urrejnë, do t'ju mallkojnë dhe do t'ju fyejnë, do ta shpallin emrin tuaj si të keq, për shkak të Birit të njeriut.

  25. Luka 6:23rreth 31 e.s.

    Gëzohuni atë ditë dhe hidhuni nga gëzimi, sepse ja, shpërblimi juaj është i madh në qiell; në të njëjtën mënyrë, pra, etërit e tyre i trajtonin profetët.