Kalo te përmbajtja

circa 6 BC – AD 30

The Life of Jesus

The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.

3,779 vargje · 4 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Luka 3:20rreth 26 e.s.

    U shtoi të gjitha të tjerave edhe këtë, domethënë e futi Gjonin në burg.

  2. Luka 3:21rreth 26 e.s.

    Tani, si u pagëzua gjithë populli, edhe Jezusi u pagëzua; dhe ndërsa po lutej, qielli u hap

  3. Luka 3:22rreth 26 e.s.

    dhe Fryma e Shenjtë zbriti mbi të, në trajtën trupore si të pëllumbit, dhe nga qielli erdhi një zë, që thoshte: ''Ti je Biri im i dashur, në ty unë jam kënaqur!''.

  4. Luka 3:23rreth 26 e.s.

    Dhe Jezusi ishte rreth tridhjetë vjeç; dhe e pandehnin se ishte bir i Jozefit, bir i Elit;

  5. Luka 3:24rreth 26 e.s.

    bir i Mathatit, bir i Levit, bir i Melkit, bir i Janas, bir i Jozefit;

  6. Luka 3:25rreth 26 e.s.

    bir i Matathias, bir i Amosit, bir i Naumit, bir i Eslit, bir i Nagait;

  7. Luka 3:26rreth 26 e.s.

    bir i Maathit, bir i Matathias, bir i Semeit, bir i Jozefit, bir i Judës;

  8. Luka 3:27rreth 26 e.s.

    bir i Joannas, bir i Resas, bir i Zorobabelit, bir i Salatielit, bir i Nerit;

  9. Luka 3:28rreth 26 e.s.

    bir i Melkit, bir i Adit, bir i Kosamit, bir i Elmodamit, bir i Erit;

  10. Luka 3:29rreth 26 e.s.

    bir i Joseut, bir i Eliezerit, bir i Iorimit, bir i Mathatit, bir i Levit;

  11. Luka 3:30rreth 26 e.s.

    bir i Simeonit, bir i Judës, bir i Jozefit, bir i Jonanit, bir i Eliakimit;

  12. Luka 3:31rreth 26 e.s.

    bir i Meleas, bir i Menas, bir i Matathas, bir i Natanit, bir i Davidit;

  13. Luka 3:32rreth 26 e.s.

    bir i Jeseut, bir i Obedit, bir i Boozit, bir i Salmonit, bir i Naasonit;

  14. Luka 3:33rreth 26 e.s.

    bir i Aminadabit, bir i Aramit, bir i Esromit, bir i Faresit, bir i Judës;

  15. Luka 3:34rreth 26 e.s.

    bir i Jakobit, bir i Isakut, bir i Abrahamit, bir i Tares, bir i Nakorit;

  16. Luka 3:35rreth 26 e.s.

    bir i Serukut, bir i Ragaut, bir i Pelekut, bir i Eberit, bir i Selës;

  17. Luka 3:36rreth 26 e.s.

    bir i Kainanit, bir i Arfaksadit, bir i Semit, bir i Noeut, bir i Lamekut;

  18. Luka 3:37rreth 26 e.s.

    bir i Mathusalës, bir i Enokut, bir i Jaredit, bir i Mahalaleelit, bir i Kainanit;

  19. Luka 3:38rreth 26 e.s.

    bir i Enosit, bir i Setit, bir i Adamit, i Perëndisë.

  20. Luka 4:1rreth 27 e.s.

    Dhe Jezusi, plot me Frymën e Shenjtë, u kthye nga Jordani dhe Fryma e çoi në shkretëtirë,

  21. Luka 4:2rreth 27 e.s.

    ku për dyzet ditë e tundoi djalli; gjatë atyre ditëve ai nuk hëngri asgjë, por kur ato kaluan, e mori uria.

  22. Luka 4:3rreth 27 e.s.

    Dhe djalli i tha: ''Nëse je Biri i Perëndisë, i thuaj këtij guri të bëhet bukë''.

  23. Luka 4:4rreth 27 e.s.

    Por Jezusi u përgjigj duke thënë: ''Éshtë shkruar: "Njeriu nuk do të rrojë vetëm me bukë, por me çdo fjalë të Perëndisë"''.

  24. Luka 4:5rreth 27 e.s.

    Pastaj djalli e çoi në një mal të lartë dhe, për një çast, i tregoi të gjitha mbretëritë e botës.

  25. Luka 4:6rreth 27 e.s.

    Dhe djalli i tha: ''Unë do të të jap gjithë pushtetin e këtyre mbretërive dhe lavdinë e tyre, sepse m'u dha mua në dorë dhe unë ia jap kujt të dua.