circa 6 BC – AD 30
The Life of Jesus
The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.
Vargje nga kjo periudhë
- Luka 2:22rreth 4 e.s.
Kur pastaj ishin plotësuar ditët e pastrimit të saj sipas ligjit të Moisiut, e çuan fëmijën në Jeruzalem për t'ia paraqitur Zotit,
- Luka 2:23rreth 4 e.s.
ashtu siç është shkruar në ligjin e Zotit: ''Çdo mashkull i parëlindur do të jetë thirrur shenjt për Zotin'',
- Luka 2:24rreth 4 e.s.
dhe për të ofruar flijim, siç është thënë në ligjin e Zotit, një çift turtujsh ose dy pëllumbash të rinj.
- Luka 2:25rreth 4 e.s.
Dhe ja, në Jeruzalem ishte një njeri që quhej Simeon; Ky njeri ishte i drejtë dhe i përshpirtshëm dhe priste ngushëllimin e Izraelit; dhe Fryma e Shenjtë ishte mbi të.
- Luka 2:26rreth 4 e.s.
Dhe në mënyrë hyjnore atij i qe zbuluar nga Fryma e Shenjtë se nuk do të vdiste para se të kishte parë Krishtin e Zotit.
- Luka 2:27rreth 4 e.s.
Ai pra, i shtyrë nga Fryma, erdhi në tempull; dhe, si prindërit i prunë fëmijën Jezus për të bërë me të ato që përshkruan ligji,
- Luka 2:28rreth 4 e.s.
ai e mori në krah e bekoi Perëndinë duke thënë:
- Luka 2:29rreth 4 e.s.
''Tani, o Zot, lejo që shërbëtori yt të vdesë në paqe, sipas fjalës sate,
- Luka 2:30rreth 4 e.s.
sepse sytë e mi e panë shpëtimin tënd
- Luka 2:31rreth 4 e.s.
që ti e përgatite përpara gjithë popujve:
- Luka 2:32rreth 4 e.s.
dritën për të ndriçuar kombet dhe lavdinë e popullit tënd, Izraelit''.
- Luka 2:33rreth 4 e.s.
Dhe Jozefi e nëna e fëmijës mrrekulloheshin për gjërat që thuheshin për të.
- Luka 2:34rreth 4 e.s.
Pastaj Simeoni i bekoi dhe i tha Marisë, nënës së tij: ''Ja, ky është vënë për rënien dhe për ngritjen e shumë vetave në Izrael dhe për të qenë shenjë kundërshtimesh,
- Luka 2:35rreth 4 e.s.
edhe ty vetë një shpatë do të ta tejshpojë shpirtin, që të zbulohen mendimet e shumë zemrave''.
- Luka 2:36rreth 4 e.s.
Aty ishte edhe Ana, një profeteshë, bija e Fanuelit, nga fisit i Aserit, e cila ishte shumë e kaluar në moshë, që kishte jetuar mbas virgjërisë së saj shtatë vjet me burrin.
- Luka 2:37rreth 4 e.s.
Ajo ishte e ve dhe, megjithse ishte tetëdhjetë e katër vjeçe, nuk largohej kurrë nga tempulli duke i shërbyer Perëndisë natë e ditë me agjërime dhe lutje.
- Luka 2:38rreth 4 e.s.
Edhe ajo erdhi në atë moment, lavdëroi Zotin dhe u fliste për këtë fëmijë të gjithë atyre që prisnin çlirimin në Jeruzalem.
- Luka 2:39rreth 4 e.s.
Dhe mbasi i kryen të gjitha ato që i takonin sipas ligjit të Zotit, u kthyen në Galile, në qytetin e tyre, Nazaret.
- Luka 2:40rreth 4 e.s.
Ndërkaq fëmija rritej dhe forcohej në frymë, duke qenë plot dituri; dhe hiri i Perëndisë ishte mbi të.
- Luka 2:41rreth 8 e.s.
Tani prindërit e tij shkonin çdo vit në Jeruzalem për festën e Pashkës.
- Luka 2:42rreth 8 e.s.
Dhe, kur ai i mbushi dymbëdhjetë vjeç, ata u ngjitën në Jeruzalem, sipas zakonit të festës.
- Luka 2:43rreth 8 e.s.
Dhe si u përmbushën ato ditë, kur ata u kthyen, fëmija Jezus ndënji në Jeruzalem; por Jozefi dhe e ëma e tij nuk e dinin.
- Luka 2:44rreth 8 e.s.
Duke menduar se ai ishte në shoqëri, ata bënë një ditë rrugë, pastaj filluan ta kërkojnë midis farefisit dhe të njohurve;
- Luka 2:45rreth 8 e.s.
dhe, duke qenë se nuk e gjetën, u kthyen në Jeruzalem për ta kërkuar.
- Luka 2:46rreth 8 e.s.
Dhe ndodhi që, pas tri ditësh, e gjetën në tempull, të ulur në mes të dijetarëve, duke i dëgjuar dhe duke u bërë atyre pyetje.