Kalo te përmbajtja

circa 6 BC – AD 30

The Life of Jesus

The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.

3,779 vargje · 4 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Luka 1:52rreth 5 p.e.s.

    i përmbysi pushtetarët nga fronat e tyre dhe i ngriti të përulurit;

  2. Luka 1:53rreth 5 p.e.s.

    i mbushi me të mira të uriturit dhe i ktheu duarbosh të pasurit.

  3. Luka 1:54rreth 5 p.e.s.

    Ai e ndihmoi Izraelin, shërbëtorin e vet, duke i kujtuar për mëshirën e tij,

  4. Luka 1:55rreth 5 p.e.s.

    ashtu si ua pati deklaruar etërve tanë, Abrahamit dhe pasardhësve të tij, për gjithmonë''.

  5. Luka 1:56rreth 5 p.e.s.

    Dhe Maria ndenji me Elizabetën gati tre muaj, pastaj u kthye në shtëpinë e vet.

  6. Luka 1:57rreth 5 p.e.s.

    Dhe Elizabetës i erdhi koha që të lindë dhe të nxjerrë në dritë një djalë.

  7. Luka 1:58rreth 5 p.e.s.

    Fqinjët e saj dhe të afërmit, kur dëgjuan se Zoti kishte treguar mëshirë të madhe ndaj saj, u gëzuan me të.

  8. Luka 1:59rreth 5 p.e.s.

    Dhe ndodhi që të tetën ditë erdhën për ta rrethprerë djalin, dhe donin t'ia quanin Zakaria, me emrin e atit të tij;

  9. Luka 1:60rreth 5 p.e.s.

    por e ëma ndërhyri dhe tha: ''Jo, por përkundrazi do të quhet Gjon''.

  10. Luka 1:61rreth 5 p.e.s.

    Dhe ata i thanë: ''S'ka njeri në fisin tënd që të quhet me këtë emër''.

  11. Luka 1:62rreth 5 p.e.s.

    Kështu me shenja e pyetën të atin, si donte që t'i quhej.

  12. Luka 1:63rreth 5 p.e.s.

    Ai atëherë kërkoi një tabelë shkrimi dhe shkroi mbi të: ''Emri i tij është Gjon''. Dhe të gjithë u mrrekulluan.

  13. Luka 1:64rreth 5 p.e.s.

    Në atë çast goja e tij u hap dhe gjuha e tij u zgjidh, dhe fliste duke bekuar Perëndinë.

  14. Luka 1:65rreth 5 p.e.s.

    Dhe të gjithë fqinjëve të tyre u hyri druajtja, dhe të gjitha këto gjëra u përhapën nëpër krejt krahinën malore të Judesë.

  15. Luka 1:66rreth 5 p.e.s.

    Të gjitha ata që i dëgjuan, i vunë në zemrën e tyre duke thënë: ''Vallë kush do të jetë ky fëmijë?''. Dhe dora e Zotit ishte me të.

  16. Luka 1:67rreth 5 p.e.s.

    Dhe Zakaria, ati i tij, u mbush me Frymën e Shenjtë dhe profetizoi, duke thënë:

  17. Luka 1:68rreth 5 p.e.s.

    Bekuar qoftë Zoti, Perëndia i Izraelit, sepse e ka vizituar dhe e kreu çlirimin e popullit të vet;

  18. Luka 1:69rreth 5 p.e.s.

    dhe na ngriti një shpëtim të pushtetshëm në shtëpinë e Davidit, shërbëtorit të vet,

  19. Luka 1:70rreth 5 p.e.s.

    ashtu si ai e kishte deklaruar nëpërmjet gojës së profetëve të tij të shenjtë që nga kohët e lashta, që ne të shpëtojmë

  20. Luka 1:71rreth 5 p.e.s.

    prej armiqve tanë dhe prej dorës së gjithë atyre që na urrejnë,

  21. Luka 1:72rreth 5 p.e.s.

    për të treguar mëshirë tek etërit tanë e për t'u kujtuar për besëlidhjen e tij të shenjtë,

  22. Luka 1:73rreth 5 p.e.s.

    betimin që i bëri Abrahamit, atit tonë,

  23. Luka 1:74rreth 5 p.e.s.

    për të na lejuar që, pasi të çlirohemi nga duart e armiqve tanë, të mund t'i shërbejmë pa frikë,

  24. Luka 1:75rreth 5 p.e.s.

    në shenjtëri e në drejtësi përpara atij, të gjitha ditët e jetës sonë.

  25. Luka 1:76rreth 5 p.e.s.

    Dhe ti, o fëmijë i vogël, do të quhesh profet nga Shumë i Larti, sepse ti do të shkosh përpara fytyrës së Zotit për të përgatitur udhët e tij,