circa 6 BC – AD 30
The Life of Jesus
The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.
Vargje nga kjo periudhë
- Marku 1:30rreth 27 e.s.
Vjehrra e Simonit ishte në shtrat me ethe dhe ata menjëherë i folën për të.
- Marku 1:31rreth 27 e.s.
Atëhërë ai u afrua, e kapi për dore dhe e ngriti. Menjëherë ethet e lanë dhe ajo nisi t'u shërbejë.
- Marku 1:32rreth 27 e.s.
Në mbrëmje, pas perëndimit të diellit, i prunë të gjithë të sëmurit dhe të idemonizuarit.
- Marku 1:33rreth 27 e.s.
Dhe gjithë qyteti ishte mbledhur përpara derës.
- Marku 1:34rreth 27 e.s.
Ai shëroi shumë, që lëngonin nga sëmundje të ndryshme, dhe dëboi shumë demonë; dhe nuk i lejoi demonët të flasin, sepse ata e njihnin.
- Marku 1:35rreth 27 e.s.
Pastaj, të nesërmen në mëngjes, kur ende ishte shumë errët, Jezusi u ngrit, doli dhe shkoi në një vend të vetmuar dhe atje u lut.
- Marku 1:36rreth 27 e.s.
Dhe Simoni dhe ata që ishin me të e kërkonin.
- Marku 1:37rreth 27 e.s.
Dhe, kur e gjetën, i thanë: ''Të gjithë po të kerkojnë!''.
- Marku 1:38rreth 27 e.s.
Dhe ai u tha atyre: ''Lë të shkojmë në fshatrat e afërm që të predikoj edhe atje, sepse për këtë kam ardhur''.
- Marku 1:39rreth 27 e.s.
Dhe ai e përshkoi gjithë Galilenë duke predikuar nëpër sinagogat e tyre dhe duke dëbuar demonët.
- Marku 1:40rreth 27 e.s.
Dhe erdhi tek ai një lebroz i cili, duke iu lutur, ra në gjunj dhe i tha: ''Po të duash, ti mund të më pastrosh''.
- Marku 1:41rreth 27 e.s.
Dhe Jezusi, duke e mëshiruar, shtriu dorën, e preku dhe i tha: ''Po, e dua, qofsh pastruar!''.
- Marku 1:42rreth 27 e.s.
Dhe, posa tha këto, menjëherë lebra e la dhe u shërua.
- Marku 1:43rreth 27 e.s.
Pastaj, mbasi e paralajmëroi rreptësisht, menjëherë e largoi,
- Marku 1:44rreth 27 e.s.
duke i thënë: ''Ruhu se i tregon gjë ndokujt, por shko, paraqitu te prifti dhe ofro për pastrimin tënd sa ka urdhëruar Moisiu, si dëshmi për ta''.
- Marku 1:45rreth 27 e.s.
Por ai, sapo doli, filloi ta shpallë dhe ta përhapë fort faktin, sa që Jezusi nuk mund të hynte më publikisht në qytet, por qëndronte përjashta nëpër vende të vetmuara; dhe nga çdo anë vinin tek ai.
- Marku 2:1rreth 31 e.s.
Pas disa ditësh, ai erdhi përsëri në Kapernaum dhe u muar vesh se ai gjendej në shtëpi;
- Marku 2:2rreth 31 e.s.
dhe menjëherë u mblodhën aq shumë njerëz, sa nuk gjeje më vend as përpara derës; dhe ai u predikonte Fjalën.
- Marku 2:3rreth 31 e.s.
Atëhërë i erdhën disa që i paraqitën një të paralizuar, që po e bartnin katër vetë.
- Marku 2:4rreth 31 e.s.
Por, duke qenë se nuk mund t'i afroheshin për shkak të turmës, zbuluan çatinë në vendin ku ndodhej Jezusi dhe, mbasi hapën një vrimë, e lëshuan vigun mbi të cilin rrinte shtrirë i paralizuari.
- Marku 2:5rreth 31 e.s.
Jezusi, kur pa besimin e tyre, i tha të paralizuarit: ''O bir, mëkatet e tua të janë falur!''.
- Marku 2:6rreth 31 e.s.
Por aty po rrinin ulur disa shkribë, të cilët, në zemër të vet, po mendonin:
- Marku 2:7rreth 31 e.s.
''Pse vallë ky po flet blasfemi. Kush mund të falë mëkatet, veç Perëndisë vetë?''.
- Marku 2:8rreth 31 e.s.
Por Jezusi, i cili menjëherë kuptoi në frymën e vet se ata po i mendonin këto gjëra në veten e tyre, u tha atyre: ''Pse i mendoni këto gjëra në zemrat tuaja?
- Marku 2:9rreth 31 e.s.
Çfarë është më lehtë: t'i thuash të paralizuarit: "Mëkatet e tua të janë falur", apo t'i thuash: "Çohu, merre vigun tënd dhe ec"?