Kalo te përmbajtja

circa 6 BC – AD 30

The Life of Jesus

The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.

3,779 vargje · 4 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Marku 3:7rreth 31 e.s.

    Por Jezusi me dishepujt e vet u tërhoq drejt detit; dhe një turmë e madhe nga Galilea i ndoqi; edhe nga Judea;

  2. Marku 3:8rreth 31 e.s.

    dhe nga Jeruzalemi, nga Idumea, nga përtej Jordanit; gjithashtu një turmë e madhe nga rrethinat Etiros dhe të Sidonit, kur dëgjoi gjërat e medha që ai bënte, erdhi tek ai.

  3. Marku 3:9rreth 31 e.s.

    Atëherë ai u tha dishepujve të tij të kenë gjithnjë gati një barkë, që populli mos e shtynte.

  4. Marku 3:10rreth 31 e.s.

    Sepse ai kishte shëruar shumë veta, të gjithë që kishin sëmundje dyndeshin rreth tij që ta preknin.

  5. Marku 3:11rreth 31 e.s.

    Dhe frymërat e ndyrë, kur e shihnin, binin përmbys para tij dhe bërtitnin, duke thënë: ''Ti je Biri i Perëndisë!''.

  6. Marku 3:12rreth 31 e.s.

    Por ai i qortoi rreptësisht që të mos thonin se kush ishte ai.

  7. Marku 3:13rreth 31 e.s.

    Pastaj ai u ngjit në mal dhe thirri pranë vetes ata që deshi. Dhe ata erdhën tek ai.

  8. Marku 3:14rreth 31 e.s.

    Dhe ai i caktoi dymbëdhjetë që të rrinin me të dhe që mund t'i dërgonte të predikojnë,

  9. Marku 3:15rreth 31 e.s.

    dhe të kishin pushtet të shëronin sëmundjet dhe të dëbonin demonët.

  10. Marku 3:16rreth 31 e.s.

    Ata ishin: Simoni, të cilit ia vuri emrin Pjetër;

  11. Marku 3:17rreth 31 e.s.

    Jakobi, bir i Zebedeut, dhe Gjoni, vë-llai i Jakobit, të cilave ua vuri emrin Boanerges, që do të thotë: "Bij të bubullimës";

  12. Marku 3:18rreth 31 e.s.

    Andrea, Filipi, Bartolomeu, Mateu, Thomai, Jakobi i Alfeut, Tadeu, Simon Kananeasi,

  13. Marku 3:19rreth 31 e.s.

    dhe Juda Iskarioti, i cili më pas e tradhëtoi.

  14. Marku 3:20rreth 31 e.s.

    Pastaj hynë në një shtëpi. Dhe u mblodh përsëri një turmë aq e madhe, sa që as bukë s'mund të hanin.

  15. Marku 3:21rreth 31 e.s.

    Dhe kur të afërmit e tij e morën vesh, shkuan ta marrin atë, sepse flitej: ''Nuk është në vete''.

  16. Marku 3:22rreth 31 e.s.

    Kurse skribët, që kishin zbritur nga Jeruzalemi, thoshnin: ''Ai e ka Beelzebubin dhe i dëbon demonët me princin e demonëve''.

  17. Marku 3:23rreth 31 e.s.

    Por ai i thirri pranë vetes dhe u foli me anë të shëmbëlltyrave: ''Si mund Satanai të dëbojë Satananë?

  18. Marku 3:24rreth 31 e.s.

    Në qoftë se një mbretëri është përçarë kundër vetvetes, ajo mbretëri nuk mund të qëndrojë.

  19. Marku 3:25rreth 31 e.s.

    Dhe në qoftë se një shtëpi përçahet kundër vetvetes, ajo shtëpi nuk mund të qëndrojë.

  20. Marku 3:26rreth 31 e.s.

    Kështu, në se Satanai ngrihet kundër vetvetes dhe është përçarë, nuk mbahet dot, por i erdhi fundi!

  21. Marku 3:27rreth 31 e.s.

    Askush nuk mund të hyjë në shtëpinë e njeriut të fortë dhe t'ia grabitë pasuritë e tij, pa e lidhur më parë njeriun e fortë; vetëm atëherë mund t'ia plaçkitë shtëpinë.

  22. Marku 3:28rreth 31 e.s.

    Në të vërtetë po ju them se bijve të njerëzve do t'u falet çfarëdo mëkat dhe çdo blasfemi që do të thonë;

  23. Marku 3:29rreth 31 e.s.

    po për atë që do të blasfemojë kundër Frymës së Shenjtë nuk do të ketë falje përjetë; ai është fajtor për dënim të përjetshëm''.

  24. Marku 3:30rreth 31 e.s.

    Sepse ata thoshnin: ''Ai ka një frymë të ndyrë!''.

  25. Marku 3:31rreth 31 e.s.

    Ndërkaq erdhën vëllezërit e tij dhe e ëma dhe, si ndaluan përjashta, dërguan ta thërrasin.