circa 6 BC – AD 30
The Life of Jesus
The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.
Vargje nga kjo periudhë
- Marku 4:22rreth 31 e.s.
Sepse nuk ka asgjë të fshehtë që të mos zbulohet, as kurrgjë sekrete që të mos dalin në dritë.
- Marku 4:23rreth 31 e.s.
Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë!''
- Marku 4:24rreth 31 e.s.
Dhe u tha atyre: ''Vini re atë që dëgjoni. Me atë masë që ju matni, do t'iu matet juve; edhe juve që dëgjoni do t'iu jepet edhe më.
- Marku 4:25rreth 31 e.s.
Sepse atij që ka, do t'i jepet, por atij që s'ka, do t'i merret edhe ajo që ka.
- Marku 4:26rreth 31 e.s.
Tha akoma: ''Mbretëria e Perëndisë është si një njeri që hedh farën në dhe.
- Marku 4:27rreth 31 e.s.
Dhe natën dhe ditën, ndërsa ai fle dhe çohet, fara mbin dhe rritet, pa e ditur ai se si.
- Marku 4:28rreth 31 e.s.
Sepse dheu prodhon vetvetiu më parë kërcellin, pastaj kallirin, dhe më në fund kallirin plot me kokrra.
- Marku 4:29rreth 31 e.s.
Dhe kur fryti piqet, menjëherë korrësi i vë drapërin, sepse erdhi koha e korrjes.
- Marku 4:30rreth 31 e.s.
Edhe tha: Me se ta krahasojmë mbretërinë e Perëndisë? Ose me çfarë shëmbëlltyre ta paraqesim?
- Marku 4:31rreth 31 e.s.
Ajo i ngjan farës së sinapit, që, kur është mbjellë në dhe, është më e vogla nga të gjitha farërat që janë mbi dhe;
- Marku 4:32rreth 31 e.s.
por, pasi mbillet, rritet dhe bëhet më e madhe se të gjitha barishtet; dhe lëshon degë aq të mëdha, sa zogjtë e qiellit mund të gjejnë strehë nën hijen e saj''.
- Marku 4:33rreth 31 e.s.
Dhe me shumë shëmbëlltyra të tilla, u shpallte atyre fjalën, ashtu si ata ishin në gjendje ta kuptojnë.
- Marku 4:34rreth 31 e.s.
Dhe nuk u fliste atyre pa shëmbëlltyra, ndërsa dishepujve të tij, veçmas, u shpjegonte çdo gjë.
- Marku 4:35rreth 31 e.s.
Tani po atë ditë, si u ngrys, u tha atyre: ''Kalojmë te bregu matanë!
- Marku 4:36rreth 31 e.s.
Dhe dishepujt, si e nisën popullin, e morrën me vete Jezusin, ashtu si ishte, në barkë. Me të ishin edhe disa barka të tjera të vogla.
- Marku 4:37rreth 31 e.s.
Ndërkaq shpërtheu një furtunë e madhe dhe valët përplaseshin mbi barkë aq shumë sa ajo po mbushej.
- Marku 4:38rreth 31 e.s.
Ai ndërkaq po flinte në kiç mbi një jastëk. Ata e zgjuan dhe i thanë: ''Mësues, a nuk merakosesh që ne po marrim fund?''.
- Marku 4:39rreth 31 e.s.
Dhe ai si u zgjua, e qortoi erën dhe i foli detit: ''Pusho dhe fashitu!''. Dhe era pushoi dhe u bë qetësi e madhe.
- Marku 4:40rreth 31 e.s.
Atëherë u tha atyre: ''Pse jeni ju aq frikacakë? Vallë, si nuk keni besim?''.
- Marku 4:41rreth 31 e.s.
Dhe ata i zuri një frikë e madhe dhe i thoshnin njëritjetrit: ''Vallë, kush është ky, që po i binden edhe era edhe deti?''.
- Marku 5:1rreth 31 e.s.
Kështu arritën në bregun tjetër të detit, në krahinën e Gadarenasve.
- Marku 5:2rreth 31 e.s.
Dhe, sapo Jezusi zbriti nga barka, menjëherë i doli përpara nga varrezat një njeri i pushtuar nga një frymë e ndyrë,
- Marku 5:3rreth 31 e.s.
i cili banonte në varreza dhe kurrkush s'kishte mundur ta lidhë, qoftë edhe me zinxhirë.
- Marku 5:4rreth 31 e.s.
Shpesh herë, pra, e kishin lidhur me pranga e zinxhirë; por ai gjithnjë i thyente zinxhirët dhe i këpuste prangat; dhe kurrkush nuk e kishte bërë dot zap.
- Marku 5:5rreth 31 e.s.
Vazhdimisht, natën dhe ditën, nëpër varre e mbi male, shkonte duke bërtitur dhe duke e rrahur veten me gurë.