circa 6 BC – AD 30
The Life of Jesus
The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.
Vargje nga kjo periudhë
- Marku 5:6rreth 31 e.s.
Tani kur e pa Jezusin prej së largu, ai u turr dhe ra përmbys përpara tij,
- Marku 5:7rreth 31 e.s.
dhe me një britmë të madhe tha: ''Ç'ka ndërmjet mes nesh dhe teje, o Jezus, Bir i Perëndisë të shumë të lartit? Unë të përgjërohem në emrin e Perëndisë, mos më mundo!;''.
- Marku 5:8rreth 31 e.s.
Sepse ai i kishte thënë: ''Frymë e ndyrë, dil prej këtij njeriu!''.
- Marku 5:9rreth 31 e.s.
Atëhere Jezusi e pyeti: ''Cili është emri yt?''. Dhe ai u përgjigj duke thënë: ''Unë quhëm Legjion, sepse jemi shumë''.
- Marku 5:10rreth 31 e.s.
Dhe i lutej me të madhe që ai të mos i përzinte nga ajo krahinë.
- Marku 5:11rreth 31 e.s.
Tani aty ishte, në brinjë të malit, një tufë e madhe derrash që kulloste.
- Marku 5:12rreth 31 e.s.
Atëhere gjithë demonët e lutën duke thënë: ''Na dërgo në derrat, që të hymë në ta''.
- Marku 5:13rreth 31 e.s.
Dhe Jezusi menjëherë u lejoi atyre; atëherë frymërat e ndyra mbasi dolën, hynë në derrat dhe tufa u hodh poshtë nga gremina në det; ishin afërsisht dymijë krerë, dhe u mbytën në det.
- Marku 5:14rreth 31 e.s.
Atëherë ata që i kullotnin derrat ikën dhe e përhapën lajmin në qytet e nëpër fshatra; dhe njerëzit erdhën për të parë çfarë kishte ndodhur.
- Marku 5:15rreth 31 e.s.
Kur erdhën te Jezusi, panë të idemonizuarin ulur, të veshur dhe me mendje në rregull, atë që ishte idemonizuar nga Legjoni, dhe kishin frikë.
- Marku 5:16rreth 31 e.s.
Dhe ata që e kishin parë ngjarjen u treguan atyre se çfarë i kishte ngjarë të idemonizuarit dhe çështjen e derrave.
- Marku 5:17rreth 31 e.s.
Atëhere ata filluan t'i luten Jezusit që të largohej nga krahina e tyre.
- Marku 5:18rreth 31 e.s.
Kur ai po hynte në barkë, ai që kishte qenë i idemonizuar i lutej që të mund të rrinte me të;
- Marku 5:19rreth 31 e.s.
por Jezusi nuk e lejoj, madje i tha: ''Shko në shtëpinë tënde, te të tut dhe u trego atyre çfarë gjërash të medha bëri Zoti dhe si pati mëshirë për ty''.
- Marku 5:20rreth 31 e.s.
Dhe ai shkoi dhe nisi të predikojë nëpër Dekapolis për të gjitha ato që i kishte bërë Jezusi; të gjithë u mrrekulluan.
- Marku 5:21rreth 31 e.s.
Dhe kur Jezusi kaloj përsëri në bregun tjetër me barkë, një turmë e madhe u mblodh rreth tij; dhe ai qëndroj në breg të detit.
- Marku 5:22rreth 31 e.s.
Atëhere erdhi një nga krerët e sinagogës, me emër Jair, që, kur e pa, i ra ndër këmbë,
- Marku 5:23rreth 31 e.s.
dhe ju lut me të madhe duke thënë: ''Ime bijë është duke dhënë shpirt; eja, vëri duart mbi të që të shërohet dhe të jetojë!''.
- Marku 5:24rreth 31 e.s.
Dhe ai shkoi me të. Një turmë e madhe e ndiqte dhe shtyhej rreth tij.
- Marku 5:25rreth 31 e.s.
Tani një grua që kishte një fluks gjaku që prej dymbëdhjetë vjetësh
- Marku 5:26rreth 31 e.s.
dhe kishte vuajtur shumë nga ana e mjekëve të ndryshëm duke shpenzuar gjithë pasurinë e vet pa kurrfarë dobie, madje duke u bërë më keq,
- Marku 5:27rreth 31 e.s.
kur dëgjoi të flitej për Jezusin, u fut në turmë dhe pas shpinës preku rrobën e Jezusit,
- Marku 5:28rreth 31 e.s.
sepse thoshte: ''Nëse vetëm ia prek rroben e tij, do të shërohem''.
- Marku 5:29rreth 31 e.s.
Dhe menjëherë rrjedha e gjakut iu ndal dhe ajo ndjeu në trupin e vet se u shërua nga ajo sëmundje.
- Marku 5:30rreth 31 e.s.
Por menjëherë Jezusi, duke e ndjerë në vete që një fuqi kishte dalë prej tij, u kthye midis turmës, tha: ''Kush m'i preku rrobat?