Kalo te përmbajtja

circa 6 BC – AD 30

The Life of Jesus

The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.

3,779 vargje · 4 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Mateu 24:13rreth 33 e.s.

    por ai që do të ngulmojë deri në fund do të shpëtohet.

  2. Mateu 24:14rreth 33 e.s.

    Dhe ky ungjill i mbretërisë do të predikohet në gjithë botën si një dëshmi për gjithë kombet, dhe atëherë do të vijë mbarimi''.

  3. Mateu 24:15rreth 33 e.s.

    ''Kur të shihni, pra, neverinë e shkretimit, që është parathënë nga profeti Daniel, që ka zënë vend në vendin e shenjtë (kush lexon le ta kuptojë),

  4. Mateu 24:16rreth 33 e.s.

    atëherë ata që janë në Jude, le të ikin ndër male.

  5. Mateu 24:17rreth 33 e.s.

    Kush ndodhet mbi taracën e shtëpisë, të mos zbresë për të marrë diçka në shtëpinë e vet;

  6. Mateu 24:18rreth 33 e.s.

    dhe kush është ndër ara, të mos kthehet për të marrë mantelin e tij.

  7. Mateu 24:19rreth 33 e.s.

    Por mjerë gratë shtatzëna dhe ato që do t'u japin gji fëmijëve në ato ditë!

  8. Mateu 24:20rreth 33 e.s.

    Dhe lutuni që ikja juaj të mos ndodhë në dimër, as të shtunën,

  9. Mateu 24:21rreth 33 e.s.

    sepse atëherë do të ketë një mundim aq të madh, sa nuk ka ndodhur kurrë që nga krijimi i botës e deri më sot, dhe as nuk do të ketë më kurrë!

  10. Mateu 24:22rreth 33 e.s.

    Dhe, po të mos shkurtoheshin ato ditë, asnjë mish nuk do të shpëtonte; por për shkak të të zgjedhurve, ato ditë do të shkurtohen.

  11. Mateu 24:23rreth 33 e.s.

    Atëherë, në qoftë se dikush do t'ju thotë: "Ja, Krishti është këtu", ose "Éshtë atje", mos i besoni.

  12. Mateu 24:24rreth 33 e.s.

    Sepse do të dalin krishtër të rremë dhe profetë të rremë, dhe do të bëjnë shenja të mëdha dhe mrrekulli të tilla aq sa t'i mashtrojnë, po të ishte e mundur, edhe të zgjedhurit.

  13. Mateu 24:25rreth 33 e.s.

    Ja, unë ju paralajmërova.

  14. Mateu 24:26rreth 33 e.s.

    Pra, në qoftë se ju thonë: "Ja, është në shkretëtirë", mos shkoni atje: "Ja, është në dhomat e fshehta", mos u besoni.

  15. Mateu 24:27rreth 33 e.s.

    Sepse, si vetëtima që del nga lindja dhe flakëron deri në perëndim, kështu do të jetë ardhja e Birit të njeriut.

  16. Mateu 24:28rreth 33 e.s.

    Sepse ku të ketë kërma, aty do të mblidhen shqiponjat''.

  17. Mateu 24:29rreth 33 e.s.

    ''Tani, fill pas pikëllimit të atyre ditëve, dielli do të erret dhe hëna nuk do të japë dritën e vet, yjet do të bien nga qielli dhe fuqitë e qiejve do të tronditen.

  18. Mateu 24:30rreth 33 e.s.

    Dhe atëherë do të duket në qiell shenja e Birit të njeriut; dhe të gjitha kombet e dheut do të mbajnë zi dhe do ta shohin Birin e njeriut duke ardhur mbi retë e qiellit me fuqi dhe lavdi të madhe.

  19. Mateu 24:31rreth 33 e.s.

    Ai do t'i dërgojë engjëjt e vet me tinguj të fuqishëm borie; dhe ata do t'i mbledhin të zgjedhurit e tij nga të katër erërat, nga një skaj i qiellit te tjetri.

  20. Mateu 24:32rreth 33 e.s.

    Tani mësoni nga fiku këtë shëmbëlltyrë: kur tashmë degët e tij njomësohen dhe nxjerrin gjethet, ta dini se vera është afër.

  21. Mateu 24:33rreth 33 e.s.

    Kështu edhe ju, kur t'i shihni të gjitha këto gjëra, ta dini se ai është afër, madje te dera.

  22. Mateu 24:34rreth 33 e.s.

    Në të vërtetë po ju them se ky brez nuk do të kalojë, pa u realizuar të gjitha këto.

  23. Mateu 24:35rreth 33 e.s.

    Qielli dhe toka do të kalojnë, por fjalët e mia nuk do të kalojnë.

  24. Mateu 24:36rreth 33 e.s.

    Tani sa për atë ditë dhe për atë orë, askush s'e di, as engjëjt e qieive, por vetëm Ati im.

  25. Mateu 24:37rreth 33 e.s.

    Por, ashtu si qe në ditët e Noeut, kështu do të jetë edhe në ardhjen e Birit të njeriut.