Kalo te përmbajtja

circa 6 BC – AD 30

The Life of Jesus

The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.

3,779 vargje · 4 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Mateu 23:2rreth 33 e.s.

    duke thënë: ''Skribët dhe farisenjtë ulen mbi katedrën e Moisiut.

  2. Mateu 23:3rreth 33 e.s.

    Zbatoni, pra, dhe bëni gjithçka t'ju thonë të zbatoni; por mos bëni si bëjnë ata, sepse thonë, por nuk e bëjnë.

  3. Mateu 23:4rreth 33 e.s.

    Por lidhin barrë të rënda që barten me vështirësi, dhe ua vënë mbi kurrizin e njerëzve; Por ata nuk duan të luajnë vetë as me gisht.

  4. Mateu 23:5rreth 33 e.s.

    Por të gjitha veprat e tyre i bëjnë për t'u dukur nga njerëzit; i zgjërojnë filateritë e tyre dhe i zgjatin thekët e rrobave të tyre.

  5. Mateu 23:6rreth 33 e.s.

    Duan kryet e vendit në gostira dhe vendet e para në sinagoga,

  6. Mateu 23:7rreth 33 e.s.

    si edhe përshëndetjet në sheshe dhe të quhen rabbi, rabbi nga njerëzit.

  7. Mateu 23:8rreth 33 e.s.

    Por ju mos lejoni që t'ju quajnë rabbi, sepse vetëm një është mësuesi juaj: Krishti, dhe ju të gjithë jeni vëllezër.

  8. Mateu 23:9rreth 33 e.s.

    Dhe përmbi tokë mos thirrni askënd atë tuaj, sepse vetëm një është Ati juaj, ai që është në qiej.

  9. Mateu 23:10rreth 33 e.s.

    As mos lejoni që t'ju quajnë udhëheqës, sepse vetëm një është udhëheqësi juaj: Krishti.

  10. Mateu 23:11rreth 33 e.s.

    Dhe më i madhi prej jush le të jetë shërbëtori juaj.

  11. Mateu 23:12rreth 33 e.s.

    Sepse kush do të lartësojë veten, do të poshtërohet; dhe kush do të përulë veten, do të lartësohet.

  12. Mateu 23:13rreth 33 e.s.

    Por mjerë ju, o skribë dhe farisenj hipokritë! Sepse mbyllni mbretërinë e qiejve para njerëzve; sepse as ju nuk hyni, as nuk i lini të hyjnë ata që janë për të hyrë.

  13. Mateu 23:14rreth 33 e.s.

    Mjerë ju, o skribë dhe farisenj hipokritë! Sepse gllabëroni shtëpitë e të vejave dhe për sy e faqe bëni lutje të gjata; për këtë arsye ju do të pësoni një dënim më të rreptë.

  14. Mateu 23:15rreth 33 e.s.

    Mjerë ju, o skribë dhe farisenj hipokritë! Sepse përshkoni detin dhe dheun për të bërë prozelitë, dhe kur ndokush bëhet i tillë, e bëni bir të Gehenas dhe dy herë më të keq se ju!

  15. Mateu 23:16rreth 33 e.s.

    Mjerë ju, udhëheqës të verbër, që thoni: "Në qoftë se dikush betohet për tempullin, kjo s'është gjë; por në qoftë se betohet për arin e tempullit, është i detyruar".

  16. Mateu 23:17rreth 33 e.s.

    Të marrë dhe të verbër! Sepse cili është më i madh: ari apo tempulli që e shenjtëron arin?

  17. Mateu 23:18rreth 33 e.s.

    Dhe në qoftë se dikush betohet për altarin, s'është gjë; por ne qoftë se betohet për ofertën që është mbi të, është i detyruar".

  18. Mateu 23:19rreth 33 e.s.

    Të marrë dhe të verbër! Sepse cila është më e madhe, oferta apo altari që e shenjtëron ofertën?

  19. Mateu 23:20rreth 33 e.s.

    Ai, pra, që betohet për altarin, betohet për të dhe për çdo gjë që është përmbi të!

  20. Mateu 23:21rreth 33 e.s.

    Ai që betohet për tempullin, betohet për të dhe për atë që banon atje.

  21. Mateu 23:22rreth 33 e.s.

    Dhe ai që betohet për qiellin, betohet për fronin e Perëndisë dhe për atë që është ulur mbi të.

  22. Mateu 23:23rreth 33 e.s.

    Mjerë ju, skribë dhe farisenj hipokritë! Sepse ju llogaritni të dhjetën e mëndrës, të koprës dhe të barit të gjumit, dhe lini pas dore gjërat më të rëndësishme të ligjit: gjyqin, mëshirën dhe besimin; këto gjëra duhet t'i praktikoni pa i lënë pas dore të tjerat.

  23. Mateu 23:24rreth 33 e.s.

    Udhëheqës të verbër, që sitni mushkonjën dhe kapërdini devenë!

  24. Mateu 23:25rreth 33 e.s.

    Mjerë ju, skribë dhe farisenj hipokritë! Sepse pastroni anën e jashtme të kupës dhe të pjatës, ndërsa përbrenda janë plot me grabitje dhe teprime.

  25. Mateu 23:26rreth 33 e.s.

    Farise i verbër! Pastro më parë përbrenda kupën dhe pjatën, që edhe përjashta të jetë e pastër.