Kalo te përmbajtja

circa 6 BC – AD 30

The Life of Jesus

The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.

3,779 vargje · 4 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Mateu 23:27rreth 33 e.s.

    Mjerë ju, o skribë dhe farisenj hipokritë! Sepse u ngjani varreve të zbardhuara (me gëlqere), që nga jashtë duken të bukur, por brenda janë plot eshtra të vdekurish dhe gjithfarë papastërtish.

  2. Mateu 23:28rreth 33 e.s.

    Kështu edhe ju nga jashtë u paraqiteni njerëzve si të drejtë; por përbrenda jeni plot hipokrizi dhe paudhësi.

  3. Mateu 23:29rreth 33 e.s.

    Mjerë ju, o skribë dhe farisenj hipokritë! Sepse ndërtoni varrezat e profetëve dhe zbukuroni monumentet e të drejtëve,

  4. Mateu 23:30rreth 33 e.s.

    dhe thoni: "Po të kishim jetuar në kohën e etërve tanë, nuk do të kishim bashkëpunuar me ta në vrasjen e profetëve".

  5. Mateu 23:31rreth 33 e.s.

    Duke folur kështu, ju dëshmoni kundër vetes suaj, se jeni bijtë e atyre që vranë profetët.

  6. Mateu 23:32rreth 33 e.s.

    Ju e kaloni masën e etërve tuaj!

  7. Mateu 23:33rreth 33 e.s.

    O gjarpërinj, o pjellë nëpërkash! Si do t'i shpëtoni gjykimit të Gehenas?

  8. Mateu 23:34rreth 33 e.s.

    Prandaj, ja unë po ju dërgoj profetë, dijetarë dhe skribë; ju disa prej tyre do t'i vritni dhe do t'i kryqëzoni, disa të tjerë do t'i fshikulloni në sinagogat tuaja dhe do t'i persekutoni nga një qytet në tjetrin,

  9. Mateu 23:35rreth 33 e.s.

    që të bjerë mbi ju gjithë gjaku i drejtë i derdhur mbi dhe, nga gjaku i të drejtit Abel, deri te gjaku i Zaharias, birit të Barakias, që ju e vratë ndërmjet tempullit dhe altarit.

  10. Mateu 23:36rreth 33 e.s.

    Në të vërtetë po ju them se të gjitha këto gjëra do të bien mbi këtë brez.

  11. Mateu 23:37rreth 33 e.s.

    Jeruzalem, Jeruzalem, që i vret profetët dhe i vret me gurë ata që të janë dërguar! Sa herë kam dashur t'i mbledh bijtë e tu ashtu si i mbledh klloçka zogjtë e vet nën krahë, por ju nuk deshët!

  12. Mateu 23:38rreth 33 e.s.

    Ja, shtëpia juaj po ju lihet e shkretë.

  13. Mateu 23:39rreth 33 e.s.

    Sepse unë po ju them, se tash e tutje nuk do të më shihni më deri sa të thoni: "I bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit!"''.

  14. Mateu 24:1rreth 33 e.s.

    Tani kur Jezusi doli nga tempulli dhe po largohej, dishepujt e tij iu afruan për t'i treguar ndërtesat e tempullit.

  15. Mateu 24:2rreth 33 e.s.

    Por Jezusi u tha atyre: ''A nuk i shikoni ju të gjitha këto? Në të vërtetë po ju them se këtu nuk do të mbetet asnjë gur mbi gur që nuk do të rrënohet''.

  16. Mateu 24:3rreth 33 e.s.

    Pastaj, kur ai u ul të rrinte në malin e Ullinjve, dishepujt e vet iu afruan mënjanë dhe i thanë: ''Na thuaj, kur do të ndodhin këto gjëra? Dhe cila do të jetë shenja e ardhjes sate dhe e mbarimit të botës?''.

  17. Mateu 24:4rreth 33 e.s.

    Dhe Jezusi duke u përgjigjur u tha atyre: ''Ruhuni se mos ju mashtron ndokush!

  18. Mateu 24:5rreth 33 e.s.

    Sepse shumë do të vijnë në emrin tim, duke thënë: "Unë jam Krishti" dhe do të mashtrojnë shumë njërëz.

  19. Mateu 24:6rreth 33 e.s.

    Atëherë do të dëgjoni të flitet për lufta dhe për ushtima luftash; ruhuni të mos shqetësoheni, sepse të gjitha këto duhet të ndodhin, por ende mbarimi nuk do të ketë ardhur.

  20. Mateu 24:7rreth 33 e.s.

    Do të ngrihet, pra, popull kundër populli dhe mbretëri kundër mbretërie; do të ketë zi buke, murtajë dhe tërmete në vende të ndryshme.

  21. Mateu 24:8rreth 33 e.s.

    Por të gjitha këto gjëra do të jenë vetëm fillimi i dhembjeve të lindjes.

  22. Mateu 24:9rreth 33 e.s.

    Atëherë do t'ju dorëzojnë në mundime dhe do t'ju vrasin; dhe të gjithë kombet do t'ju urrejnë për shkak të emrit tim.

  23. Mateu 24:10rreth 33 e.s.

    Atëherë shumë do të skandalizohen, do ta tradhëtojnë njeri tjetrin dhe do të urrejnë njeri tjetrin.

  24. Mateu 24:11rreth 33 e.s.

    Dhe do të dalin shumë profetë të rremë, dhe do të mashtrojnë shumë njerëz.

  25. Mateu 24:12rreth 33 e.s.

    Dhe, duke qenë se paudhësia do të shumohet, shumëkujt do t'i ftohet dashuria;