circa 6 BC – AD 30
The Life of Jesus
The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.
Vargje nga kjo periudhë
- Mateu 24:38rreth 33 e.s.
Sepse, ashtu si në ditët përpara përmbytjes, njerëzit hanin dhe pinin, martoheshin dhe martonin, derisa Noeu hyri në arkë;
- Mateu 24:39rreth 33 e.s.
dhe nuk kuptuan asgjë, deri sa erdhi përmbytja dhe i fshiu të gjithë; kështu do të ndodhë në ardhjen e Birit të njeriut.
- Mateu 24:40rreth 33 e.s.
Atëherë dy do të jenë në arë, një do të merret dhe tjetri do të lihet.
- Mateu 24:41rreth 33 e.s.
dy gra do të bluajnë në mulli, një do të merret dhe tjetra do të lihet.
- Mateu 24:42rreth 33 e.s.
Rrini zgjuar, pra, sepse nuk e dini në cilën orë do të vijë Zoti juaj.
- Mateu 24:43rreth 33 e.s.
Por dijeni këtë, se ta dinte i zoti i shtëpisë në çfarë orë të natës do të vijë vjedhësi, do të rrinte zgjuar dhe nuk do të lejonte t'i shpërthehej shtëpia.
- Mateu 24:44rreth 33 e.s.
Prandaj edhe ju jini gati, sepse Biri i njeriut do të vijë në atë orë kur ju nuk mendoni''.
- Mateu 24:45rreth 33 e.s.
''Cili është, pra, ai shërbëtor besnik dhe i mençur, që zotëria e tij e caktoi përmbi shtëpiarët e vet, për t'u dhënë atyre ushqimin në kohën e duhur?
- Mateu 24:46rreth 33 e.s.
Lum ai shërbëtor që, kur të kthehet zotëria e tij, e gjen duke bërë kështu.
- Mateu 24:47rreth 33 e.s.
Në të vërtetë po ju them se ai do t'ia besojë administrimin e gjithë pasurisë së vet.
- Mateu 24:48rreth 33 e.s.
Por, në qoftë se ky shërbëtor i mbrapshtë, thotë në zemër të vet: "Zotëria ime vonon të vijë",
- Mateu 24:49rreth 33 e.s.
dhe fillon t'i rrahë shokët e vet dhe të hajë e të pijë me pijanecët;
- Mateu 24:50rreth 33 e.s.
zotëria e këtij shërbëtori do të vijë në atë ditë kur ai nuk e pret dhe në atë orë kur ai nuk e di;
- Mateu 24:51rreth 33 e.s.
do ta ndëshkojë rëndë dhe do t'i rezervojë fatin e hipokritëve. Atje do të jetë e qara dhe kërcëllim dhëmbësh''.
- Mateu 25:1rreth 33 e.s.
''Atëherë mbretëria e qiejve do t'u ngjajë dhjetë virgjëreshave, të cilat i morën llampat e tyre, dhe i dolën para dhëndrit.
- Mateu 25:2rreth 33 e.s.
Tani pesë nga ato ishin të mençura dhe pesë budallaçka.
- Mateu 25:3rreth 33 e.s.
Budallaçkat, kur morën llampat e tyre, nuk morën me vet vajin;
- Mateu 25:4rreth 33 e.s.
kurse të mençurat, bashkë me llampat, morën edhe vajin në enët e tyre.
- Mateu 25:5rreth 33 e.s.
Tani, duke qenë se dhëndri po vononte, dremitën të gjitha dhe i zuri gjumi.
- Mateu 25:6rreth 33 e.s.
Aty nga mesnata u dëgjua një britmë: "Ja, po vjen dhëndri, i dilni para!".
- Mateu 25:7rreth 33 e.s.
Atëherë të gjitha ato virgjëreshat u zgjuan dhe përgatitën llampat e tyre.
- Mateu 25:8rreth 33 e.s.
Dhe budallaçkat u thanë të mençurave: "Na jepni nga vaji juaj, sepse llampat tona po na fiken".
- Mateu 25:9rreth 33 e.s.
Por të mençurat duke u përgjigjur thanë: "Jo, sepse nuk do të mjaftonte as për ne e as për ju; më mirë shkoni te tregtarët dhe e blini".
- Mateu 25:10rreth 33 e.s.
Tani kur ato shkuan ta blejnë, erdhi dhëndri; virgjëreshat që ishin gati, hynë bashkë me të në dasmë; dhe dera u mbyll.
- Mateu 25:11rreth 33 e.s.
Më pas erdhën edhe virgjëreshat e tjera, duke thënë: "Zot, zot, hapna".