Kalo te përmbajtja

circa 6 BC – AD 30

The Life of Jesus

The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.

3,779 vargje · 4 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Mateu 25:37rreth 33 e.s.

    Atëherë të drejtët do t'i përgjigjen duke thënë: "Zot, kur të pamë të uritur dhe të dhamë për të ngrënë; ose të etur dhe të dhamë për të pirë?

  2. Mateu 25:38rreth 33 e.s.

    Dhe kur të pamë të huaj dhe të pritëm ose të zhveshur dhe të veshëm?

  3. Mateu 25:39rreth 33 e.s.

    Dhe kur të pamë të lënguar ose në burg dhe erdhëm te ti?".

  4. Mateu 25:40rreth 33 e.s.

    Dhe Mbreti duke iu përgjigjur do t'u thotë: "Në të vërt etë po ju them: sa herë ia keni bërë këtë ndonjërit prej këtyre vëllezërve të mi më të vegjël, këtë ma bëtë mua.

  5. Mateu 25:41rreth 33 e.s.

    Pastaj ai do t'u thotë edhe atyre që do të jenë në të majtë: "Largohuni nga unë, të mallkuar, në zjarr të përjetshëm, të përgatitur për djallin dhe engjëjt e tij.

  6. Mateu 25:42rreth 33 e.s.

    Sepse pata uri dhe nuk më dhatë për të ngrënë, pata etje dhe nuk më dhatë për të pirë,

  7. Mateu 25:43rreth 33 e.s.

    isha i huaj dhe nuk më pritët, i zhveshur dhe nuk më veshët, i sëmurë dhe në burg dhe nuk erdhët të më shihni".

  8. Mateu 25:44rreth 33 e.s.

    Atëherë edhe ata do t'i përgjigjen duke thënë: "Zot, kur të pamë të uritur ose të etur, ose të huaj, ose të zhveshur, ose të lëngatë ose në burg dhe nuk të shërbyem?".

  9. Mateu 25:45rreth 33 e.s.

    Atëherë ai do t'u përgjigjet atyre duke thënë: "Në të vërtetë ju them: sa herë nuk ia keni bërë këtë ndonjërit prej këtyre më të vegjëlve, këtë nuk ma bëtë as edhe mua".

  10. Mateu 25:46rreth 33 e.s.

    Dhe ata do të shkojnë në mundim të përjetshëm, dhe të drejtët në jetën e përjetshme''.

  11. Mateu 26:1rreth 33 e.s.

    Dhe ndodhi që, mbasi Jezusi i mbaroi të gjitha këto fjalime, u tha dishepujve të vet:

  12. Mateu 26:2rreth 33 e.s.

    ''Ju e dini se pas dy ditësh janë Pashkët dhe Biri i njeriut do të dorëzohet për t'u kryqëzuar''.

  13. Mateu 26:3rreth 33 e.s.

    Atëherë krerët e priftërinjve, skribët dhe pleqtë e popullit u mblodhën në pallatin e kryepriftit që quhej Kajafa.

  14. Mateu 26:4rreth 33 e.s.

    Edhe bënin këshillë për ta zënë Jezusin me dredhi dhe ta vrasin;

  15. Mateu 26:5rreth 33 e.s.

    por thonin: ''Jo gjatë festës, që të mos bëhet ndonjë trazirë në popull''.

  16. Mateu 26:6rreth 33 e.s.

    Tani, kur Jezusi ishte në Betani, në shtëpinë e lebrozit Simon,

  17. Mateu 26:7rreth 33 e.s.

    iu afrua një grua me një alabastër me vaj të parfumuar shumë të kushtueshëm, dhe ia derdhi mbi kokën e tij, kur ai po rrinte në tryezë.

  18. Mateu 26:8rreth 33 e.s.

    Kur e panë këtë gjë, dishepujt e tij u zemëruan dhe thanë: ''Përse gjithë ky shpenzim i kotë?

  19. Mateu 26:9rreth 33 e.s.

    Ky vaj, në fakt, mund të shitej shumë shtrenjtë dhe paratë t'u jepeshin të varfërve''.

  20. Mateu 26:10rreth 33 e.s.

    Por Jezusi e mori vesh dhe u tha atyre: ''Pse e shqetësoni këtë grua? Ajo kreu në fakt një vepër të mirë ndaj meje.

  21. Mateu 26:11rreth 33 e.s.

    Sepse të varfërit do t'i keni përherë me ju, por mua nuk do të më keni përherë.

  22. Mateu 26:12rreth 33 e.s.

    Sepse, duke derdhur këtë vaj të parfumuar mbi trupin tim, ajo e bëri për ta përgatitur trupin tim për varrim.

  23. Mateu 26:13rreth 33 e.s.

    Në të vërtetë unë po ju them se kudo që do të predikohet ky ungjill, në gjithë botën, do të tregohet edhe çfarë bëri kjo grua, në përkujtim të saj''.

  24. Mateu 26:14rreth 33 e.s.

    Atëherë një nga të dymbëdhjetët, me emër Judë Iskarioti, shkoi te krerët e priftërinjëve,

  25. Mateu 26:15rreth 33 e.s.

    dhe u tha atyre: ''Sa do të më jepni që unë t'jua dorëzoj?''. Dhe ata i numëruan tridhjetë sikla argjendi.