Kalo te përmbajtja

circa 6 BC – AD 30

The Life of Jesus

The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.

3,779 vargje · 4 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Mateu 26:16rreth 33 e.s.

    Dhe qysh atëherë ai kërkonte rastin e përshtatshëm për ta tradhtuar.

  2. Mateu 26:17rreth 33 e.s.

    Tani ditën e parë të ndormëve, dishepujt iu afruan Jezusit dhe i thanë: ''Ku don të shtrojmë për të ngrënë Pashkën?''.

  3. Mateu 26:18rreth 33 e.s.

    Dhe ai u përgjigj: ''Shkoni në qytet te filani dhe i thoni: "Mësuesi thotë: Koha ime është afër; do të bëj Pashkën në shtëpinë tënde bashkë me dishepujt e mi"''.

  4. Mateu 26:19rreth 33 e.s.

    Atëherë dishepujt bënë ashtu si i kishte urdhëruar Jezusi dhe përgatitën Pashkën.

  5. Mateu 26:20rreth 33 e.s.

    Dhe, kur u ngrys, ai u ul në tryezë bashkë me të dymbëdhjetët;

  6. Mateu 26:21rreth 33 e.s.

    dhe, ndërsa po hanin, tha: ''Në të vërtetë unë po ju them se një nga ju do të më tradhtojë''.

  7. Mateu 26:22rreth 33 e.s.

    Ata u pikëlluan shumë dhe secili prej tyrefilloi të thotë: ''Mos jam unë; Zot?''.

  8. Mateu 26:23rreth 33 e.s.

    Dhe ai duke u përgjigjur, tha: ''Ai që ka ngjyer bashkë me mua dorën në çanak, ai do të më tradhtojë.

  9. Mateu 26:24rreth 33 e.s.

    Sikurse është shkruar për të, Biri i njeriut pa tjetër shkon; por mjerë ai njeri me anë të të cilit Biri i njeriut tradhtohet! Për të do të ishte më mirë të mos kishte lindur kurrë''.

  10. Mateu 26:25rreth 33 e.s.

    Dhe Juda, ai që do ta tradhtonte, e pyeti dhe tha: ''Rabbi, mos jam unë ai?''. Ai i tha: ''Ti po thua!''.

  11. Mateu 26:26rreth 33 e.s.

    Dhe ndërsa po hanin, Jezusi mori bukën, e bekoi, e theu, dhe ua dha dishepujve dhe tha: ''Merrni, hani; ky është trupi im''.

  12. Mateu 26:27rreth 33 e.s.

    Pastaj mori kupën, dhe falenderoi, dhe ua dha atyre duke thënë: ''Pini prej tij të gjithë,

  13. Mateu 26:28rreth 33 e.s.

    sepse ky është gjaku im, gjaku i besëlidhjes së re, i cili është derdhur për shumë për faljen e mëkatëve.

  14. Mateu 26:29rreth 33 e.s.

    Dhe unë po ju them, se që tani e tutje unë nuk do të pi më nga ky fryt i hardhisë, deri në atë ditë kur, bashkë me ju, do ta pi të re në mbretërinë e Atit tim''.

  15. Mateu 26:30rreth 33 e.s.

    Dhe, mbasi kënduan himnin, dolën jashtë te mali i Ullinjve.

  16. Mateu 26:31rreth 33 e.s.

    Atëherë Jezusi u tha atyre: ''Këtë natë të gjithë ju do të skandalizoheni për shkakun tim, sepse është shkruar: "Do të godas bariun dhe delet e kopesë do të shpërndahen".

  17. Mateu 26:32rreth 33 e.s.

    Por, mbasi të jem ngjallur, do të shkoj përpara jush në Galile''.

  18. Mateu 26:33rreth 33 e.s.

    Atëherë Pjetri duke u përgjigjur i tha: ''Edhe sikur të gjithë të skandalizohen për shkakun tënd, unë nuk do të skandalizohem kurrë!''.

  19. Mateu 26:34rreth 33 e.s.

    Jezusi i tha: ''Në të vërtetë po të them se pikërisht këtë natë, para se të këndojë gjeli, ti do të më mohosh tri herë''.

  20. Mateu 26:35rreth 33 e.s.

    Pjetri i tha: ''Edhe sikur të duhej të vdisja bashkë me ty, nuk do të të mohoj kurrsesi''. Po atë thanë edhe të gjithë dishepujt.

  21. Mateu 26:36rreth 33 e.s.

    Atëherë Jezusi shkoi bashkë me ta në një vend, që quhej Gjetsemani, dhe u tha dishepujve: ''Uluni këtu, ndërsa unë po shkoi aty të lutem''.

  22. Mateu 26:37rreth 33 e.s.

    Dhe mori me vete Pjetrin dhe të dy djemtë e Zebedeut, dhe filloi të ndjeje trishtim dhe ankth të madh.

  23. Mateu 26:38rreth 33 e.s.

    Atëherë ai u tha atyre: ''Shpirti im është thellësisht i trishtuar, deri në vdekje; qëndroni këtu dhe rrini zgjuar bashkë me mua''.

  24. Mateu 26:39rreth 33 e.s.

    Dhe, si shkoi pak përpara, ra me fytyrë për tokë dhe lutej duke thënë: ''Ati im, në qoftë se është e mundur, largoje prej meje këtë kupë; megjithatë, jo si dua unë, por si do ti''.

  25. Mateu 26:40rreth 33 e.s.

    Pastaj u kthye te dishepujt dhe i gjeti që flinin, dhe i tha Pjetrit: ''Po si, nuk mundët të vigjëloni me mua të paktën për një orë?