Kalo te përmbajtja

circa 6 BC – AD 30

The Life of Jesus

The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.

3,779 vargje · 4 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Mateu 26:66rreth 33 e.s.

    Si ju duket juve?''. Dhe ata, duke u përgjigjur, thanë: ''Ai është fajtor për vdekje!''.

  2. Mateu 26:67rreth 33 e.s.

    Atëherë e pështynë në fytyrë, e goditën me shuplaka; dhe disa të tjerë i ranë me grushta,

  3. Mateu 26:68rreth 33 e.s.

    duke thënë: ''O Krisht, profetizo! Kush të ra?''.

  4. Mateu 26:69rreth 33 e.s.

    Tani Pjetri ndënji përjashta, në oborr dhe një shërbëtore iu afrua duke thënë: ''Edhe ti ishe me Jezusin, Galileasin''.

  5. Mateu 26:70rreth 33 e.s.

    Por ai e mohoi përpara të gjithëve, duke thënë: ''Nuk di ç'po thua!''.

  6. Mateu 26:71rreth 33 e.s.

    Dhe kur ai po dilte në hajat, e pa atë një shërbëtore tjetër dhe u tha të pranishmëve: ''Edhe ky ishte me Jezusin, Nazareasin!''.

  7. Mateu 26:72rreth 33 e.s.

    Por ai përsëri e mohoi me be, duke thënë: ''Unë nuk e njoh atë njeri''.

  8. Mateu 26:73rreth 33 e.s.

    Mbas pak edhe të pranishmit iu afruan dhe i thanë Pjetrit: ''Sigurisht, edhe ti je një nga ata, sepse e folura jote të tradhton!''.

  9. Mateu 26:74rreth 33 e.s.

    Atëherë ai nisi të mallkojë dhe të bëjë be, duke thënë: ''Unë nuk e njoh atë njeri''. Dhe në atë çast këndoi gjeli.

  10. Mateu 26:75rreth 33 e.s.

    Atëherë Pjetri kujtoi atë që i kishte thënë Jezusi: ''Para se të këndojë gjeli, do të më mohosh tri herë''. Dhe ai doli përjashta dhe qau me hidhërim.

  11. Mateu 27:1rreth 33 e.s.

    Kur erdhi mëngjesi, të gjithë krerët e priftërinjve dhe pleqtë e popullit bënin këshill kundër Jezusit për ta vrarë.

  12. Mateu 27:2rreth 33 e.s.

    Dhe, mbasi e lidhën, e çuan dhe e dorëzuan në duart e Ponc Pilatit, guvernatorit.

  13. Mateu 27:3rreth 33 e.s.

    Atëherë Juda, që e kishte tradhtuar, kur pa se e dënuan Jezusin, u pendua dhe ua ktheu krerëve të priftërinjve dhe pleqve të tridhjetë siklat prej argjendi,

  14. Mateu 27:4rreth 33 e.s.

    duke thënë: ''Mëkatova duke tradhtuar gjakun e pafaj''. Por ata thanë: ''Po ne ç'na duhet? Punë për ty!''.

  15. Mateu 27:5rreth 33 e.s.

    Dhe ai, mbasi i hodhi siklat prej argjendi në tempull, u largua dhe shkoi e u var në litar.

  16. Mateu 27:6rreth 33 e.s.

    Por krerët e priftërinjve i mblodhën këta denarë dhe thanë: ''Nuk është e ligjshme t'i vëmë në thesarin e tempullit, sepse është çmim gjaku''.

  17. Mateu 27:7rreth 33 e.s.

    Dhe, mbasi bënin këshill, me këtë denar blenë arën e poçarit për varreza të të huajve.

  18. Mateu 27:8rreth 33 e.s.

    Prandaj këtë arë e quajtën deri ditën e sotme: "Ara e gjakut".

  19. Mateu 27:9rreth 33 e.s.

    Atëherë u përmbush ç'ishte thënë nga profeti Jeremia që thotë: ''Dhe i morën të tridhjetë monedhat prej argjendi, çmimin e atij që e çmuan, siç kishin çmuar bijtë e Izraelit;

  20. Mateu 27:10rreth 33 e.s.

    dhe i shpenzuan për arën e poçarit, ashtu si më urdhëroi Zoti''.

  21. Mateu 27:11rreth 33 e.s.

    Dhe Jezusi qëndroi para guvernatorit; dhe qeveritari e pyeti duke thënë: ''A je ti mbreti i Judenjve?''. Dhe Jezusi i tha: ''Ti po thua!''.

  22. Mateu 27:12rreth 33 e.s.

    Pastaj krerët e priftërinjve dhe pleqtë e akuzuan, por ai nuk u përgjigjej fare.

  23. Mateu 27:13rreth 33 e.s.

    Atëherë Pilati i tha: ''A nuk po dëgjon sa gjëra po dëshmojnë kundër teje?''.

  24. Mateu 27:14rreth 33 e.s.

    Por ai nuk iu përgjigj në asnjë fjalë, kështu që guvernatori u çudit shumë.

  25. Mateu 27:15rreth 33 e.s.

    Tani me rastin e festave guvernatori e kishte zakon t'i lironte popullit një të burgosur, atë që populli kërkonte.