Kalo te përmbajtja

circa 6 BC – AD 30

The Life of Jesus

The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.

3,779 vargje · 4 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Mateu 27:41rreth 33 e.s.

    Po ashtu, edhe krerët e priftërinjve, bashkë me skribët dhe me pleqtë, duke e tallur, i thonin:

  2. Mateu 27:42rreth 33 e.s.

    ''Ai i shpëtoi të tjerët dhe nuk mund të shpëtojë vetveten; në qoftë se është mbreti i Izraelit, le të zbresë tani nga kryqi dhe ne do të besojmë në të;

  3. Mateu 27:43rreth 33 e.s.

    ai ka besuar në Perëndinë; le ta lirojë tani në qoftë se e do me të vërtetë, sepse ka thënë: "Unë jam Biri i Perëndisë"''.

  4. Mateu 27:44rreth 33 e.s.

    Po ashtu e fyenin edhe cubat që ishin kryqëzuar me të.

  5. Mateu 27:45rreth 33 e.s.

    Që nga ora gjashtë deri në orën nëntë errësira e mbuloi gjithë vendin.

  6. Mateu 27:46rreth 33 e.s.

    Rreth orës nëntë, Jezusi briti me zë të lartë duke thënë: ''Eli, Eli, lama sabaktani?''. Domethënë: ''Perëndia im, Perëndia im, përse më ke braktisur?''.

  7. Mateu 27:47rreth 33 e.s.

    Dhe disa nga të pranishmit, kur e dëgjuan, thanë: ''Ky po thërret Elian''.

  8. Mateu 27:48rreth 33 e.s.

    Dhe në atë çast një nga ata vrapoi, mori një sfungjer, e zhyti në uthull dhe, mbasi e vuri në majë të një kallami, ia dha për ta pirë.

  9. Mateu 27:49rreth 33 e.s.

    Por të tjerët thonin: ''Lëre, të shohim në se do të vijë Elia për ta shpëtuar''.

  10. Mateu 27:50rreth 33 e.s.

    Dhe Jezusi bërtiti edhe një herë me zë të lartë dhe dha frymë.

  11. Mateu 27:51rreth 33 e.s.

    Dhe ja, veli i tempullit u shqye në dy pjesë, nga maja e deri në fund; toka u drodh dhe shkëmbinjtë u çanë;

  12. Mateu 27:52rreth 33 e.s.

    varret u hapën dhe shumë trupa të të shenjtëve që flinin u ringjallën;

  13. Mateu 27:53rreth 33 e.s.

    dhe, të dalë nga varret mbas ringjalljes së Jezusit, hynë në qytetin e shenjtë dhe iu shfaqën shumëkujt.

  14. Mateu 27:54rreth 33 e.s.

    Tani centurioni dhe ata që bashkë me të ruanin Jezusin, kur panë tërmetin dhe ngjarjet e tjera, u trembën shumë dhe thanë: ''Me të vërtetë ky ishte Biri i Perëndisë!''.

  15. Mateu 27:55rreth 33 e.s.

    Ishin aty edhe shumë gra që vërenin nga larg; ato e kishin ndjekur Jezusin që nga Galilea për t'i shërbyer;

  16. Mateu 27:56rreth 33 e.s.

    midis tyre ishte Maria Magdalena, Maria, nëna e Jakobit dhe e Ioseut; dhe nëna e bijve të Zebedeut.

  17. Mateu 27:57rreth 33 e.s.

    Edhe si u ngrys, erdhi një njeri i pasur nga Arimatea, me emër Jozef, i cili ishte edhe vet dishepull i Jezusit.

  18. Mateu 27:58rreth 33 e.s.

    Ai shkoi te Pilati dhe i kërkoi trupin e Jezusit. Atëherë Pilati dha urdhër që t'ia dorëzonin trupin.

  19. Mateu 27:59rreth 33 e.s.

    Dhe Jozefi, mbasi e mori trupin, e mbështolli me një pëlhurë të pastër,

  20. Mateu 27:60rreth 33 e.s.

    dhe e vendosi në varrin e vet të ri, që ai kishte hapur në shkëmb; pastaj rrokullisi një gur të madh në hyrje të varrit dhe u largua.

  21. Mateu 27:61rreth 33 e.s.

    Dhe Maria Magdalena dhe Maria tjetër rrinin aty, ulur përballë varrit.

  22. Mateu 27:62rreth 33 e.s.

    Dhe të nesërmen, që ishte mbas ditës së Përgatitjes, krerët e priftërinjve dhe farisenjtë u mblodhën te Pilati,

  23. Mateu 27:63rreth 33 e.s.

    duke thënë: ''Zot, na ra në mend se ai mashtruesi, sa ishte gjallë, tha: "Pas tri ditësh unë do të ringjallem".

  24. Mateu 27:64rreth 33 e.s.

    Prandaj urdhëro që varri të ruhet mirë deri në ditën e tretë, se mos vijnë dishepujt e tij natën e ta vjedhin trupin dhe pastaj t'i thonë popullit: "U ringjall së vdekuri"; kështu mashtrimi i fundit do të ishte më i keq se i pari''.

  25. Mateu 27:65rreth 33 e.s.

    Por Pilati u tha atyre: ''Rojen e keni; shkoni dhe e siguroni varrin, si t'ju duket më mirë''.