circa 6 BC – AD 30
The Life of Jesus
The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.
Vargje nga kjo periudhë
- Mateu 27:16rreth 33 e.s.
Kishin në ato kohë një të burgosur me nam, me emër Baraba.
- Mateu 27:17rreth 33 e.s.
Kur u mblodhën njerëzit, Pilati i pyeti ata: ''Kë doni t'ju liroj, Barabën apo Jezusin, që quhet Krisht?''.
- Mateu 27:18rreth 33 e.s.
Sepse ai e dinte mirë se atë ia kishin dorëzuar nga smira.
- Mateu 27:19rreth 33 e.s.
Dhe ndërsa ai po rrinte në gjykatë, gruaja e tij i çoi fjalë: ''Mos u përziej aspak me çështjen e atij të drejti, sepse sot kam vuajtur shumë në ëndërr për shkak të tij''.
- Mateu 27:20rreth 33 e.s.
Por krerët e priftërinjve dhe pleqtë ia mbushën mendjan turmës që të kërkonte Barabën, dhe Jezusi të vritej.
- Mateu 27:21rreth 33 e.s.
Dhe guvernatori duke vazhduar u tha atyre: ''Cilin nga të dy doni që t'ju liroj?''. Ata thanë: ''Barabën!''.
- Mateu 27:22rreth 33 e.s.
Pilati u tha atyre: ''Ç'të bëj, pra, me Jezusin, që quhet Krisht?''. Të gjithë i thanë: ''Të kryqëzohet!''.
- Mateu 27:23rreth 33 e.s.
Por guvernatori tha: ''Po ç'të keqe ka bërë?''. Mirëpo ata po bërtisnin edhe më fort: ''Të kryqëzohet!''.
- Mateu 27:24rreth 33 e.s.
Atëherë Pilati, duke parë se nuk po arrinte gjë, madje se trazimi po shtohej gjithnjë e më shumë, mori ujë dhe i lau duart para turmës, duke thënë: ''Unë jam i pafaj për gjakun e këtij të drejti; mendojeni ju''.
- Mateu 27:25rreth 33 e.s.
Dhe gjithë populli duke u përgjigjur tha: ''Le të jetë gjaku i tij mbi ne dhe mbi fëmijët tanë!''.
- Mateu 27:26rreth 33 e.s.
Atëherë ai ua liroi atyre Barabën; dhe mbasi e fshikulloi Jezusin, ua dorëzoi, që të kryqëzohet.
- Mateu 27:27rreth 33 e.s.
Atëherë ushtarët e guvernatorit, mbasi e çuan Jezusin në pretoriumin e guvernatorit, mblodhën rreth tij gjithë kohortën.
- Mateu 27:28rreth 33 e.s.
Dhe, pasi e zhveshën, i hodhën mbi trup një mantel të kuq.
- Mateu 27:29rreth 33 e.s.
Dhe i thurën një kurorë me ferra, ia vunë mbi krye dhe i dhanë një kallam në dorën e djathtë; dhe, duke u gjunjëzuar përpara tij, e përqeshnin duke thënë: ''Tungjatjeta, o mbret i Judenjve!''.
- Mateu 27:30rreth 33 e.s.
Pastaj e pështynë, ia morën kallamin dhe me të i binin në kokë.
- Mateu 27:31rreth 33 e.s.
Dhe, mbasi e përqeshën, ia hoqën mantelin dhe e veshën me rrobat e tij; dhe e çuan për ta kryqëzuar.
- Mateu 27:32rreth 33 e.s.
Dhe duke dalë, takuan një njeri nga Kirena, që quhej Simon, të cilin e detyruan ta mbartë kryqin e Jezusit.
- Mateu 27:33rreth 33 e.s.
Dhe, kur arritën në vendin që quhej Golgota, domethënë "Vendi i kafkës",
- Mateu 27:34rreth 33 e.s.
i dhanë të pijë uthull të përzier me vrer; por ai, mbasi e provoi, nuk deshi ta pinte.
- Mateu 27:35rreth 33 e.s.
Mbasi e kryqëzuan, i ndanë me short rrobat e tij, që të përmbushej ç'ishte thënë nga profeti: ''I ndanë ndërmjet tyre rrobat e mia dhe hodhën short mbi tunikën time''.
- Mateu 27:36rreth 33 e.s.
Pastaj u ulën dhe e ruanin.
- Mateu 27:37rreth 33 e.s.
Përmbi krye të tij, i vunë gjithashtu motivacionin e shkruar të dënimit të tij: ''KY ÉSHTÉ JEZUSI, MBRETI I JUDENJVE''.
- Mateu 27:38rreth 33 e.s.
Atëhere u kryqëzuan bashkë me të dy cuba, njeri në të djathtën dhe tjetri në të majtën.
- Mateu 27:39rreth 33 e.s.
Dhe ata që kalonin andej e fyenin duke tundur kokën,
- Mateu 27:40rreth 33 e.s.
dhe duke thënë: ''Ti që e shkatërron tempullin dhe e rindërton për tri ditë, shpëto vetveten; në qoftë se je Biri i Perëndisë, zbrit nga kryqi!''.