Kalo te përmbajtja

circa 6 BC – AD 30

The Life of Jesus

The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.

3,779 vargje · 4 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Mateu 22:23rreth 33 e.s.

    Po atë ditë erdhën tek ai saducenjtë, të cilët thonë se nuk ka ringjallje, dhe e pyetën

  2. Mateu 22:24rreth 33 e.s.

    duke thënë: ''Mësues, Moisiu ka thënë: "Në se dikush vdes pa lënë fëmijë, i vëllai le të martohet me gruan e tij, për t'i lindur trashëgimtarë vëllait të tij.

  3. Mateu 22:25rreth 33 e.s.

    Tani ndër ne ishin shtatë vëllezër; i pari u martua dhe vdiq dhe duke mos pasë trashëgimtarë, ia la gruan vëllait të vet.

  4. Mateu 22:26rreth 33 e.s.

    Kështu edhe i dyti dhe i treti, deri tek i shtati.

  5. Mateu 22:27rreth 33 e.s.

    Në fund vdiq edhe gruaja.

  6. Mateu 22:28rreth 33 e.s.

    Në ringjallje, pra, e kujt nga këta të shtatë do të jetë grua? Sepse të gjithë e patën gruaja''.

  7. Mateu 22:29rreth 33 e.s.

    Por Jezusi, duke u përgjigjur u tha atyre: ''Ju bëni gabim, sepse nuk e kuptoni as Shkrimin as pushtetin e Perëndisë.

  8. Mateu 22:30rreth 33 e.s.

    Në ringjallje, pra, as martohen as martojnë, por ata do të jenë në qiell si engjëjt e Perëndisë.

  9. Mateu 22:31rreth 33 e.s.

    Pastaj sa për ringjalljen e të vdekurve, a nuk e keni lexuar ç'ju ishte thënë nga Perëndia kur thotë:

  10. Mateu 22:32rreth 33 e.s.

    "Unë jam Perëndia i Abrahamit, Perëndia i Isakut dhe i Jakobit"? Perëndia nuk është Perëndia i të vdekurve, por i të gjallëve''.

  11. Mateu 22:33rreth 33 e.s.

    Dhe turmat, kur i dëgjuan këto gjëra, habiteshin nga doktrina e tij.

  12. Mateu 22:34rreth 33 e.s.

    Atëherë farisenjtë, kur dëgjuan se ai ua kishte zënë gojën saducenjve, u mblodhën tok.

  13. Mateu 22:35rreth 33 e.s.

    Dhe një nga ata, mësues i ligjit, e pyeti për të vënë në provë, duke thënë:

  14. Mateu 22:36rreth 33 e.s.

    ''Mësues, cili është urdhërimi i madh i ligjit?''.

  15. Mateu 22:37rreth 33 e.s.

    Dhe Jezusi i tha: ''"Duaje Zotin, Perëndinë tënde me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd dhe me gjithë mendjen tënde".

  16. Mateu 22:38rreth 33 e.s.

    Ky është urdhërimi i parë dhe i madhi.

  17. Mateu 22:39rreth 33 e.s.

    Dhe i dyti, i ngjashëm me këtë, është: "Duaje të afërmin tënd porsi vetveten".

  18. Mateu 22:40rreth 33 e.s.

    Nga këto dy urdhërime varet i tërë ligji dhe profetët''.

  19. Mateu 22:41rreth 33 e.s.

    Tani, kur u mblodhën farisenjtë, Jezusi i pyeti:

  20. Mateu 22:42rreth 33 e.s.

    ''Ç'u duket juve për Krishtin? Biri i kujt është?''. Ata i thanë: ''I Davidit''.

  21. Mateu 22:43rreth 33 e.s.

    Ai u tha atyre: ''Si pra Davidi, në Frymë, e quan Zot, duke thënë:

  22. Mateu 22:44rreth 33 e.s.

    "Zoti i ka thënë Zotit tim: Ulu në të djathtën time, deri sa unë t'i vë armiqtë e tu si stol të këmbëve të tua"?

  23. Mateu 22:45rreth 33 e.s.

    Në qoftë se Davidi e quan Zot, si mund të jetë biri i tij?''.

  24. Mateu 22:46rreth 33 e.s.

    Por asnjë nuk ishte në gjendje t'i përgjigjej; dhe, që nga ajo ditë, askush nuk guxoi ta pyesë më.

  25. Mateu 23:1rreth 33 e.s.

    Atëherë Jezusi u foli turmave dhe dishepujve të vet,