- English
- King James KJV
- Complete Jewish CJB
- World English WEBM
- Berean Standard BSB
- American Standard ASV
- Geneva GNV
- Young's Literal YLT
- Douay-Rheims DRC
- International
- Shqip ALB
- العربية SVD
- বাংলা BN-IRV
- မြန်မာ Judson
- 简体文 CUV-S
- 繁體中文 CUV-T
- Čeština BKR
- Nederlands STVE
- Français LSG
- Deutsch SCH
- Ελληνικά Vamvas
- ગુજરાતી GU-IRV
- Hausa HCB
- עברית Hebrew
- हिन्दी HCV
- Magyar KAROLI
- Bahasa Indonesia INDO-TB
- Italiano Diodati
- 日本語 Kougo
- 한국어 Korean
- മലയാളം MAL
- मराठी MRCV
- Norsk DNB
- فارسی OPV
- Polski BG
- Português Almeida
- Română Cornilescu
- Русский Synodal
- Español RVG
- Kiswahili Neno
- Svenska SV1917
- Tagalog TAG-ADB
- தமிழ் TCV
- తెలుగు TSA
- ภาษาไทย THAI-KJV
- Українська Ohienko
- Tiếng Việt CADMAN
- Yorùbá YCB
circa AD 30–62
The Early Church
Pentecost ignites a movement; Peter, Paul, and countless others carry the gospel from Jerusalem to the ends of the earth.
Vargje nga kjo periudhë
- Veprat e Apostujve 15:32rreth 51 e.s.
Dhe Juda e Sila, që ishin edhe ata profetë, me shumë fjalë i nxitën vëllezërit dhe i forcuan.
- Veprat e Apostujve 15:33rreth 51 e.s.
Mbasi ndenjën atje ca kohë, u dërguan prapë me paqtim nga vëllezërit tek apostujt.
- Veprat e Apostujve 15:34rreth 51 e.s.
Por Silës iu duk mirë të mbetej aty.
- Veprat e Apostujve 15:35rreth 51 e.s.
Edhe Pali e Barnaba qëndruan në Antioki, duke mësuar dhe duke shpallur me shumë të tjerë fjalën e Zotit.
- Veprat e Apostujve 15:36rreth 51 e.s.
Pas disa ditësh Pali i tha Barnabës: ''Le të kthehemi të shohim vëllezërit tanë në çdo qytet, ku kemi shpallur fjalën e Perëndisë, për të parë si janë''.
- Veprat e Apostujve 15:37rreth 51 e.s.
Dhe Barnaba donte të merrte me vete Gjonin, të quajtur Mark.
- Veprat e Apostujve 15:38rreth 51 e.s.
Por Pali mendonte se nuk duhej marrë me vete atë që ishte ndarë prej tyre në Pamfili, dhe nuk kishte shkuar me ata në punë.
- Veprat e Apostujve 15:39rreth 51 e.s.
Atëherë lindi një grindje saqë ata u ndanë njëri nga tjetri; pastaj Barnaba, mbasi mori Markun, lundroi për në Qipro.
- Veprat e Apostujve 15:40rreth 51 e.s.
Por Pali zgjodhi Silën dhe u nis, pasi vëllezërit e lanë në hir të Perëndisë.
- Veprat e Apostujve 15:41rreth 51 e.s.
Dhe përshkoi Sirinë dhe Kilikinë, duke i forcuar kishat.
- Veprat e Apostujve 16:1rreth 53 e.s.
Dhe ai arriti në Derbë dhe në Listra; këtu ishte një dishepull me emër Timote, biri i një gruaje judease besimtare, por me baba grek,
- Veprat e Apostujve 16:2rreth 53 e.s.
për të cilin jepnin dëshmi të mirë vëllezërit e Listrës dhe të Ikonit.
- Veprat e Apostujve 16:3rreth 53 e.s.
Pali deshi që të dilte me të; kështu e mori, e rrethpreu për shkak të Judenjve që ishin në ato vende, sepse të gjithë e dinin se babai i tij ishte grek.
- Veprat e Apostujve 16:4rreth 53 e.s.
Dhe, duke kaluar nëpër qytete, i urdhëronin ata të zbatojnë vendimet që ishin marrë nga apostujt dhe nga pleqtë në Jeruzalem.
- Veprat e Apostujve 16:5rreth 53 e.s.
Kishat, pra, po forcoheshin në besim dhe rriteshin në numër përditë.
- Veprat e Apostujve 16:6rreth 53 e.s.
Kur ata po kalonin nëpër Frigji dhe në krahinën e Galatisë, u penguan nga Fryma e Shenjtë që të shpallin fjalën në Azi.
- Veprat e Apostujve 16:7rreth 53 e.s.
Si arritën në kufijtë e Misisë, ata kërkuan të shkojnë në Bitini, por Fryma nuk i lejoi.
- Veprat e Apostujve 16:8rreth 53 e.s.
Kështu, pasi e përshkuan Misinë, zbritën në Troas.
- Veprat e Apostujve 16:9rreth 53 e.s.
Gjatë natës Palit iu shfaq një vegim. I rrinte para një burrë Maqedonas, që i lutej dhe i thoshte: ''Kalo në Maqedoni dhe na ndihmo''.
- Veprat e Apostujve 16:10rreth 53 e.s.
Mbasi e pa vegimin, kërkuam menjëherë të shkojmë në Maqedoni, të bindur se Zoti na kishte thirrur që t'ua shpallim atyre ungjillin.
- Veprat e Apostujve 16:11rreth 53 e.s.
Prandaj, duke lundruar nga Troasi, u drejtuam për në Samotrakë, dhe të nesërmen në Neapolis,
- Veprat e Apostujve 16:12rreth 53 e.s.
dhe prej andej në Filipi, që është qyteti i parë i asaj ane të Maqedonisë dhe koloni romake; dhe qëndruam disa ditë në atë qytet.
- Veprat e Apostujve 16:13rreth 53 e.s.
Ditën e së shtunës dolëm jashtë qytetit anës lumit, ku ishte vendi i zakonshëm për lutje; dhe, si u ulëm, u flisnim grave që ishin mbledhur atje.
- Veprat e Apostujve 16:14rreth 53 e.s.
Dhe një grua, me emër Lidia, që ishte tregtare të purpurtash, nga qyteti i Tiatirës dhe që e adhuronte Perëndinë, po dëgjonte. Dhe Zoti ia hapi zemrën për të dëgjuar gjërat që thoshte Pali.
- Veprat e Apostujve 16:15rreth 53 e.s.
Pasi ajo u pagëzua me familjen e saj, na u lut duke thënë: ''Në qoftë se më keni gjykuar se jam besnike ndaj Zotit, hyni në shtëpinë time dhe rrini''. Dhe na detyroi të pranojmë.