Kalo te përmbajtja

circa 1446 BC

Sinai & The Law

God meets Israel at Mount Sinai, reveals the Ten Commandments, and establishes the Tabernacle and the priestly covenant.

1,657 vargje · 2 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Eksodi 19:22rreth 1491 p.e.s.

    Edhe priftërinjtë që do t'i afrohen Zotit të shenjtërohen, që Zoti të mos sulet kundër tyre".

  2. Eksodi 19:23rreth 1491 p.e.s.

    Moisiu i tha Zotit: "Populli nuk mund të ngjitej mbi malin e Sinait, sepse ti na ke urdhëruar solemnisht, duke thënë: "Vër kufi rreth malit dhe shenjtëroje"".

  3. Eksodi 19:24rreth 1491 p.e.s.

    Por Zoti i tha: "Shko, zbrit poshtë; pastaj ngjitu, ti edhe Aaroni bashkë me ty; por priftërinjtë dhe populli të mos sulen për t'u ngjitur te Zoti, që ai të mos u sulet atyre".

  4. Eksodi 19:25rreth 1491 p.e.s.

    Kështu Moisiu zbriti te populli dhe i foli atij.

  5. Eksodi 20:1rreth 1491 p.e.s.

    Atëherë Perëndia shqiptoi tërë këto fjalë, duke thënë:

  6. Eksodi 20:2rreth 1491 p.e.s.

    "Unë jam Zoti, Perëndia yt, që të nxori nga vendi i Egjiptit, nga shtëpia e skllavërisë.

  7. Eksodi 20:3rreth 1491 p.e.s.

    Nuk do të kesh perëndi të tjerë para meje.

  8. Eksodi 20:4rreth 1491 p.e.s.

    Nuk do të bësh skulpturë ose shëmbëlltyrë të asnjë gjëje që ndodhet aty në qiejt ose këtu poshtë në tokë ose në ujërat nën tokë.

  9. Eksodi 20:5rreth 1491 p.e.s.

    Nuk do të përkulesh para tyre dhe as do t'i shërbesh, sepse unë, Zoti, Perëndia yt, jam një Perëndi xheloz që dënon padrejtësinë e etërve mbi fëmijve të tyre deri në brezin e tretë dhe të katërt të atyre që më urrejnë,

  10. Eksodi 20:6rreth 1491 p.e.s.

    dhe unë përdor dashamirësi për mijëra, për ata që më duan dhe që zbatojnë urdhërimet e mia.

  11. Eksodi 20:7rreth 1491 p.e.s.

    Nuk do ta përdorësh emrin e Zotit, të Perëndisë tënd, kot, sepse Zoti nuk do të lërë të pandëshkuar atë që përdor kot emrin e tij.

  12. Eksodi 20:8rreth 1491 p.e.s.

    Mbaje mend ditën e shtunë për ta shenjtëruar.

  13. Eksodi 20:9rreth 1491 p.e.s.

    Do të punosh gjashtë ditë dhe në ato do të bësh të gjithë punën tënde;

  14. Eksodi 20:10rreth 1491 p.e.s.

    por dita e shtatë është e shtuna, e shenjtë për Zotin, Perëndinë tënd; nuk do të bësh në atë ditë asnjë punë, as ti, as biri yt, as bija jote, as shërbëtori yt, as shërbëtorja jote, as kafshët e tua, as i huaji që ndodhet brenda portave të tua;

  15. Eksodi 20:11rreth 1491 p.e.s.

    sepse në gjashtë ditë Zoti krijoi qiejt dhe tokën, detin dhe gjithçka që është në to, dhe ditën e shtunë ai pushoi; prandaj Zoti e ka bekuar ditën e shabatit dhe e ka shenjtëruar atë.

  16. Eksodi 20:12rreth 1491 p.e.s.

    Do të nderosh atin tënd dhe nënën tënde, me qëllim që ditët e tua të jenë të gjata mbi tokën që Zoti, Perëndia yt, po të jep.

  17. Eksodi 20:13rreth 1491 p.e.s.

    Nuk do të vrasësh.

  18. Eksodi 20:14rreth 1491 p.e.s.

    Nuk do të shkelësh besnikërinë bashkëshortore.

  19. Eksodi 20:15rreth 1491 p.e.s.

    Nuk do të vjedhësh.

  20. Eksodi 20:16rreth 1491 p.e.s.

    Nuk do të bësh dëshmi të rreme kundër të afërmit tënd.

  21. Eksodi 20:17rreth 1491 p.e.s.

    Nuk do të dëshirosh shtëpinë e të afërmit tënd; nuk do të dëshirosh gruan e të afërmit tënd, as shërbëtorin e tij, as shërbëtoren e tij, as lopën e tij, as gomarin e tij, as asgjë tjetër që është e të afërmit tënd".

  22. Eksodi 20:18rreth 1491 p.e.s.

    Tani tërë populli dëgjonte bubullimat, tingullin e borisë dhe shihte shkreptimat dhe malin që nxirrte tym. Para kësaj pamjeje, populli dridhej dhe qëndronte larg.

  23. Eksodi 20:19rreth 1491 p.e.s.

    Prandaj ata i thanë Moisiut: "Fol ti me ne dhe ne do të të dëgjojmë, por të mos na flasë Perëndia që të mos vdesim".

  24. Eksodi 20:20rreth 1491 p.e.s.

    Moisiu i tha popullit: "Mos u trembni, sepse Perëndia erdhi që t'ju provojë, dhe me qëllim që frika e tij të jetë gjithmonë para jush, dhe kështu të mos mëkatoni".

  25. Eksodi 20:21rreth 1491 p.e.s.

    Populli, pra, qëndronte larg, por Moisiu iu afrua errësirës së dendur ku ndodhej Perëndia.