Kalo te përmbajtja

circa 1446 BC

Sinai & The Law

God meets Israel at Mount Sinai, reveals the Ten Commandments, and establishes the Tabernacle and the priestly covenant.

1,657 vargje · 2 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Eksodi 21:21rreth 1491 p.e.s.

    por në rast se mbijeton një ose dy ditë, nuk do të dënohet, sepse është pronë e tij.

  2. Eksodi 21:22rreth 1491 p.e.s.

    Në rast se disa grinden dhe rrahin një grua me barrë aq sa ajo të dështojë, por nuk pëson dëme të tjera, rrahësi do të gjobitet aq sa t'i kërkojë bashkëshorti i gruas; ai do të paguajë zhdëmtimin simbas përcaktimit të gjykatësve;

  3. Eksodi 21:23rreth 1491 p.e.s.

    por po të jetë se rrjedh ndonjë dëm, do të japësh jetë për jetë,

  4. Eksodi 21:24rreth 1491 p.e.s.

    sy për sy, dhëmb për dhëmb, dorë për dorë, këmbë për këmbë,

  5. Eksodi 21:25rreth 1491 p.e.s.

    djegie për djegie, plagë për plagë, mbretje për mbretje.

  6. Eksodi 21:26rreth 1491 p.e.s.

    Në rast se dikush godet syrin e skllavit ose të skllaves së tij dhe ai humbet, do t'i lërë të shkojnë të lirë si kompensim për syrin e humbur.

  7. Eksodi 21:27rreth 1491 p.e.s.

    Dhe në rast se shkakton rënien e një dhëmbi skllavit ose skllaves së tij, do t'i lërë të shkojnë të lirë si kompensim për dhëmbin e humbur.

  8. Eksodi 21:28rreth 1491 p.e.s.

    Në rast se një ka godet për vdekje me brirët e tij një burrë ose një grua, kau duhet të vritet me gurë dhe mishi i tij nuk do të hahet; por i zoti i kaut do të konsiderohet i pafajshëm.

  9. Eksodi 21:29rreth 1491 p.e.s.

    Por në qoftë se kau e kishte zakon prej kohësh të plagoste me brirët e tij dhe i zoti ishte paralajmëruar, por nuk e kishte mbajtur të mbyllur, dhe kau pastaj vret një burrë o një grua, kau do të vritet me gurë dhe i zoti gjithashtu do të vritet.

  10. Eksodi 21:30rreth 1491 p.e.s.

    Në qoftë se i caktohet një çmim për shpengim, ai duhet të japë për të shpenguar jetën e tij aq sa i kanë caktuar.

  11. Eksodi 21:31rreth 1491 p.e.s.

    Në qoftë se kau godet një bir ose një bijë, do të veprohet ndaj tij sipas po këtij ligji.

  12. Eksodi 21:32rreth 1491 p.e.s.

    Në qoftë se kau godet një skllav ose një skllave, i zoti i kaut do t'i paguajë të zotit të skllavit tridhjetë sikla argjendi dhe kau do të vritet me gurë.

  13. Eksodi 21:33rreth 1491 p.e.s.

    Në qoftë se dikush hap një gropë, ose dikush gërmon një gropë dhe nuk e mbulon, dhe një ka ose një gomar bien brenda,

  14. Eksodi 21:34rreth 1491 p.e.s.

    pronari i gropës do ta paguajë zhdëmtimin; ai do t'i paguajë me para pronarit vleftën e kafshës dhe kafsha e ngordhur do të jetë e tij.

  15. Eksodi 21:35rreth 1491 p.e.s.

    Në qoftë se kau i një njeriu godet për vdekje kaun e një tjetri, do të shitet kau i gjallë dhe do të ndahet çmimi i tij; edhe kau i ngordhur do të ndahet midis tyre.

  16. Eksodi 21:36rreth 1491 p.e.s.

    Por në qoftë se dihet se ky ka e kishte zakon prej kohe të godiste me brirët, dhe i zoti nuk e ka mbajtur të mbyllur, ky do të paguajë ka për ka dhe kafsha e ngordhur do të jetë e tij".

  17. Eksodi 22:1rreth 1491 p.e.s.

    "Në rast se ndokush vjedh një ka a një dele dhe i vret ose i shet, do të kthejë pesë qe për kaun dhe katër dele për delen.

  18. Eksodi 22:2rreth 1491 p.e.s.

    Në rast se vjedhësi, i kapur kur po bën një thyerje, rrihet dhe vdes, pronari nuk është fajtor për vrasjen e tij.

  19. Eksodi 22:3rreth 1491 p.e.s.

    Në rast se dielli ishte ngritur kur ndodhi ngjarja, ai është fajtor për vrasje. Hajduti duhet ta lajë dëmin; dhe po të jetë se nuk ka me se ta lajë, shitet për vjedhjen e kryer prej tij.

  20. Eksodi 22:4rreth 1491 p.e.s.

    Në rast se gjëja e vjedhur, qoftë ka ose gomar ose dele, gjendet e gjallë në duart e tij, do të kthejë dyfishin e saj.

  21. Eksodi 22:5rreth 1491 p.e.s.

    Në rast se ndokush dëmton një arë ose një vresht, duke i lëshuar kafshët e tij të kullosin në arën e një tjetri, do ta lajë dëmin e bërë me atë që ka më të mirë në arën dhe në vreshtin e tij.

  22. Eksodi 22:6rreth 1491 p.e.s.

    Në rast se një zjarr përhapet dhe shtrihet deri te ferrat kështu që digjet gruri në duaj ose gruri në këmbë ose ara, ai që ka ndezur zjarrin do ta lajë dëmin.

  23. Eksodi 22:7rreth 1491 p.e.s.

    Në rast se dikush i jep fqinjit të vet para ose sende për ruajtje, dhe këto vidhen nga shtëpia e këtij, në rast se gjendet vjedhësi, ai do të kthejë dyfishin.

  24. Eksodi 22:8rreth 1491 p.e.s.

    Në rast se nuk gjendet vjedhësi, i zoti i shtëpisë do të dërgohet para Perëndisë për t'u betuar se nuk ka vënë dorë mbi pasurinë e fqinjit të tij.

  25. Eksodi 22:9rreth 1491 p.e.s.

    Për çfarëdo lloj krimi, fjala vjen qoftë edhe për një ka, një gomar, një dele, një veshje apo çfarëdo sendi të humbur që një tjetër thotë se është i tij, çështja e të dy palëve do të shtrohet para Perëndisë; ai që Perëndia do të dënojë, do t'i kthejë dyfishin fqinjit të tij.