Kalo te përmbajtja

circa 1900–1700 BC

Jacob, Joseph & Egypt

Jacob wrestles with God and becomes Israel; Joseph is sold into slavery yet rises to save the world from famine.

840 vargje · 1 libër i përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

  1. Zanafilla 45:10rreth 1707 p.e.s.

    ti do të banosh në vendin e Goshenit dhe do jesh afër meje; ti dhe bijtë e tu, bijtë e bijve të tu, kopetë e bagëtive të imta e të trasha dhe gjithçka ti zotëron.

  2. Zanafilla 45:11rreth 1707 p.e.s.

    Dhe atje unë do të të ushqej, sepse do të ketë edhe pesë vjet të tjera zije, me qëllim që ti të mos katandisesh në mjerim: ti, familja jote dhe gjithçka zotëron".

  3. Zanafilla 45:12rreth 1707 p.e.s.

    Dhe ja, sytë tuaja dhe sytë e vëllait tim Beniaminit shohin që është goja ime që ju flet.

  4. Zanafilla 45:13rreth 1707 p.e.s.

    Tregojani, pra, atit tim tërë lavdinë time këtu në Egjipt dhe gjithçka patë, shpejtoni ta sillni atin tim këtu".

  5. Zanafilla 45:14rreth 1707 p.e.s.

    Pastaj iu hodh në qafë vëllait të tij Beniamin dhe qau, dhe Beniamini qau i shtrënguar në qafën e tij.

  6. Zanafilla 45:15rreth 1707 p.e.s.

    Ai puthi gjithashtu tërë vëllezërit e tij dhe qau i shtrënguar me ta. Pastaj vëllezërit e tij filluan të flasin me të.

  7. Zanafilla 45:16rreth 1707 p.e.s.

    Jehona e kësaj ngjarjeje u përhap në shtëpinë e Faraonit dhe njerëzit thanë: "Kanë ardhur vëllezërit e Jozefit". Kjo i pëlqeu Faraonit dhe shërbëtorëve të tij.

  8. Zanafilla 45:17rreth 1707 p.e.s.

    Atëherë Faraoni i tha Jozefit: "Thuaju vëllezërve të tu: "Bëni këtë: Ngarkoni kafshët tuaja dhe shkoni; kthehuni në vendin e Kanaanit.

  9. Zanafilla 45:18rreth 1707 p.e.s.

    Pastaj merrni atin tuaj dhe familjet tuaja, dhe ejani tek unë; unë do t'ju jap më të mirat e vendit të Egjiptit dhe do të hani prodhimet më të zgjedhura të vendit".

  10. Zanafilla 45:19rreth 1707 p.e.s.

    Ti ke urdhërin t'u thuash atyre: "Bëni këtë: Merrni me vete nga vendi i Egjiptit qerre për të vegjëlit tuaj dhe për gratë tuaja; merrni atin tuaj dha ejani.

  11. Zanafilla 45:20rreth 1707 p.e.s.

    Dhe mos u shqetësoni për orenditë shtëpiake, sepse sendet më të mira që ka Egjipti do të jenë tuajat"".

  12. Zanafilla 45:21rreth 1707 p.e.s.

    Bijtë e Izraelit vepruan kështu, dhe Jozefi u dha atyre qerre, simbas urdhërit të Faraonit, si edhe ushqime për udhëtimin.

  13. Zanafilla 45:22rreth 1707 p.e.s.

    Të gjithëve u dha një palë rroba për ndërresë për secilin, por Beniaminit i dha treqind sikla argjendi dhe pesë ndërresa veshmbathje;

  14. Zanafilla 45:23rreth 1707 p.e.s.

    atit të tij i dërgoi: dhjetë gomarë të ngarkuar me gjërat më të mira të Egjiptit, dhjetë gomarica të ngarkuara me grurë, bukë dhe ushqime për atin e tij gjatë udhëtimit.

  15. Zanafilla 45:24rreth 1707 p.e.s.

    Kështu i nisi vëllezërit e tij dhe, ndërsa ata po iknin, u tha: "Mos u grindni rrugës".

  16. Zanafilla 45:25rreth 1707 p.e.s.

    Atëherë ata u ngjitën përsëri nga Egjipti dhe arritën në vendin e Kanaanit te Jakobi, ati i tyre.

  17. Zanafilla 45:26rreth 1707 p.e.s.

    Dhe i kallëzuan gjithçka, duke thënë: "Jozefi është ende gjallë dhe është qeveritari i gjithë shtetit të Egjiptit". Por zemra e atij nuk iu ngroh, sepse nuk u besonte atyre.

  18. Zanafilla 45:27rreth 1707 p.e.s.

    Po kur ata i treguan tërë fjalët që u kishte thënë Jozefi dhe kur pa qerret që Jozefi kishte dërguar për ta marrë atë, atëherë shpirti i Jakobit atit të tyre, u ringjall

  19. Zanafilla 45:28rreth 1707 p.e.s.

    dhe Izraeli tha: "Mjaft; djali im Jozefi është ende gjallë; unë do të shkoj ta shoh para se të vdes".

  20. Zanafilla 46:1rreth 1706 p.e.s.

    Izraeli, pra, u nis me të gjitha ato që kishte dhe, kur arriti në Beer-Sheba, i bëri fli Perëndisë të atit të tij Isak.

  21. Zanafilla 46:2rreth 1706 p.e.s.

    Dhe Perëndia i foli Izraelit në vegime nate dhe tha: "Jakob, Jakob!". Ai u përgjegj: "Ja ku jam".

  22. Zanafilla 46:3rreth 1706 p.e.s.

    Atëherë Perëndia tha: "Unë jam Perëndia, Perëndia i atit tënd; mos ki frikë të zbresësh në Egjipt, sepse aty do të të bëj një komb të madh.

  23. Zanafilla 46:4rreth 1706 p.e.s.

    Unë do të zbres bashkë me ty në Egjipt dhe do të bëj që sigurisht të kthehesh, dhe Jozefi do të t'i mbyllë sytë".

  24. Zanafilla 46:5rreth 1706 p.e.s.

    Atëherë Jakobi u nis nga Beer-Sheba dhe bijtë e Izraelit e hipën Jakobin, atin e tyre, fëmijët e vegjël dhe gratë e tyre mbi qerret që Faraoni kishte dërguar për t'i mbartur.

  25. Zanafilla 46:6rreth 1706 p.e.s.

    Kështu ata morën me vete bagëtinë dhe sendet që kishin blerë në vendin e Kanaanit dhe erdhën në Egjipt. Éshtë fjala për Jakobin me tërë pasardhësit e tij.