Kalo te përmbajtja

circa 1406–1380 BC

Conquest of Canaan

Joshua leads Israel across the Jordan into the promised land, defeating the Canaanite kingdoms one by one.

658 vargje · 1 libër i përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

  1. Jozueu 2:8rreth 1451 p.e.s.

    Por para se t'i zinte gjumi spiunët, Rahabi u ngjit pranë tyre në çati,

  2. Jozueu 2:9rreth 1451 p.e.s.

    dhe u tha atyre burrave: "Unë e di që Zoti ju ka dhënë vendin, që tmerri juaj na ka zënë, dhe që të gjithë banorët e vendit dridhen nga frika para jush.

  3. Jozueu 2:10rreth 1451 p.e.s.

    Sepse ne kemi dëgjuar si i thau ujërat e Detit të Kuq Zoti përpara jush kur dolët nga Egjipti, dhe atë që ju u bëtë dy mbretërve të Amorejve, matanë Jordanit, Sihonit dhe Ogut, që vendosët t'i shfarosni.

  4. Jozueu 2:11rreth 1451 p.e.s.

    Duke dëgjuar këto gjëra zemra jonë u mpak, për shkakun tuaj askujt nuk i mbeti asnjë fije trimërie, sepse Zoti, Perëndia juaj, është Perëndi atje lart në qiejt dhe këtu poshtë në tokë.

  5. Jozueu 2:12rreth 1451 p.e.s.

    Prandaj, ju lutem, betohuni në emër të Zotit që, ashtu si kam treguar dhembshuri ndaj jush, edhe ju do të tregoni po atë dhembshuri ndaj shtëpisë së atit tim; më jepni, pra, një shenjë të sigurt,

  6. Jozueu 2:13rreth 1451 p.e.s.

    që do t'i lini të gjallë atin tim, nënën time, vëllezërit dhe motrat e mia dhe të gjitha gjërat që u përkasin atyre, dhe që do të shpëtoni jetën tonë nga vdekja".

  7. Jozueu 2:14rreth 1451 p.e.s.

    Ata burra iu përgjigjën: "Jeta jonë për atë tuajën, mjaft që të mos e tregoni çështjen tonë; dhe kur Zoti do të na japë vendin, ne do të të trajtojmë me mëshirë dhe me shpirtlirësi".

  8. Jozueu 2:15rreth 1451 p.e.s.

    Atëherë ajo i zbriti nga dritarja me një litar, sepse shtëpia e saj ndodhej mbi muret e qytetit, dhe ajo banonte mbi muret.

  9. Jozueu 2:16rreth 1451 p.e.s.

    Dhe u tha atyre: "Shkoni në drejtim të malit, që ndjekësit tuaj të mos ju gjejnë; dhe qëndroni tri ditë të fshehur atje, deri sa të kthehen ndjekësit tuaj; pastaj do të vazhdoni rrugën tuaj".

  10. Jozueu 2:17rreth 1451 p.e.s.

    Atëherë ata burra i thanë: "Ne do të çlirohemi nga betimi që na detyrove të bëjmë,

  11. Jozueu 2:18rreth 1451 p.e.s.

    po të jetë se, kur të hyjmë në këtë vend, ti nuk ngjit në dritaren nga e cila po na zbret këtë kordon të hollë me ngjyrë të kuqerreme dhe po nuk mblodhe në shtëpinë tënde atin tënd, nënën tënde vëllezërit e tu dhe tërë familjen e atit tënd.

  12. Jozueu 2:19rreth 1451 p.e.s.

    Por në rast se dikush del jashtë pragut të shtëpisë sate, gjaku i tij do të bjerë mbi krye të vet, dhe ne nuk do të kemi faj për këtë; por gjaku i kujtdo qoftë që do të jetë me ty në shtëpi do të bjerë mbi kokën tonë, në qoftë se dikush i prek me dorë.

  13. Jozueu 2:20rreth 1451 p.e.s.

    Por në rast se ti tregon punën tonë, ne do të çlirohemi nga betimi që na ke detyruar të bëjmë".

  14. Jozueu 2:21rreth 1451 p.e.s.

    Ajo tha: "U bëftë ashtu si thatë ju". Pastaj u nda me ta dhe ata ikën. Ajo lidhi në dritare kordonin e hollë të kuqerremë.

  15. Jozueu 2:22rreth 1451 p.e.s.

    Ata ikën, pra, dhe shkuan në mal ku ndenjën tri ditë, deri sa u kthyen ndjekësit; ndjekësit i kishin kërkuar gjatë gjithë rrugës, por pa i gjetur dot.

  16. Jozueu 2:23rreth 1451 p.e.s.

    Kështu të dy burrat u kthyen, zbritën nga mali, kaluan Jordanin dhe erdhën te Jozueu, bir i Nunit, dhe i treguan të gjitha ato që kishin kaluar.

  17. Jozueu 2:24rreth 1451 p.e.s.

    Dhe i thanë Jozueut: "Me siguri Zoti na e ka lënë në duart tona tërë vendin; që tani tërë banorët e vendit dridhen nga frika para nesh".

  18. Jozueu 3:1rreth 1451 p.e.s.

    Jozueu u ngrit herët në mëngjes; ai dhe tërë bijtë e Izraelit u nisën pastaj nga Shitimi dhe arritën në Jordan; u ndalën aty para se ta kalojnë

  19. Jozueu 3:2rreth 1451 p.e.s.

    Mbas tri ditëve, oficerët kaluan nëpër tërë kampin,

  20. Jozueu 3:3rreth 1451 p.e.s.

    dhe i dhanë popullit këtë urdhër, duke i thënë: "Kur të shihni arkën e besëlidhjes të Zotit, Perëndisë tuaj, të mbajtur nga priftërinjtë levitë, do të niseni nga vendi juaj dhe do ta ndiqni.

  21. Jozueu 3:4rreth 1451 p.e.s.

    Midis jush dhe arkës do të ketë një largësi prej rreth dy mijë kubitësh. Mos iu afroni asaj, me qëllim që të njihni rrugën nëpër të cilën duhet të shkoni, sepse deri tani nuk keni kaluar kurrë nëpër këtë rrugë".

  22. Jozueu 3:5rreth 1451 p.e.s.

    Dhe Jozueu i tha popullit: "Shenjtërohuni, sepse nesër Zoti ka për të bërë mrekulli midis jush".

  23. Jozueu 3:6rreth 1451 p.e.s.

    Pastaj Jozueu u foli priftërinjve, duke u thënë: "Merrni arkën e besëlidhjes dhe kaloni përpara popullit". Kështu ata morën arkën e besëlidhjes dhe ecën para popullit.

  24. Jozueu 3:7rreth 1451 p.e.s.

    Atëherë Zoti i tha Jozueut: "Sot do të filloj të të bëj të madh në sytë e të gjithë Izraelit, me qëllim që të kuptojnë se ashtu siç kam qenë me Moisiun, kështu do të jem edhe me ty.

  25. Jozueu 3:8rreth 1451 p.e.s.

    Prandaj ti jepu këtë urdhër priftërinjve që mbajnë arkën e besëlidhjes, duke u thënë: "Kur të arrini në breg të Jordanit, do të ndaleni në Jordan"".