Kalo te përmbajtja

Fjalët e Urta23

Maturia në tryezën e sundimtarëve

1
Kur ulesh të hash me një mbret, shiko me kujdes atë që ke përpara;
2
dhe vër një thikë në grykë, po të jetë se ke oreks të madh.
3
Mos dëshiro gjellët e tij të mrekullueshme, sepse janë një ushqim mashtrues.

Marrëzia e rendjes pas pasurive

4
Mos u lodh për t'u pasuruar, hiq dorë nga qëllimi yt.
5
A do t'i fiksosh sytë e tu mbi atë që po zhduket? Sepse pasuria me siguri do të vërë fletë si një shqiponjë që fluturon drejt qiellit.

Shmangia e mikpritësit koprrac dhe keqdashës

6
Mos ha bukën e atij që ka syrin e keq dhe mos dëshiro ushqimet e tij të shijshme;
7
sepse, ashtu si mendon në zemër të tij, ashtu është ai; "Ha dhe pi"!, do të thotë, por zemra e tij nuk është me ty.
8
Do të vjellësh kafshatën që ke ngrënë dhe do të harxhosh kot fjalët e tua të ëmbla.

Dituria për dëgjues të ndryshëm

9
Mos i drejto fjalën budallait, sepse ai do të përçmojë mençurinë e ligjëratës sate.

Respektimi i kufijve dhe i të varfërve

10
Mos e luaj kufirin e vjetër dhe mos hyr në arat e jetimëve,
11
sepse Hakmarrësi i tyre është i fuqishëm; ai do të mbrojë çështjen e tyre kundër teje.

Përkushtimi ndaj mësimit

12
Kushtoja zemrën tënde mësimeve dhe veshët e tu fjalëve të diturisë.
13
Mos ia kurse korrigjimin fëmijës; edhe sikur ta rrahësh me thupër, ai nuk do të vdesë;
14
do ta rrahësh me thupër, por do të shpëtosh shpirtin e tij nga Sheoli.
15
Biri im, në se zemra jote është e urtë, edhe zemra ime do të ngazëllojë;
16
zemra ime do të ngazëllojë, kur buzët e tua do të thonë gjëra të drejta.

Mos i ki zili mëkatarët

17
Zemra jote mos i pastë zili mëkatarët, por vazhdoftë gjithnjë në frikën e Zotit;
18
sepse ka një të ardhme, dhe shpresa jote nuk do të shkatërrohet.

Shmangia e dehjes dhe grykësisë

19
Dëgjo, biri im, ji i urtë, dhe drejtoje zemrën në rrugën e drejtë.
20
Mos rri me ata që pijnë verë as me grykësit dhe mishngrënësit;
21
sepse pijaneci dhe grykësi do të varfërohen dhe gjumashi do të vishet me lecka.
22
Dëgjo atin tënd që të ka pjellë dhe mos e përçmo nënën tënde kur të jetë plakë.
23
Bli të vërtetën dhe mos e shit, fito dituri, njohuri dhe gjykim.
24
Babai i të drejtit do të gëzohet shumë; kush ka lindur një të urtë do t'ia ndjejë gëzimin.
25
Le të gëzohet ati yt dhe nëna jote dhe le të gëzohet ajo që të ka lindur.

Rreziku i imoralitetit seksual

26
Biri im, më jep zemrën tënde, dhe sytë e tu gjetshin gëzim në rrugët e mia.
27
Sepse prostituta është një gropë e thellë dhe gruaja e tjetërkujt një pus i ngushtë.
28
Edhe ajo rri në pritë si një vjedhës dhe rrit midis njerëzve numrin e atyre që janë jo besnikë.

Shqetësimet e shumta të dehjes

29
Për cilin janë "ah-ët", për cilin "obobo-të"? Për cilin grindjet, për cilin vajtimet? Për cilin plagët pa shkak? Për cilin sytë e skuqur?
30
Për ata që ndalen gjatë pranë verës, për ata që kërkojnë verë të droguar.
31
Mos e shiko verën kur kuqëlon, kur rrëzëllen në kupë dhe shkon poshtë aq lehtë!
32
Në fund ajo kafshon si një gjarpër dhe shpon si një kuçedër.
33
Sytë e tu kanë për të parë gjëra të çuditshme dhe zemra jote do të thotë gjëra të çoroditura.
34
Do të jesh si ai që gjendet në mes të detit, si ai që bie të flerë në majë të direkut të anijes.
35
Do të thuash: "Më kanë rrahur, por nuk më kanë bërë keq; më kanë goditur, por nuk e kam vënë re. Kur të zgjohem, do të kthehem t'i kërkoj përsëri!".
Use arrow keys to navigate
Settings

Reading Style

Typeface

Font Size 19px

Reading Width 45 chars

Options