Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për Wicked

724 vargje · 18 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Kur zemra ime acarohej dhe e ndjeja veten sikur më shponin nga brenda,

  2. unë isha pa mend dhe pa kuptim; para teje isha si një kafshë.

  3. Por megjithatë unë jam gjithnjë me ty; ti më ke kapur nga dora e djathtë.

  4. Ti do të më udhëheqësh me këshillën tënde dhe do të më çosh pastaj në lavdi.

  5. Cilin kam në qiell veç teje? Dhe mbi tokë nuk dëshiroj tjetër njeri veç teje.

  6. Mishi im dhe zemra ime nuk mund të ligështohen, por Perëndia është kështjella e zemrës sime dhe pjesa ime në përjetësi.

  7. Sepse ja, ata që largohen prej teje do të vdesin; ti shkatërron tërë ata që, duke kurvëruar, largohen prej teje.

  8. Por sa për mua, e mira është t'i afrohem Perëndisë; e kam bërë Zotin tim, Zotin, strehën time, për të treguar gjithë veprat e tua.

  9. Dhe do të dërrmoj tërë fuqinë e të pabesëve, por fuqia e të drejtëve do të përlëvdohet.

  10. Një mijë do të bien në krahun tënd dhe dhjetë mijë në të djathtën tënde, por aty nuk do të të afrohet.

  11. Mjafton që ti të këqyrësh me sytë e ty dhe do të shikosh shpërblimin e të pabesëve.

  12. Njeriu pa mend nuk i njeh dhe budallai nuk kupton këtë:

  13. që të pabesët mbijnë si bari, dhe gjithë ata që kryejnë paudhësi lulëzojnë për t'u shkatërruar përjetë.

  14. Deri kur të pabesët, o Zot, deri kur të pabesët do të triumfojnë?

  15. Ata vjellin fjalë dhe mbajnë fjalime të paturpshme; të gjithë ata që kryejnë paudhësi flasin me arrogancë.

  16. Ata marrin nëpër këmbë popullin tënd, o Zot, dhe shtypin trashëgiminë tënde.

  17. Vrasin gruan e ve dhe të huajin, dhe vrasin jetimët,

  18. dhe thonë: "Zoti nuk shikon, Perëndia i Jakobit nuk kupton".

  19. Kërkoni të kuptoni, o njerëz të pamend midis popullit; dhe ju budallenj, kur do të bëheni të zgjuar?

  20. Ai i shndërroni lumenjtë në shkretëtirë dhe burimet e ujit në vende të thata;

  21. tokën pjellore në vend të thatë për shkak të sjelljes së keqe të banorëve të saj.

  22. Ai e shndërron shkretëtirën në liqen dhe tokën e thatë në burime uji.

  23. Atje ai strehon të uriturit, dhe këta ndërtojnë një qytet për të banuar,

  24. mbjellin arat dhe kultivojnë vreshta që prodhojnë një korrje të bollshme.

  25. Ai i bekon dhe ata shumëzohen fort, dhe ai nuk e pakëson bagëtinë e tyre.