Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për Wicked

724 vargje · 18 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Kryerja e një kobi për budallanë është si një zbavitje; kështu është dituria për njeriun që ka mend.

  2. Të pabesit i ndodh ajo nga e cila trembet, por njerëzve të drejtë u jepet ajo që dëshirojnë.

  3. Kur kalon furtuna, i pabesi nuk është më, por i drejti ka një themel të përjetshëm.

  4. Shpresa e të drejtëve është gëzimi, por pritja e të pabesëve do të zhduket.

  5. Rruga e Zotit është një kala për njeriun e ndershëm, por është shkatërrim për ata që kryejnë padrejtësi.

  6. I drejti nuk do të lëvizet kurrë, por të pabesët nuk do të banojnë në tokë.

  7. Buzët e të drejtit njohin atë që është e pranueshme; por goja e të pabesëve njeh vetëm gjëra të çoroditura.

  8. Njerëzit e drejtë udhëhiqen nga ndershmëria, por ligësia e të pabesëve do t'i shkatërrojë këta.

  9. Drejtësia e njeriut të ndershëm i hap rrugën, por i pabesi bie për shkak të paudhësisë së tij.

  10. Drejtësia e njerëzve të drejtë i çliron këta, por njerëzit e pabesë do të kapen nga vetë ligësia e tyre.

  11. I drejti çlirohet nga fatkeqësia, por i pabesi i zë vendin.

  12. Kur të drejtët begatohen, qyteti gëzohet; por kur vdesin të pabesët, dëgjohen britma gëzimi.

  13. Nga bekimi i njerëzve të drejtë qyteti ngrihet, por goja e të pafeve e çon në shkatërrim.

  14. I pabesi realizon një fitim të rremë, por ai që mbjell drejtësi do të ketë një shpërblim të sigurt.

  15. Ashtu si drejtësia të çon në jetë, kështu ai që shkon pas të keqes gjen vdekjen.

  16. Të çoroditurit nga zemra janë të neveritur për Zotin, por ata që janë të ndershëm në sjelljen e tyre pëlqehen nga ai.

  17. Edhe kur i shtrëngon dorën një tjetri për një besëlidhje, njeriu i keq nuk do të mbetet i pandëshkuar, por pasardhësit e të drejtëve do të shpëtojnë.

  18. Dëshira e të drejtëve është vetëm e mira, por shpresa e të pabesëve është zemërimi.

  19. Ja, i drejti merr shpërblimin mbi tokë, e aq më tepër i pabesi dhe mëkatari!

  20. Njeriu nuk bëhet i qëndrueshëm me pabesinë, por rrënja e të drejtëve nuk do të lëvizet kurrë.

  21. Mendimet e të drejtëve janë drejtësia, por synimet e të pabesëve janë mashtrimi.

  22. Fjalët e të pabesëve rrinë në pritë për të derdhur gjak, por goja e njerëzve të drejtë do t'i çlirojë.

  23. Të pabesët janë përmbysur dhe nuk janë më, por shtëpia e të drejtëve do të mbetet më këmbë.

  24. Njeriu i keq kapet në kurthin e mëkatit të buzëve të tij, por i drejti do t'i shpëtojë fatkeqësisë.

  25. Asnjë e keqe nuk do t'i ndodhë të drejtit, por të pabesët do të kenë plot telashe.