Skip to content

Vargje biblike për Vows

136 vargje · 38 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Mbasi e zvordhi e mori me vete, bashkë me tri dema të vegjël, një efë mielli dhe një calik verë; dhe i çoi në shtëpinë e Zotit në Shiloh. Djali ishte akoma shumë i vogël.

  2. Do t'i lutesh dhe ai do të të plotësojë dëshirën dhe ti do të realizosh kushtet që ke lidhur.

  3. Shkaku i lëvdimit tim në kuvendin e madh je ti; unë do t'i plotësoj zotimet e mia në prani të të gjithë atyre që kanë frikë nga ti.

  4. Dhuroji Perëndisë flijime lëvdimi dhe plotëso zotimet e tua që i ke bërë Shumë të Lartit.

  5. Kërkomë ditën e fatkeqësisë, unë do të të çliroj dhe ti do të më lëvdosh".

  6. Kushtet që kam lidhur me ty, o Perëndi, më detyrojnë. Do të të lëvdoj.

  7. Sepse ti, o Perëndi, ke plotësuar kërkesat e mia, më ke dhënë trashëgiminë e atyre që kanë frikë nga emri yt.

  8. Kështu do t'i këndoj përjetë lavde emrit tënd dhe do t'i plotësoj zotimet e mia ditë për ditë.

  9. Ty, o Perëndi, të përket lëvdimi në Sion; dhe do të kryhen zotimet para teje.

  10. Unë do të hyj në shtëpinë tënde me olokauste; do të plotësoj zotimet e mia,

  11. që buzët e mia kanë formuluar dhe që goja ime ka shqiptuar kur kaloja fatkeqësi.

  12. Bëjini zotime Zotit, Perëndisë tuaj, dhe plotësojini; tërë ata që rinë rreth tij t'i çojnë dhurata të Tmerrshmit.

  13. Do të plotësoj zotimet e mia ndaj Zotit në prani të të gjithë popullit të tij.

  14. Éshtë e çmueshme në sytë e Zotit vdekja e të shenjtëve të tij.

  15. Unë jam me të vërtetë shërbëtori yt, o Zot, jam shërbëtori yt, bir i shërbëtores sate; ti i këpute lidhjet e mia.

  16. Unë do të të ofroj një flijim falenderimi dhe do të përmend emrin e Zotit.

  17. Do t'i plotësoj zotimet e mia Zotit në prani të të gjithë popullit të tij,

  18. në oborret e shtëpisë së Zotit, në mesin tënd, o Jeruzalem. Aleluja.

  19. ashtu si ai iu betua Zotit dhe lidhi kusht me të Fuqishmin e Jakobit, duke thënë:

  20. "Nuk do të hyj në çadrën e shtëpisë sime, nuk do të hipi mbi shtratin tim;

  21. nuk do t'i jap gjumë syve të mi as pushim qepallave të mia,

  22. deri sa të kem gjetur një vend për Zotin, një banesë për të Fuqishmin e Jakobit".

  23. Éshtë një kurth për njeriun të marrë një zotim pa e matur mirë dhe, mbasi ta ketë marrë, të mendohet.

  24. Fjalë të mbretit Lemuel, mesazhi profetik me të cilin e mësoi e ëma.

  25. Çfarë të të them, biri im? Çfarë të të them, biri i barkut tim? Çfarë të të them, bir i zotimeve të mia?