Kalo te përmbajtja

circa 1380–1050 BC

The Judges & Ruth

Israel cycles through rebellion, oppression, and rescue under charismatic leaders—culminating in Ruth's faithful love story.

703 vargje · 2 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Gjyqtarët 14:1rreth 1141 p.e.s.

    Sansoni zbriti në Timnah dhe aty pa një grua midis bijave të Filistejve.

  2. Gjyqtarët 14:2rreth 1141 p.e.s.

    Kur u kthye në shtëpi, foli për të me të atin dhe të ëmën, duke u thënë: "Pashë në Timnah një femër midis bijave të Filistejve; ma merrni për grua".

  3. Gjyqtarët 14:3rreth 1141 p.e.s.

    Babai dhe nëna e tij i thanë: "A nuk ka vallë një grua midis bijave të vëllezërve të tu në gjithë popullin tonë, që ti të shkosh të marrësh një grua midis Filistejve të parrethprerë?". Por Sansoni iu përgjegj atit të tij me këto fjalë: "Merrma atë, sepse më pëlqen".

  4. Gjyqtarët 14:4rreth 1141 p.e.s.

    Por i ati dhe e ëma nuk e dinin se kjo vinte nga Zoti dhe që Sansoni kërkonte një rast kundër Filistejve. Në atë kohë, Filistejtë sundonin në Izrael.

  5. Gjyqtarët 14:5rreth 1141 p.e.s.

    Pastaj Sansoni zbriti me të atin dhe me të ëmën në Timnah; sapo arritën në vreshtat e Timnahut, një luan i vogël u doli përpara duke ulëritur.

  6. Gjyqtarët 14:6rreth 1141 p.e.s.

    Atëherë Fryma e Zotit zbriti në mënyrë të fuqishme mbi të dhe ai, pa pasur asgjë në dorë, e shqeu luanin, ashtu si shqyhet një kec; por nuk i tha asgjë atit dhe nënes së tij për atë që kishte bërë.

  7. Gjyqtarët 14:7rreth 1141 p.e.s.

    Pastaj zbriti dhe i foli gruas, dhe ajo i pëlqeu Sansonit.

  8. Gjyqtarët 14:8rreth 1141 p.e.s.

    Mbas disa ditësh ai u kthye për ta marrë me vete dhe doli nga rruga për të parë skeletin e luanit; dhe ja, në trupin e luanit kishte një mori bletësh dhe mjaltë.

  9. Gjyqtarët 14:9rreth 1141 p.e.s.

    Ai mori pak mjaltë në dorë dhe filloi ta hajë ndërsa po ecte; kur arriti tek i ati dhe tek e ëma, u dha edhe atyre dhe ata e hëngrën; por nuk u tha që e kishte marrë mjaltin nga trupi i luanit.

  10. Gjyqtarët 14:10rreth 1141 p.e.s.

    Pastaj i ati zbriti tek ajo grua, dhe aty Sansoni shtroi një gosti siç e kishin zakon të rinjtë.

  11. Gjyqtarët 14:11rreth 1141 p.e.s.

    Dhe ndodhi që, kur njërëzit e panë vendit, ata morën tridhjetë shokë, që të rrinin bashkë me të.

  12. Gjyqtarët 14:12rreth 1141 p.e.s.

    Sansoni u tha atyre: "Unë do t'ju propozoj një gjëzë; në rast se ju arrini të gjeni shpjegimin e saj të ma njoftoni brenda shtatë ditëve të gostisë, do t'ju jap tridhjetë tunika dhe tridhjetë ndërresa rrobash;

  13. Gjyqtarët 14:13rreth 1141 p.e.s.

    por në rast se nuk mund të ma shpjegoni, do të më jepni mua tridhjetë tunika dhe tridhjetë ndërresa rrobash".

  14. Gjyqtarët 14:14rreth 1141 p.e.s.

    Ata iu përgjegjën: "Propozo gjëzën tënde, që ta dëgjojmë". Ai u tha atyre: "Nga gllabëruesi doli ushqimi, dhe nga i forti doli e ëmbla". Tri ditë me radhë ata nuk arritën ta shpjegojnë gjëzën.

  15. Gjyqtarët 14:15rreth 1141 p.e.s.

    Ditën e shtatë i thanë bashkëshortes së Sansonit: "Mbushja mendjen burrit tënd që të na shpjegojë gjëzën; ndryshe do të të djegim ty dhe do t'i vëmë flakën shtëpisë së atit tënd. A na keni ftuar për të na zhveshur? Vallë a s'është ashtu?".

  16. Gjyqtarët 14:16rreth 1141 p.e.s.

    Gruaja e Sansonit qau para tij dhe i tha: "Ti ke vetëm urrejtje ndaj meje dhe nuk më do; ti u propozove një gjëzë bijve të popullit tim, por nuk ia shpjegova as atit tim; as nënës sime, pse duhet të ta shpjegoj ty?".

  17. Gjyqtarët 14:17rreth 1141 p.e.s.

    Ajo qau para tij gjatë shtatë ditëve të festës. Kështu ditën e shtatë Sansoni ia shpjegoi, sepse e mërziste; pastaj ua shpjegoi gjëzën bijve të popullit të saj.

  18. Gjyqtarët 14:18rreth 1141 p.e.s.

    Njerëzit e qytetit, ditën e shtatë, para se të perëndonte dita, i thanë Sansonit: "A ka gjë më të ëmbël se mjalti? A ka gjë më të fortë se luani?". Dhe ai iu përgjegj atyre: "Po të mos kishit lëruar me mëshqerrën time, nuk do ta kishit zgjidhur gjëzën time".

  19. Gjyqtarët 14:19rreth 1141 p.e.s.

    Atëherë Fryma e Zotit erdhi mbi të në mënyrë të fuqishme, dhe ai zbriti deri në Ashkelon, vrau tridhjetë njerëz nga ata, mori plaçkat e tyre dhe u dha ndërresat e rrobave atyre që e kishin shpjeguar gjëzën. Kështu zemërimi i tij u ndez; pastaj ai u ngjit përsëri në shtëpinë e të atit.

  20. Gjyqtarët 14:20rreth 1141 p.e.s.

    Por gruan e Sansonit ia dhanë shokut të tij, që kishte qenë shoku i tij më i mirë.

  21. Gjyqtarët 15:1rreth 1141 p.e.s.

    Mbas një farë kohe, kur korret gruri, Sansoni shkoi të vizitojë të shoqen, duke pasur me vete një kec, dhe tha: "Dua të hyj në dhomë te gruaja ime". Por i ati i saj nuk e lejoi të hyjë,

  22. Gjyqtarët 15:2rreth 1141 p.e.s.

    dhe i tha: "Mendoja pikërisht që ti e urren, prandaj ia dhashë shokut tënd; a nuk është më e bukur motra e saj më e vogël? Merre, pra, në vend të saj".

  23. Gjyqtarët 15:3rreth 1141 p.e.s.

    Sansoni iu përgjegj atyre: "Këtë herë nuk do të kem asnjë faj ndaj Filistejve në rast se do t'u bëj ndonjë të keqe".

  24. Gjyqtarët 15:4rreth 1141 p.e.s.

    Kështu Sansoni shkoi dhe kapi treqind dhelpra; pastaj mori pishtarë, i ktheu dhelprat bisht më bisht dhe i vuri nga një pishtar midis dy bishtave.

  25. Gjyqtarët 15:5rreth 1141 p.e.s.

    Pastaj ndezi pishtarët dhe i la dhelprat të iknin nëpër fushat e grurit të Filistejve, dhe dogji demetet dhe grurin akoma në këmbë madje edhe vreshtat dhe ullishtat.