Kalo te përmbajtja

circa 1380–1050 BC

The Judges & Ruth

Israel cycles through rebellion, oppression, and rescue under charismatic leaders—culminating in Ruth's faithful love story.

703 vargje · 2 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Gjyqtarët 15:6rreth 1141 p.e.s.

    Atëherë Filistejtë pyetën: "Kush e bëri këtë?". Muarrën këtë përgjigje: "Sansoni, dhëndri i burrit të Timnahut, sepse ky mori gruan dhe ia dha si bashkëshorte shokut të tij". Kështu Filistejtë u ngritën dhe i vunë flakën asaj dhe atit të saj.

  2. Gjyqtarët 15:7rreth 1141 p.e.s.

    Sansoni u tha atyre: "Me qenë se keni bërë këtë gjë, unë do të hakmerrem sigurisht kundër jush dhe pastaj do të rri".

  3. Gjyqtarët 15:8rreth 1141 p.e.s.

    Kështu i goditi në mënyrë të pamëshirshme, duke bërë kërdi të madhe. Pastaj zbriti dhe qendroi në shpellën e shkëmbit të Etamit.

  4. Gjyqtarët 15:9rreth 1141 p.e.s.

    Atëherë Filistejtë dolën, ngritën kampin e tyre në Juda dhe u shtrinë deri në Lehi.

  5. Gjyqtarët 15:10rreth 1141 p.e.s.

    Njerëzit e Judës u thanë atyre: "Pse dolët kundër nesh?". Ata iu përgjigjën: "Dolëm për të kapur Sansonin dhe për t'i bërë atij atë që ai na ka bërë neve".

  6. Gjyqtarët 15:11rreth 1141 p.e.s.

    Atëherë tre mijë burra të Judës zbritën në shpellën e shkëmbit të Etamit dhe i thanë Sansonit: "Nuk e di që Filistejtë na sundojnë? Çfarë na bëre kështu?". Ai u përgjegj kështu: "Atë që më bënë mua, unë ua bëra atyre".

  7. Gjyqtarët 15:12rreth 1141 p.e.s.

    Ata i thanë: "Ne kemi zbritur që të të kapim dhe të të dorëzojmë në duart e Filistejve". Sansoni u përgjegj: "Betohuni që ju nuk do të më vrisni".

  8. Gjyqtarët 15:13rreth 1141 p.e.s.

    Atëherë ata i folën duke thënë: "Jo, vetëm do të të lidhim dhe do të të dorëzojmë në duart e tyre; por me siguri nuk do të të vrasim". Kështu e lidhën me dy litarë të rinj dhe e nxorën nga shpella.

  9. Gjyqtarët 15:14rreth 1141 p.e.s.

    Kur arriti në Lehi, Filistejtë i dolën përpara me klithma gëzimi; por Fryma e Zotit erdhi fuqishëm mbi të dhe litarët që kishte në krahë u bënë si fije liri që digjen; dhe lidhjet i ranë nga duart.

  10. Gjyqtarët 15:15rreth 1141 p.e.s.

    Gjeti pastaj një nofull gomari akoma të freskët, shtriu dorën dhe e kapi; me të vrau një mijë njerëz.

  11. Gjyqtarët 15:16rreth 1141 p.e.s.

    Atëherë Sansoni tha: "Me një nofull gomari, pirgje mbi pirgje! Me një nofull gomari vrava një mijë njerëz".

  12. Gjyqtarët 15:17rreth 1141 p.e.s.

    Kur mbaroi së foluri hodhi nofullën dhe e quajti atë vend Ramath-Lehi.

  13. Gjyqtarët 15:18rreth 1141 p.e.s.

    Pastaj pati një etje të madhe dhe kërkoi ndihmën e Zotit, duke thënë: "Ti lejove këtë çlirim të madh me dorën e shërbëtorit tënd, por a duhet të vdes unë tani nga etja dhe të bie në duart e atyre që nuk janë rrethprerë?".

  14. Gjyqtarët 15:19rreth 1141 p.e.s.

    Atëherë Perëndia çau shkëmbin e lugët që ndodhet në Lehi dhe doli ujë prej tij. Ai piu ujë, fryma i tij u gjallërua dhe ai mori jetë. Prandaj e quajti këtë burim En-Hakore; ajo ekziston në Lehi edhe sot.

  15. Gjyqtarët 15:20rreth 1141 p.e.s.

    Sansoni qe gjyqtar i Izraelit për njëzet vjet në kohën e Filistejve.

  16. Gjyqtarët 16:1rreth 1120 p.e.s.

    Pastaj Sansoni shkoi në Gaza dhe aty pa një prostitutë, dhe hyri tek ajo.

  17. Gjyqtarët 16:2rreth 1120 p.e.s.

    Kur u thanë atyre të Gazës: "Sansoni erdhi këtu", ata rrethuan vendin dhe qëndruan në pritë tërë natën pranë portës së qytetit, duke mbajtur heshtje të plotë, dhe thanë: "Në të gdhirë do ta vrasim".

  18. Gjyqtarët 16:3rreth 1120 p.e.s.

    Sansoni ndejti shtrirë deri në mesnatë; pastaj në mesnatë u ngrit, kapi kanatet e portës së qytetit dhe dy shtalkat e saj i shkuli nga vendi bashkë me shufrat prej hekuri, i ngarkoi mbi kurriz dhe i çoi në majë të malit që ndodhet përballë Hebronit.

  19. Gjyqtarët 16:4rreth 1120 p.e.s.

    Mbas kësaj ra në dashuri me një grua nga lugina e Sorekut, që quhej Delilah.

  20. Gjyqtarët 16:5rreth 1120 p.e.s.

    Atëherë princat e Filistejve shkuan tek ajo dhe i thanë: "Bëje për vete dhe zbulo ku qëndron tërë ajo forcë e madhe e tij, në mënyrë që ta mposhtim për ta lidhur dhe për ta nënshtruar; pastaj do të të japim secili një mijë e njëqind sikla argjendi.

  21. Gjyqtarët 16:6rreth 1120 p.e.s.

    Kështu Delilah i tha Sansonit: "Më thuaj të lutem, ku qëndron forca jote e madhe dhe në çfarë mënyre mund të të lidhin që të të nënshtrojnë".

  22. Gjyqtarët 16:7rreth 1120 p.e.s.

    Sansoni iu përgjegj: "Në rast se më lidhin me shtatë tela të freskëta, jo akoma të thara, të harkut, unë do të bëhem i dobët dhe do të jem si gjithë burrat e tjerë".

  23. Gjyqtarët 16:8rreth 1120 p.e.s.

    Atëherë princat e Filistejve i suallën shtatë tela të freskëta harku, jo akoma të thata, dhe ajo e lidhi me këto tela.

  24. Gjyqtarët 16:9rreth 1120 p.e.s.

    Mirëpo kishte njerëz që rrinin në pritë pranë saj, në një dhomë të brëndshme. Ajo i tha: "Sansone, Filistejtë i ke mbi kokë!". Por ai i këputi litarët, ashtu si këputet një fije shtupe kur ndjen zjarrin. Kështu e fshehta e forcës së tij mbeti e panjohur.

  25. Gjyqtarët 16:10rreth 1120 p.e.s.

    Pastaj Delilah i tha Sansonit: "Ja, je tallur me mua dhe më ke treguar gënjeshtra; por tani, të lutem, më thuaj se me çfarë gjë mund të lidhesh".