Kalo te përmbajtja

circa 800–400 BC

The Hebrew Prophets

God speaks through Isaiah, Jeremiah, and the minor prophets—calling Israel to repentance and foretelling the coming Messiah.

3,706 vargje · 14 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Isaia 2:20rreth 759 p.e.s.

    Në këtë ditë njerëzit do t'ua hedhin minjve dhe lakuriqve të natës idhujt e tyre prej argjendi dhe idhujt e tyre prej ari, që i kanë prodhuar për t'i adhuruar,

  2. Isaia 2:21rreth 759 p.e.s.

    për t'u futur në të çarat e shkëmbinjve dhe në greminat e krepave para tmerrit të Zotit dhe shkëlqimit të madhërisë së tij, kur do të ngrihet për ta bërë tokën të dridhet.

  3. Isaia 2:22rreth 759 p.e.s.

    Mos kini më besim te njeri, në flegrat e të cilit nuk ka veç se një frymë; si mund të mbështetesh te ai?

  4. Isaia 3:1rreth 759 p.e.s.

    Ja, Perëndia, Zoti i ushtrive, është duke i hequr Jeruzalemit dhe Judës çdo mbështetje dhe përkrahje, çdo mbështjetje me bukë dhe çdo mbështetje me ujë;

  5. Isaia 3:2rreth 759 p.e.s.

    trimin dhe luftëtarin, gjyqtarin dhe profetin, falltarin dhe plakun,

  6. Isaia 3:3rreth 759 p.e.s.

    komandantin e një pesëdhjetësheje dhe parinë, këshilltarin, ekspertin në artet magjike dhe yshtësin e shkathët.

  7. Isaia 3:4rreth 759 p.e.s.

    Do t'u jap atyre djem si princa dhe fëmijë do t'i sundojnë.

  8. Isaia 3:5rreth 759 p.e.s.

    Populli do të jetë i shtypur, njeri nga tjetri, dhe secili nga i afërmi i tij; fëmija do të jetë i pasjellshëm me plakun, njeriu i keq me njeriun e nderuar.

  9. Isaia 3:6rreth 759 p.e.s.

    Dikush do të kapë vëllanë e vet në shtëpinë e atit të tij dhe do t'i thotë: "Ti ke një mantel, bëhu i pari ynë dhe kujdesu për këtë shkatërrim".

  10. Isaia 3:7rreth 759 p.e.s.

    Por atë ditë ai do të deklarojë solemnisht duke thënë: "Unë nuk do t'i lidh plagët tuaja, sepse në shtëpinë time nuk ka as bukë as mantel; mos më vini të parë të popullit".

  11. Isaia 3:8rreth 759 p.e.s.

    Në fakt Jeruzalemi dridhet dhe Juda po bie, sepse gjuha e tyre dhe veprat e tyre janë kundër Zotit, për të provokuar zemërimin e vështrimit të madhërisë së tij.

  12. Isaia 3:9rreth 759 p.e.s.

    Anësia e tyre me personat dëshmon kundër tyre, ata vënë në dukje mëkatin e tyre si Sodoma dhe nuk e fshehin. Mjerë ata, sepse i bëjnë keq vetes së tyre.

  13. Isaia 3:10rreth 759 p.e.s.

    I thoni të drejtit se do t'i dalë mirë, sepse do të hajë frytin e veprave të tij.

  14. Isaia 3:11rreth 759 p.e.s.

    Mjerë i pabesi! Do t'i bjerë mbi kokë fatkeqësia, sepse do t'i jepet ajo që duart e tij kanë përgatitur.

  15. Isaia 3:12rreth 759 p.e.s.

    Shtypësit e popullit tim janë fëmijë, dhe gratë sundojnë mbi të. O populli im, ata që të udhëheqin të çojnë jashtë rruge dhe shkatërrojnë shtegun që ti përshkon.

  16. Isaia 3:13rreth 759 p.e.s.

    Zoti paraqitet për të paditur dhe zë vend për të gjykuar popujt.

  17. Isaia 3:14rreth 759 p.e.s.

    Zoti hyn në gjyq me pleqtë e popullit të tij dhe me princat e tij: "Jeni ju që e keni përpirë vreshtin; trupat pa jetë të të varfërve ndodhen në shtëpitë tuaja.

  18. Isaia 3:15rreth 759 p.e.s.

    Çfarë të drejte keni të merrni nëpër këmbë popullin tim dhe të shtypni fytyrën e të varfërve?", thotë Perëndia, Zoti i ushtrive.

  19. Isaia 3:16rreth 759 p.e.s.

    Zoti thotë akoma: "Me qenë se vajzat e Sionit janë fodulle dhe ecin qafëpërpjetë dhe me vështrime provokuese, duke ecur me hapa të vogla dhe duke bërë të tringëllojnë unazat që mbajnë te këmbët e tyre,

  20. Isaia 3:17rreth 759 p.e.s.

    Zoti do të godasë me zgjebe majën e kokës së vajzave të Sionit dhe Zoti do të nxjerrë në shesh turpet e tyre".

  21. Isaia 3:18rreth 759 p.e.s.

    Atë ditë Zoti do të heqë stolinë e unazave të kyçeve të këmbës, diejtë e vegjël dhe hënëzat,

  22. Isaia 3:19rreth 759 p.e.s.

    vathët, byzylykët dhe velot,

  23. Isaia 3:20rreth 759 p.e.s.

    çallmat, zinxhirët e vegjël te këmbët, rrypat e brezit, enët e parfumeve dhe hajmalitë,

  24. Isaia 3:21rreth 759 p.e.s.

    unazat, xhevahiret për hundë,

  25. Isaia 3:22rreth 759 p.e.s.

    rrobat për festë, mantelet e vogla, shallët dhe çantat e vogla,