Kalo te përmbajtja

circa 970–930 BC

Solomon & The Temple

Solomon builds the great Temple in Jerusalem and rules with unprecedented wisdom and wealth before foreign gods divide his heart.

635 vargje · 2 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. 1 Mbretërve 6:22rreth 1011 p.e.s.

    Veshi me ar tërë tempullin deri sa mbaroi së ndërtuari dhe veshi me ar gjithashtu tërë altarin që i takonte vendit shumë të shenjtë.

  2. 1 Mbretërve 6:23rreth 1011 p.e.s.

    Në pjesën e brendshme të vendit shumë të shenjtë bëri dy kerubinë me dru ulliri, që ishin dhjetë kubitë të lartë.

  3. 1 Mbretërve 6:24rreth 1011 p.e.s.

    Krahu i një kerubini ishte pesë kubitë dhe tjetri ishte gjithashtu pesë kubitë; kishte, pra, dhjetë kubitë nga maja e një krahu deri te maja e tjetrit.

  4. 1 Mbretërve 6:25rreth 1011 p.e.s.

    Edhe kerubini tjetër ishte dhjetë kubitësh; të dy kerubinët kishin po ato përmasa dhe po atë formë.

  5. 1 Mbretërve 6:26rreth 1011 p.e.s.

    Lartësia e një kerubini ishte dhjetë kubitë po kështu edhe ajo e kerubinit tjetër.

  6. 1 Mbretërve 6:27rreth 1011 p.e.s.

    Salomoni i vendosi kerubinët në mes të vendit shumë të shenjtë. kerubinët i kishin krahët të hapur; krahu i të parit prekte njërin mur ndarës dhe krahu i të dytit prekte murin tjetër; krahët e tyre të brendshme takoheshin në mes të shtëpisë.

  7. 1 Mbretërve 6:28rreth 1011 p.e.s.

    Pastaj i veshi me ar kerubinët.

  8. 1 Mbretërve 6:29rreth 1011 p.e.s.

    Pastaj riprodhoi mbi të gjitha muret ndarës të trempullit, rreth e qark, figura në reliev kerubinësh, palma dhe lule të çelura, si brenda ashtu dhe jashtë.

  9. 1 Mbretërve 6:30rreth 1011 p.e.s.

    Pastaj veshi me ar dyshemenë e tempullit, si nga brenda ashtu dhe nga jashtë.

  10. 1 Mbretërve 6:31rreth 1011 p.e.s.

    Për të hyrë në vendin tepër të shenjtë bëri një portë me dy kanate me dru ulliri; arkitravi dhe shtalkat zinin një të katërtën e murit.

  11. 1 Mbretërve 6:32rreth 1011 p.e.s.

    Të dy kanatet ishin me dru ulliri. Mbi to gdhendi figura kerubinësh, palma dhe lulesh të çelura, i veshi me ar duke e shtrirë arin mbi kerubinët dhe mbi palmash.

  12. 1 Mbretërve 6:33rreth 1011 p.e.s.

    Për portën e tempullit bëri gjithashtu shtalka me dru ulliri, që zinin një të katërtën e gjerësisë së murit,

  13. 1 Mbretërve 6:34rreth 1011 p.e.s.

    dhe dy kanate me dru qiparisi; çdo kanat përbëhej nga dy pjesë që hapeshin dhe mbylleshin.

  14. 1 Mbretërve 6:35rreth 1011 p.e.s.

    Mbi to gdhendi kerubinë, palma dhe lule të çelura dhe i veshi me ar, që e shtriu me saktësi mbi skulpturat.

  15. 1 Mbretërve 6:36rreth 1011 p.e.s.

    Pastaj ndërtoi oborrin e brendshëm me tri radhë gurësh katërkëndësh dhe një radhë trarësh kedri.

  16. 1 Mbretërve 6:37rreth 1011 p.e.s.

    Vitin e katërt, në muajin e Zivit, u hodhën themelet e shtëpisë të Zotit;

  17. 1 Mbretërve 6:38rreth 1011 p.e.s.

    vitin e njëmbëdhjetë, në muajin e Bulit, që është muaji i tetë, tempulli u mbarua në të gjitha pjesët e tij, sipas vizatimeve të dhëna. Kështu Salomonit iu deshën shtatë vjet për ta ndërtuar.

  18. Por Salomonit iu deshën trembëdhjetë vjet për të ndërtuar shtëpinë e tij; kështu ai përfundoi tërë shtëpinë e tij.

  19. Ai ndërtoi shtëpinë e "Pyllit të Libanit", e gjatë njëqind kubitë, e gjerë pesëdhjetë e lartë tridhjetë; ajo mbështetej mbi katër radhë shtyllash kedri, mbi të cilat mbështeteshin trarët e kedrit.

  20. Një tavan prej kedri mbulonte dhomat që mbështeteshin mbi shtyllat, dhe që ishin gjithashtu dyzet e pesë, pesëmbëdhjetë për çdo radhë.

  21. Kishte tri radhë dritaresh, të kundërvëna njëra me tjetrën në tri plane të ndryshme.

  22. Të gjitha portat me shtalkat e tyre dhe arkitrarët e tyre ishin katërkëndëshe dhe dritaret i kundërviheshin njëra tjetrës në tre plane të ndryshme.

  23. Ai ndërtoi edhe portikun e shtyllave, i gjatë pesëdhjetë kubitë dhe i gjerë tridhjetë; në pjesën e përparme kishte një hajat, me shtylla dhe që ishte i mbuluar me çati.

  24. Pastaj ndërtoi portikun e fronit ku admnistronte drejtësia, i quajtur "Portiku i gjykimit"; dhe e mbuloi me kedër nga dyshemeja në tavan.

  25. Shtëpia ku ai banonte, e ndërtuar në të njëjtën mënyrë, kishte përkundrazi një oborr tjetër në pjesën e brendshme të portikut. Salomoni bëri gjithashtu një shtëpi me një portik të ngjashëm me këtë për bijën e Faraonit, që kishte marrë për grua.