Kalo te përmbajtja

circa 970–930 BC

Solomon & The Temple

Solomon builds the great Temple in Jerusalem and rules with unprecedented wisdom and wealth before foreign gods divide his heart.

635 vargje · 2 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Në të katër qoshet e çdo qerreje kishte katër spaleta, që përbënin një të tërë me vetë qerren.

  2. Në majë të qerres kishte një mbajtëse të rrumbullakët, e cila ishte gjysmë kubit e lartë; dhe në majë të qerres, kornizat dhe panelet e saj përbënin një tërësi me të.

  3. Mbi sipërfaqen e kornizave dhe të paneleve të saj, Hirami gdhendi kerubinë, luanë dhe palma, sipas hapësirave të lira, dhe kurora rreth e qark.

  4. Kështu ai veproi me të dhjetë qerret, që u derdhën të gjitha njëlloj me po ato madhësi dhe po atë formë.

  5. Pastaj përgatiti dhjetë enë prej bronzi, secila prej tyre përmbante dyzet bate dhe ishte katër kubitësh; dhe çdo enë mbështetej mbi njërën nga dhjetë qerret.

  6. Ai i vendosi qerret pesë nga ana e djathtë e tempullit dhe pesë nga ana e majtë e tij, dhe e vuri detin në krahun e djathtë të tempullit, nga ana jug-lindore.

  7. Hirami bëri enët, lopatëzat dhe kupat. Kështu Hirami përfundoi çdo punë që duhet të bënte për mbretin Salomon në shtëpinë e Zotit:

  8. dy shtylla, dy kapitele me vazo në majë të shtyllave, dy rrjetëza për të mbuluar dy kapitele me vazo në majë të shtyllave,

  9. katërqind shegë për dy rrjetëzat (dy radhë shegësh për çdo rrjetëz për të mbuluar dy kapitelet me vazo në majë të shtyllave),

  10. dhjetë qerrëza, dhjetë enë mbi qerret,

  11. deti, një i vetëm, dhe dymbëdhjetë qe poshtë detit,

  12. vazot, lopatëzat, enët. Të gjitha këto vegla, që Salomoni vuri Hiramin t'i bëjë për shtëpinë e Zotit, ishin prej bronzi të lëmuar.

  13. Mbreti i shkriu në fushën e Jordanit në një tokë argjilore, midis Sukothit dhe Tsarethanit.

  14. Salomoni nuk u kujdes t'i peshojë tërë këto vegla, sepse ishin shumë; pesha e bronzit nuk u përcaktua.

  15. Salomoni bëri që të prodhohen tërë orenditë e shtëpisë të Zotit: altari prej ari, tryeza prej ari mbi të cilën viheshin bukët e paraqitjes;

  16. shandanët prej ari të kulluar, pesë në të djathtë dhe pesë në të majtë përpara vendit shumë të shenjtë, me lulet, me llambat dhe me gërshërët prej ari;

  17. kupat, thikat, vazot e mëdha, lugët dhe mangallët prej ari të kulluar; dhe menteshat prej ari të portave të shtëpisë së brendshme (domethënë të vendit shumë të shenjtë) dhe portat në hyrje të vetë tempullit.

  18. Kështu përfundoi tërë puna që mbreti Salomon kishte bërë për shtëpinë e Zotit. Pastaj Salomoni solli argjendin, arin dhe veglat, të cilat i kishte shenjtëruar Davidi, ati i tij, dhe i vendosi në thesaret e shtëpisë të Zotit.

  19. 1 Mbretërve 8:1rreth 1004 p.e.s.

    Atëherë Salomoni mblodhi në prani të tij në Jeruzalem pleqtë e Izraelit dhe tërë krerët e fiseve, prijësit e familjeve të Izraelit, për të çuar arkën e besëlidhjes të Zotit në qytetin e Davidit, domethënë në Sion.

  20. 1 Mbretërve 8:2rreth 1004 p.e.s.

    Tërë burrat e Izraelit u mblodhën rreth e qark mbretit Salomon për festën në muajin e Ethanimit, që është muaji i shtatë.

  21. 1 Mbretërve 8:3rreth 1004 p.e.s.

    Kështu tërë pleqtë e Izraelit erdhën dhe priftërinjtë morën arkën;

  22. 1 Mbretërve 8:4rreth 1004 p.e.s.

    dhe çuan lart arkën e Zotit, çadrën e mbledhjeve dhe tërë orenditë e shenjta që ishin në çadër. Priftërinjtë dhe Levitët i mbartën këto gjëra.

  23. 1 Mbretërve 8:5rreth 1004 p.e.s.

    Mbreti Salomon dhe tërë asambleja e Izraelit, e mbledhur rreth tij, u mblodhën bashkë me të përpara arkës dhe flijuan një numër aq të madh delesh dhe qesh, që nuk mund të numëroheshin as të llogariteshin.

  24. 1 Mbretërve 8:6rreth 1004 p.e.s.

    Pastaj priftërinjtë e çuan arkën e besëlidhjes të Zotit në vendin e saj, në shenjtëroren e tempullit, në vendin shumë të shenjtë, nën krahët e kerubinëve.

  25. 1 Mbretërve 8:7rreth 1004 p.e.s.

    Në fakt kerubinët i shtrinin krahët e tyre mbi vendin e arkës dhe mbulonin nga lart arkën dhe shufrat e saj.